">Mozaik kulturor nga Kina<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mozaik kulturor nga Kina
  2014-10-16 16:02:27

Mariah Carey mrekullon fansat kinezë

Ylli i muzikës pop Mariah Carey nisi më 10 tetor një tur koncertesh nga Pekini për të vizituar edhe 4 qytete të tjera të Kinës. "The Elusive Chanteuse Show" është titulluar tuneu aziatik i Mariah Carey e cila në 10 tetor performoi në "Stadiumin e punëtorëve" në Pekin, më 12 tetor në "Qendrën e sporteve" në Chengdu, për të vijuar me 15 tetor me koncertin në Qendrën Olimpike të Sporteve në Chongqing dhe më 17 tetor në "Stadiumin e Lojrave Olimpike në Tianjin dhe për të përfunduar turneun në Kinë me koncertin më 19 tetor në Stadiumin e Lojrave Olimpike të Shangait.


Foto: 李乐为 / 东方IC

Këngëtarja e konsideruar si divë e muzikës pop në botë është pritur mjaft ngrohtë me ovacione dhe duartrokitje pafund nga fansat e saj në të gjitha qytetet e turit.

Aktorja kineze Yao Chen-ambasadore nderi e UNHCR

Aktorja e mirënjëhur kineze Yao Chen kontribuese si ambasadore e paqes e organizatës për refugjatët pranë OKB-së (UNHCR) tregon eksperiencën e saj me mediat sociale. Gjatë një takimi të zhvilluar në Kinë për rrjetet sociale dhe përdorimin e tyre nga VIP-at, Yao Chen i befasoi të pranishmit kur tha se nuk ishte shumë e lidhur me botën virtuale. Takimi titullohej "Mbretëresha e rrjetit social Weibo" por aktorja Yao Chen tha se rrallë e hapte emailin dhe se nuk bënte blerje në internet, diçka shumë e rrallë për kinezët në përgjithësi, të lidhur ngushtësisht me internetin. Por edhe aktorja Yao Chen ka ndryshuar qëndrim ndaj rrjeteve sociale. Ajo është bërë kureshtare për lidhjen e njerëzve me rrjetin social Weibo, ku diskutohet për gjithçka dhe merr informacione të larmishme.

Me këtë entuziasëm ajo u bë një anëtare e rrjetit social ku tashmë numëron mbi 73 milion ndjekës. Ndonëse ka ndjerë presionin e rrjetit social, Yao Chen e ka përdorur praninë e saj në të për bamirësi.

"Ishte një mënyrë e shpejtë dhe efikase për shpërndarje informacioni por dhe komunikimi", ka thënë aktorja për lidhjen e saj me rrjetin social. Ajo ka treguar se si e përdor rrjetin social për misione bamirësie, për dhënie informacioni lidhur me situata të vështira nëpër të cilat kalojnë njerëzit dhe si përpiqet të ndërgjegjësojë opinionin e gjerë për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

Në qershor të vitit 2010 Yao Chen u bë ambasadorja e parë kineze e Komisariatit të Lartë për Refugjatët (UNHCR) si dhe zëdhënëse e kësaj organizate në kuadër të OKB-së. Ajo tregon një përvojë interesante nga puna me këtë mision humanitar.

"Kam vizituar shumë kampe refugjiatësh në botë. Kur vizitova një kamp refugjatësh në Somali bisedova me një refugjat dhe u interesova që të studjonte në Filipine. Kjo u bë e mundur falë ndërhyrjes së qeverisë somaleze.Dëshira e tij ishte të kthehej si një kuadër i lartë në atdhe por grushti i shtetit në këtë vend nuk ja mundësoi realizimin e dëshirës. Kur e pyeta përse nuk aplikon për shtetësi filipinase ky refugjat mu përgjigj se pret të kthehet në atdhe ku të japë ndihmesën e tij për zhvillimin e vendit."

Këto përvoja ajo i ndan në rrjetin social Weibo, pasi dëshiron që sa më shumë njerëz të mësojnë çfarë ndodh në botë dhe të sensibilizohen për bamirësi ndaj atyre në nevojë. Aktorja kineze Yao Chen ka thënë për mediat se përvoja e saj si zëdhënëse e UNHCR dhe ambasadore e Vullnetit të Mirë, ka ndikuar shumë në jetën e saj, pasi tani ndjehet një njeri më i mirë dhe më i dobishëm.

Pas lindjes së djalit të saj Yao ndjeu përgjegjësinë e mëmësisë dhe në komentet e saj në rrjetin social shkruan se do të donte që fëmija e saj të rritej në një botë më të mirë"

Ajo vazhdon projektet për luftën kundër trafikimit të fëmijëve, duke shkuar në terren në zona të ndryshme të botës, nëpër kampet e refugjatëve. Madje aktorja Yao është shprehur se sapo të rritet i biri do ta marrë me vete në vizitat e saj në kampet e refugjatëve, që ai të edukohet me realitetin e vështirë të njerëzve dhe të përgatitet që kur të rritet të ndihmojë sadopak në përmirësimin e jetës së tyre. Një shembull për tu ndjekur ky i aktores kineze Yao Chen.

Galeria e Ekspozitës ndërkombëtare të Kinës

Edicioni i 10 –të i Ekspozitës ndërkombëtare të arteve u zhvillua në Pekin nga 10-13 tetor. Ky është viti i parë që ekspozita u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Konventave në Pekin, e cila ka një sipërfaqe prej 530 mijë metra katrorë. Qendra e ekspozitave ka bashkëpunuar me disa institucione për një format të ri të edicionit të sivjetëm të ekspozitës ndërkombëtare dhe për ti krijuar kushte sa më të mira pjesmarrësve. Synimi i këtij edicioni është promovimi i talenteve të reja, punimet e të cilëve sivjet do të nderohen me çmime sipas kategorive "Ekspozita më e mirë e artistit të ri". Një grup prej artistësh të njohur përzgjedh veprat më të mira të paraqitura në galerinë e sivjetme. Këta artistë profesionistë kanë mentorë të veprimtarisë dje mdër ta marrin pjesë Fang Lijun, Sui Jianguo, Xu Bing etj.Gjatë 3 ditëve të zhvillimit të kësaj veprimtarie përveç ekspozimit të veprave në arte figurative pati dhe panele diskutimesh, forume të zhvillimit të arteve figurative në Azi, si dhe sallone arti.

Galeria Ndërkombëtare e Ekspozitave të Kinës ka nisur në vitin 2004 si e para veprimtari artistike e këtij lloji në botë. Ndërkohë kjo veprimtari është një pioniere e promovimit të artit bashkëkohor aziatik.(Eda Merepeza)