20141020kinasot |
Një rrjet arrestimesh është shënuar së fundmi në mbarë botën, objektiv i të cilit janë funksionarë të korruptuar, të arratisur jashtë Kinës.
Si një ndër masat e qeverisë kundër korrupsionit, këtë vit Kina ka forcuar goditjen kundër zyrtarëve të korruptuar, që fshihen në vende të tjera të botës.
Funksionarët e korruptuar të arratisur, të përqëndruar më së shumti në vende si ShBA-ja, Australia, Kanadaja etj., kanë qenë një argument i ndjeshëm për opinionin publik dhe qeverinë kineze. Rasti i parë i kërkimit të funksionarëve të korruptuar ndodhi në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar dhe që nga ajo kohë, qeveria kineze nuk e ka ndalur punën në këtë drejtim. Megjithatë, deri tani ende nuk dihet shifra e saktë e ish-zyrtarëve të arratisur, sipas të dhënave apo popullore, mund të kalojë 10 mijë, shoqëruar me transferimin e miliarda dollarëve amerikanë jashtë Kinës. Vetëm në periudhën 2008 -2013, janë arrestuar 6694 të dyshuar për lidhje me krimin dhe korrupsionin.
Në të kaluarën, arrestimi i të dyshuarve për krime ekonomike i takonte Ministrisë së Sigurisë Civile. Kurse, pasi z. Wang Qishan, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste që përgjigjet për inspektimin disiplinor të anëtarëve të partisë, shpalli në fillim të vitit një luftë më të ashpër kundër të korruptuarve të arratisur, shumë institucione shtetërore janë përfshirë në gjetjen dhe riatdhesimin e të dyshuarve.
Më 22 korrik, Ministria e Sigurisë Civile njoftoi nisjen e operacionit të koduar"Gjueti Dhelprash 2014". Nën drejtimin e Komitetit Qendror për Inspektimin Disiplinor të Partisë Komuniste të Kinës, u përfshinë në këtë operacion dhe Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Jashtme, Ministria e Sigurisë Shtetërore, Ministria e Drejtësisë dhe Banka Qendrore e Kinës. Nga pjesëmarrësit e sipërpërmendur mund të kuptohet se sa shumë rëndësi qeveria dhe Partia Komuniste e Kinës i kushton luftës kundër korrupsionit.
Në video-konferencën e organizuar më 22 korrik, zv. ministri i Sigurisë Civile, Liu Jinguo, u shpreh se edhe nëse të korruptuarit arratisen në skajin më të largët të botës, do të bëhet e mundur kapja dhe dorëzimi i tyre para organeve të drejtësisë.
Administra Kombëtare e Këmbimit Valutor dhe Qendra kundër Pastrimit të Parave, pranë Ministrisë së Sigurisë Civile si dhe institucione të tjera kanë forcuar kontrollin për llogaritë e dyshuara bankare. Ndërkohë, sipas rregullave të publikuara nga Partia Komuniste e Kinës, zyrtarët që kanë bashkëshortë ose fëmijë me pasaportë të huaj, duhet të shkarkohen nga postet që mbajnë.
ShBA-ja është destinacioni më i parapëlqyer i funksionarëve të korruptuar. Në mbledhjen e tretë të funksionarëve Kinës dhe të ShBA-së që u mbajt në gushtin e sivjetshëm brenda kornizës së APEK-ut, Kina zhvilloi shumë bisedime me palën amerikane në kuadër të luftës kundër korrupsionit , të dyja palët kanë rënë dakord për disa probleme kyçe.
Me nismën e Kinës dhe mbështetjen e ShBA-së u krijua Rrjeti i Bashkëpunimit Ligjzbatues Anti-Korrupsion, i cili do të shërbejë si mekanizëm për veprimtarinë në të gjitha vendet anëtare të APEK-ut. Më herët, në qershor, Kina dhe ShBA-ja nënshkruan marrëveshjen fillestare për shkëmbimin e informacioneve mbi llogaritë bankare që shtetasit e tyre hapin në territorin e palës tjetër.
Bashkëpunimi po zhvillohet jo vetëm me ShBA-në, por edhe me shumë vende e rajone të botës. Ai nuk kufizohet në shkëmbimin e informacioneve, por edhe arrestimet. Bashkëpunimi i ngushtë brenda e jashtë vendit e ka çuar operacionin "Gjuetia e Dhelprave 2014" të përparojë me rezultate frytdhënëse. Pas nisjes së operacionit në korrik, gjatë dy muajve të fundit, mbi 80 të dyshuar të arratisur u vetëdorëzuan ose u arrestuan. Njëkohësisht, mbi 30 të tjerë shprehën dëshirën për tu kthyer dhe vetëdorëzuar në atdhe. Suksesi lidhet edhe me bashkëpunimin e qeverisë me vende të tjera.
Megjithatë, sipas z. Liu Dong, shef i Zyrës së Operacionit "Gjueti Dhelprash" pranë Ministrisë së Sigurisë Civile, përparësia nuk është ndalimi i tyre direkt me anën e Interpolit, por masat të tjera ligjore si ekstradim etj., sepse të arratisurit realisht nuk gëzojnë një jetë ashtu siç e kanë parashikuar në tokën e huaj.
Z. Wen Xiaohua, drejtuesi i grupit të arrestimit të operacionit u tha mediave se shumica të dyshuarve për krim ekonomik ndërrojnë shpesh banesa dhe e kalojnë çdo ditë për presion.
Gao Shan është drejtori i një dege të Bankës së Kinës(Bank of China) në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore. Në vitin 2005, pasi transferoi mbi 150 miliardë dollarë amerikanë jashtë vendit, ai u arratis në Kanada. "Aty, ai jetoi në mënyrë shumë të kujdesshme dhe nuk komunikoi asnjëherë me emrin e vërtetë me banorët vendës. Ai u zbulua në vitin 2007 për shkak të një aksidenti rrugor. Pasi u ekstradua në atdhe, u zbulua se ky ish-drejtor shumë i sukesesshëm, punonte si punëtor dekorimi në Kanada", tha z. Wen.
Në fillim, ata që realizuan planin e arratisjes u gëzuan jashtë mase , duke menduar se i shpëtuan ligjit, por ata u penduan shumë shpejt.
"Në vende të zhvilluara si ShBA-ja, Kanada dhe vende europiane, ata nuk mund të zgjidhin brenda afatit të shkurtër statusin ligjor dhe duhet të jetojnë si minjtë në errësirë. Kurse ata që u arratisën në vendet në zhvillim si në Amerikën Latine, Azinë Juglindore dhe Afrikë mund të punojnë vetëm si krah pune të thjeshtë në sektorin e mineraleve, kopshtari, bujqësi etj.
Diferenca e madhe e jetesës , si dhe kur mësojnë se policia kineze ka rënë në gjurmët e tyre, i detyron të dorëzohen në ambasadë", tha z. Wen.