"> Kur alpinizmi takon sportet ekstreme<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kur alpinizmi takon sportet ekstreme
  2014-10-08 17:00:46

Kur alpinizmi takon sportet ekstreme

Qytet i Cape Town votohet rregullisht si më i dëshiruari në botë në radhën e destinacioneve turistik.

Por disa vizitorë u janë shmangur udhëtimeve klasike të në kërkim të aventurave dhe eksperiencave më eksituese.

Le të dëgjojmë tani raportin e korrespodentit tonë nga Afrika e Jugut.

Peisazhi duket mahnitës por edhe i frikshëm deri diku. Nëse keni guxim dhe shije për aventura, atëherë ky mund të jetë një vend ideal për ju.

Ata e quajnë "kloofing", që do të thotë ta përshkosh rrugën përgjatë rrjedhës së një lumi duke kërcyer, fluturuar, notuar.

Kjo fjalë vjen nga emrin afrikan "kloof," që do të thonë luginë apo dhe humnerë.

Pasi grupi i turistëve ka veshur uniformat kundër ujit dhe marrë pajisjet e aventurës, guida e kloofing Brett Pomario jep udhëzimet e para.

"Pra, mbajini duart e lira për të mbështetur trupin. Përdorini ato për t'u mbajtur pas shkëmbinjve dhe për të ndihmuar njëri tjetrin. Nëse unë apo Rubeni ju lajmëron se kemi një vend të rrëshqitshëm, gropë të thellë, shkëmb që lëviz, kaloja këtë informacion njerëzve që janë pas teje."

Lumi përshkon një zonë në rajonin Hawequas, rreth një orë më makinë nga Cape Town. Pavarësisht se gjatësia e rrugës për të bërë kloofing është vetëm dy kilometra, për të përmbushur itinerarin duhet një ditë e tërë.

Grupi arrin në ujëvarën e parë nga nëntë gjithsej. Pomario përshkruan segmentin e parë të rrugës.

"Tani jemi gati për të bërë pjesën e parë të rrugës prej 25 metrash, ju do të përshkoni një terren me shkëmbinj të thatë. Besojuni mjeteve, janë aty për t'ju ndihmuar dhe mbështetur. Dëgjoni me vëmendje ato që do të thotë Rubeni dhe unë, merreni shtruar, shijojeni, merrni frymë thellë dhe shikoni ujëvarën. Mos harroni t'i buzëqeshni kamerës."

Të gjitha njohuritë e nevojshme për kloofing mund të mësohen brenda një dite, për sa kohë që shoqëroheni nga një guidë e trajnuar profesionalisht.

Tani është koha për zbritjen e parë pikiatë dhe Pomario fillon me udhëzimet.

"Merrni frymë thellë, një, dy tre, fillo! Mos e vendosni të gjithë peshën e trupin mbi shkëmb sepse rrezikoni të bëni tërheqjen në shpinë. Duhet të keni besim tek vetja."

Ujëvara furnizohet me ujin e ftohtë akull të lumenjve malorë. Tani grupi është gati për të filluar aventurën.

"Po e përsëris, jeni në rrjedhën e ujit. Nuk duhet të ngrini kokën lart, pasi uji do t'ju mbulojë fytyrën dhe mund të mbyteni. Nëse e ngrini kokën lart për të parë, do t'i bllokoni të gjitha rrugët e frymëmarrjes. Ndaj kur të jeni në mes të rrjedhës s ujit, vetëm vazhdoni përpara dhe mos ndaloni, mos shikoni lart."

Pomario filloi i pari të kloofing, që njihet gjithashtu edhe si kanioning, në Europë në vitet '90, kur u hapën rrugët e para në Norvegji. Kanioning konsiderohet nga disa si version më i ndërlikuar teknik i kloofing.

"Përjetimi i kënaqësisë ndodh pasi mund të arrish disa vende të cilat në kushte normale nuk mundesh, pa marrë përsipër disa risqe. Adrenalina është vetëm një anë, por bukuria e këtyre vendeve zakonisht është e papërshkueshme."

Turisti gjerman Torben Kunstmann e shijoi plotësisht këtë aventurë.

"Kur fillova më përshkoi ndjenja e frikës, ankthi ishte i lartë. Më pas fillova të mësohem me teknikat e reja dhe me shpejtësinë e lëvizjes. U kthye në një eksperiencë mahnitëse, pasi dhe peizazhi këtu është i tillë. Është si një parajsë këtu."

Nëse jeni aventurierë dhe mund ta përballoni frikën, atëherë jeni të përshtatshëm për të bërë kloofing.

Gazsjellësi TAP sfida dhe mundësi

Nga viti 2020 Europa do të marrë gaz natyror nga Deti Kaspik përmes gazsjellësit Transadriatik TAP.

