20141023gjuha |
Gjuha e trupit është një pjesë e rëndësishme e komunikimit jo verbal dhe lidhet shumë me kulturën e një vendi. Për të bërë shkëmbime të suksesshme në komunikimin multi-kulturor, duhet të njohim gjuhën e trupit në kultura të ndryshme. Ndonjëherë, e njëjta gjuhë trupore ka kuptime të ndryshme në kultura të ndryshme, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm për të evituar keqkuptimet.
Psh; amerikanët shpesh prekin tëmthat për të shprehur zgjuarsinë e dikujt. Por, ky veprim në Kinë është me kontest negativ, tregon që dikush ka probleme me trurin ose nuk është i zgjuar. Kinezët shpesh habiten kur shohin amerikanët që bëjnë një lëvizje të ngadaltë pranë qafës për të treguar që janë ngopur. Por në Kinë ky është shihet si një akt vetëvrasës. Kinezët për të shprehur që janë ngopur fërkojnë stomakun.
Shumë prej njerëzve nga vendet anglishfolëse, por edhe vendet e tjera kur ndihet në siklet apo kanë stres rrotullojnë unazat. Por, nëse kjo ndodh në Kinë atëherë shihet si një shenjë për të treguar apo të të shitur mend se ata janë të pasur.
Sipas traditës kineze, personat që janë ulur kanë të drejtë të menaxhojnë të tjerët: Monarku ulet dhe oficerët qëndrojnë në këmbë; babai ulet dhe djali qëndron në këmbë; liderët ulen dhe punonjësit qëndorjnë në këmbë. Ose kur i riu i liron vendin të vjetrit për të treguar respekt. Por, në SHBA dhe Britani, njerëzit që menaxhojnë të tjerët qëndrojnë në këmbë.
Një rast tjetër, në SHBA mësuesit mund të ulen në tavolinë kur shpjegojnë mësimin, por në Kinë kjo gjë nuk ndodh.
Në Kinë, njerëzit përshëndeten me njëri-tjetrin me kokë apo dhe me një buzëqeshje. Por, në raste zyrtare, takime etj., jepet dora.
Sot, dhënia e dorës është kthyer në një zakon për të treguar mikpritjen dhe miqësinë në shumë vende.
Në Perëndim, njerëzit përqafohen ose puthin njëri-tjetrin në publik, një mashkull dhe një femër, por kjo gjë në Kinë ndodh vetëm mes të dashuruarëve. Në SHBA, njerëzit i evitojnë prekjet e trupit. Edhe në ashensor nëse dikush prek dikë pa dashje kërkon menjëherë ndjesë. Në vendet perëndimore njerëzit i kushtojnë shumë vëmendje hapësirës private. Por në Kinë, njerëzit nuk e vrasin shumë mendjen për këtë, për shkak të numrit të lartë të njerëzve. Për shkak të mbipopullimit në vende të ndryshme kinezët janë tolerantë dhe mirëkuptues.
Gjithashtu, në Kinë është diçka e zakonshme të shohësh të rinj të të njëjtit seks kapur për dore. Por, kjo gjë në perëndim quhet si homoseksualitet.
Në shumë kultura, buzëqeshjet janë shenjë gëzimi apo miqësie e ngushtë, njësoj si në Perëndim ashtu edhe në Lindje.
Një i huaj në Kinë theu padashje një pjatë në restorant dhe u ndje shumë keq. Por, klientët kinezë që ishin aty pranë buzëqeshën, kjo gjë e nevrikosi edhe më shumë. Në fakt, buzëqeshja e tyre ka kuptimin "S'ka gjë". Kur të rejat apo fëmijët kinezë dhe koreanë ndihen në siklet apo kanë turp nga diçka ato nxjerrin gjuhën dhe ulin qafën, ndërkohë që perëndimorët nuk e bëjnë këtë gjë. Ata mendojnë se kjo nuk është sjellje e mirë.
Lëvizja e kokës zakonisht do të thotë të jesh dakord ose bëhet edhe për të përshëndetur dikë.
Ka edhe disa reagime që janë njësoj si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Për shembull, ledhatimi në shpinë ka të bëjë me vlerësimin dhe kurajimin. Një fytyrë e qeshur do të thotë që personi është i gëzuar, kur qan i mërzitur etj.
Në ditët e sotme, me zhvillimin e botës, njerëzit e kulturave të ndryshme komunikojnë gjithnjë e më shumë. Eksperti, Mcluhan e krahason botën me "global village", që nënkupton se bota po bëhet gjithnjë e më e vogël pas shtimit të komunikimit. Nga njëra anë, lindorët kanë future në gjuhëne tyre të trupit disa sinjale të perëndimit si psh, ngritja e gishtitit të madh për të thënë "OK", shenja "V" apo fitore etj.
Nga ana tjetër, me zhvillimin e Azisë Lindore dhe Juglindore, gjuha e trupit nga bota e lindjes ka një influencë të madhe në botën e perëndimit. Në komunikimin mes lindorëve dhe perëndimorëve, këta të fundit kanë mësuar zakonet dhe artin kinez të të sjellurit.
Gjesti "ok" është përhapur në të gjitha vëndet anglishtfolëse, por gjithashtu edhe në Europë dhe në Azi në disa vende mund të ketë një kuptim tjetër. Për shembull ne Francë ky gjest nënkupton zero ose asgjë, në Japoni nënkupton para, dhe në disa vende të mesdheut zakonisht nënkupton vrimë.
Një gjest tjetër gjithashtu i njohur është edhe ai i ngritjes së gishtit të madh të dorës në SHBA, Australi dhe në Bretani, gjest i cili ka 3 kuptime: Përdoret si shenjë për autostop, si shenjë për ok – gjithçka në rregull, dhe gjithashtu përdoret si sharje.
Gjithashtu në Itali përdorin gishtin e madh si numrin një dhe gishtin tregues si dyshin, ndërsa në SHBA dhe Britani përdorin gishtin tregues për njëshin dhe të mesmin për dyshin.
Shenja me dy gishtat – "V", në Britaninë e Madhe dhe në Australi është sharje.
Ashtu siç thotë edhe një shprehje "Kur je në Romë, bëj si romakët." Ky është parimi i parë i komunikimit, i cili i referohet faktit që personat e një kulture duhet të respektojnë kulturat e tjera. Sipas këtij principi, ne duhet të njohim dallimet në zakonet dhe besimet e tyre, dhe ngjyrimet e gjuhës së trupit të tyre.