">Lajme kulturore nga Kina<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Lajme kulturore nga Kina
  2014-10-09 15:26:03

Regjizori kinez You Xiaogang nderohet me çmim në Sofje

Regjizori i filmave serialë televizivë në Kinë You Xiaogang është nderuar me çmimin e madh "Helios" në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë dhe TV "Përralla sllave" të zhvilluar në shtator në Sofje.


Foto: 卡尔松 / 东方IC

Presidenti i festivalit Dimitar Dimitrov tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve së regjizori kinez You u nderua me këtë çmim për kontributin e tij në zhvillimin e filmit televiziv në Kinë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes Europës dhe Azisë në fushën e filmit.

Nga ana e tij You Xiaogang, president i Shoqatës së serialëve televizivë të Kinës tha për agjencinë e lajmeve Xinhua se marrja e këtij çmimi është një nder i madh për të dhe tregon përhapjen e kulturës kineze në Bullgari.Ndër të tjera ai theksoi se dëshiron të forcohet bashkëpunimi me vendet sllave si Rusia e Bullgaria në fushën e filmit. Ai tregoi se tashmë është hedhur idea për realizimin e një dokumentari për historinë e hunëve, si kjo popullsi nga veriu i Azisë udhëtoi drejt Ballkanit dhe vendeve të tjera evropiane. You ka treguar për mediet se historia përbën një argument me mjaft interes për vende si Bullgaria, Rusia dhe Kazakistani. Për këtë qëllim, tha You mendojmë të nisim bashkëpunimin nga ky film dokumentar.

Lidhur me shfaqjen e filmave serialë televizivë kinezë jashtë vendit, You tha se një interes të veçantë ka vërejtur në disa vende të botës për filmat dokumentarë që pasqyrojnë realitetin në Kinë. Festivali ndërkombëtar i filmave artistikë dhe televizivë "Përralla sllave", i zhvilluar në shtator në Sofje , priti në konkurrim 300 filma nga 15 vende evropiane dhe aziatike.

Version i ri i baletit "Liqeni i mjelmave" në Shangai

Nga 25 shtatori deri më 5 tetor koreografi anglez Matthew Bourne, prezantoi në Shanghai Culture Square, baletin e njohur të Çajkovskit "Liqeni I mjelmave", por në një variant të ri.

Që nga premiera e baletit në 1995, ky balet ka patur mjaft sukses jo vetëm në Angli, por dhe në botë, duke u nderuar me 30 çmime ndërkombëtare teatrore, mes të cilëve "Çmimi Laurence Olivier" në 1996 dhe çmimi "Tony" në 1999. Koreografi Bourne që nga viti 1990 kishte pare versione të ndryshme të "Liqenit të mjelmave". Sa here ndiqte shfaqjen qindar ide gëlonin në kokën e tij.

Këtë baletmaestri I njohur e ka shprehur dhe gjatë një interviste për "New York Times". E pikërisht kjo ndjesi bëri që ai të revolucionarizonte baletin e famshëm për të gjithë botën, duke zëvendësuar trupën e balerinave të "Liqenit të mjelmave" me balerinë meshkuj.

Sipas Bourne, në këtë kryevepër të Çajkovskit, autori ka dashur të shprehë më shumë se sa një dashuri romantike. Për të muskujt e tensionuar të balerinëve meshkuj e shprehin më qartë dramacitetin e pjesës së baletit. Meshkujt balerinë mund të paraqesin me lëvizjet e tyre forcën e jashtëzakonshme të mjelmave, shprehet koreografi anglez Bourne.

Versioni i ri i "Liqenit të mjelmave" fokusohet tek figura e princit, si një djalë depresiv, si pasojë e protokollit mbretëror. Publiku e ka pritur me debate këtë version të ri të baletit të njohur. Vetë koreografi Bourne, para prezantimit të shfaqjeve në Shangai ka thënë për median kineze se në këtë balet ka një atmosferë komplekse psikologjike, ndaj nuk kemi pse të ndalemi tek gjinia e interpretuesve të tij.

Ndërsa Fei Yuanhong, drejtor artistik i Shanghai Culture Square, ka thënë për "Global Times", se e vetmja që nuk ka ndryshuar koreografi Bourne në baletin "Liqeni i mjelmave" është muzika e Çajkovskit. Publiku duke ndjekur këtë version të ri të njërit prej baleteve më të famshëm të të gjitha kohërave, do të përballet me një sfidë dhe i takon atij të gjykojë.

Një vepër e veçantë në Festivalin Ndërkombëtar të fotografisë

Në festivalin ndërkombëtar të Fotografisë të Pingyao, artistja kineze Kong Ning u paraqit me një krijim që i befasoi vizitorët. Krijimi i saj në një sipërfaqe të konsiderueshme të ekspozitës zuri hapësirën prej 200 metra katrorë për të paraqitur veprën e saj me dimensioned më të mëdha të realizuara ndonjëherë të titulluar "3 Vajzat". Vetë artistja ka treguar për mediat se pasi e kishte përfunduar këtë vepër, plot emocion dhe lodhje ishte ulur në dysheme dhe kishte nisur të qante.

Për realizimin e kësaj vepre arti Kong ka përdorur petale lulesh për një efekt më të madh visual. Në vepër dallohen 3 vajza me lartësi 15 metra, që mbajnë në duar aparate fotografikë, duke u përpjekur të fokusojnë bukuritë e natyrës.Petalet e luleve I japing veprës një dinamikë të veçantë dhe kolorit të jashtëzakonshëm.. Artistja Kong thotë se harmonia mes natyrës dhe vetë jetës ka qenë gjithmonë motiv krijues për të.

Zhang Bichen fituese e "Voice of China 2014"

Zhang Bichen, këngëtare 25 vjeçare nga Tianjin u shpall fituese e edicionit të sivjetëm spektaklit "Voice of China 2014".

Ndërsa në finale e spektaklit të njohur arritën dhe Zhang Bichen dhe Parhat nga Xinjiang.Spektakli final u shfaq të marten në mbrëmje në Stadiumin e Pekinit. Ky ishte edicioni i 3-të i reality show popullor televiziv të prodhuar nga stacioni televiziv satelitor i Zhejiang . (Eda Merepeza)