Duke anashkaluar Rusinë TAP do të sjellë gaz nga Deti Kaspik përmes veriut të Greqisë dhe Shqipërisë deri në jug të Italisë dhe atje do të hyjë në rrjetin ekzistues evropian. Financimi i korridorit europianojugor të gazit u lëkund, pasi gjiganti gjerman i energjisë Eon dhe koncerni francez Total, shkurtin e kaluar sinjalizuan dëshirën të braktisnin projektin TAP, gjë që e bënë në fund të muajit shtator.

Por ndërkohë është gati një tjetër investues: Enagas, një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit në Spanjë, do të blejë pjesën më të madhe të aksioneve të Eon-it. Investuesit më të rëndësishëm të projektit TAP vazhdojnë të jenë edhe më tej gjiganti britanik i energjisë BP, Statoil norvegjez dhe koncerni shtetëror nga Azerbajxhani Socar, me përkatësisht 20 për qind.

"Sigurisht që nga vjen keq për largimin e Eon-it dhe Total-it, por çdo sipërmarrje vendos vetë nëse ky investim përshtatet me portofolin e saj", thotë drejtuesi ekonomik i TAP, Lutz Landwehr.

Furnizuesi spanjoll i gazit Enagas është sidoqoftë i fortë dhe sjell përvojë konkrete, specifike. Kështu TAP del më i fortë nga ndryshimi i aksionerëve, mendon drejtuesi nga Gjermania.

Investimet paraprake, si p.sh. për rrugët e transportit, do të fillojnë që në 2015, tha Landwehr në konferencën për energjinë "Balkans and the Adriatic Oil & Gas Summit" në Athinë.


Lutz Landwehr

Lëshimi i para nga fusha azerbajxhanase e gazit Shah Deniz, që llogaritet me një vëllim prej një bilion metra kub, priten në fillim të vitit 2020. Gazsjellësi transadriatik do të sigurojë deri 20 për qind të nevojës evropiane për gaz.

Nga 880 kilometrat tubacion, 540 kalojnë në Greqi duke i dhënë kështu vendit të goditur nga kriza një rol kyç në zbatimin e projektit. Që në vitin 2013 Greqia, Shqipëria, Italia dhe Athina nënshkruan një marrëveshje dhe kështu shprehën qartë vullnetin dhe mbështetjen politike për projektin disa miliardësh.

Megjithatë ka vonesa: itinerari i saktë i gazsjellësit përmes veriut të Greqisë ende nuk është përcaktuar, pasi shumë qytete, komuna dhe iniciativa qytetare kanë protestuar kundër planeve të ndërtimit dhe kërkojnë ndryshime në itinerarin e trasesë.

Sipas informacioneve të gazetës athinase TA NEA deri tani ka më shumë se 140 kërkesa për ndryshim. Konsorciumi i TAP premton se do t'i shqyrtojë me kujdes kundërshtimet dhe veç kësaj do të zbatojë një "program social investimesh" në dialog me komunat në vend për të arritur më shumë pranueshmëri për projektin e infrastrukturës.

Edhe procedura e miratimit nuk ecën gjithnjë pa probleme. Shumë punë kërkon në veçanti përpunimi i rregullave të autoriteteve për ambientin. Por tani pritjes i ka ardhur fundi, thotë ministri grek i Energjisë Jannis Maniatis.

"Me gëzim mund t'ju bëj të ditur se para rreth 20 ditësh kam miratuar rregullat për mjedisin në lidhje me TAP; sipas këndvështrimit tim jemi mirë me planin kohor", thotë Maniatis.

Tension ka shkaktuar kohët e fundit lajmërimi i opozitës së majtë greke (Syriza) se në rast të një fitoreje në zgjedhje do të rinegociojë pjesë të marrëveshjes TAP. Në parlament Maniatis ka replikuar tashmë ashpër me deputetë të majtë që protestonin.

As që mund të mendohet që të rinegociohet një projekt me rëndësi mbarëevropiane, paralajmëron Maniatis. Veç kësaj, të gjitha rregullat relevante për konkurrencën dhe transparencën janë respektuar dhe për këtë arsye nuk ka shkak për të ndërmarrë ndryshime të marrëveshjes.

Gazsjellësi TAP nuk duket tërheqës vetëm sepse ofron një qasje efikase sa i takon kostove në rezervat me gaz të Kaspikut. Për vendet pjesëmarrëse bëhet fjalë për jo më pak se një ripozicionim në tregun europian të energjisë.

Për shembull Shqipëria: deri tani vendi buzë Adriatikut nuk ka pasur thuajse asnjë mundësi të merrte pjesë në rrjetet evropiane të energjisë. Kjo tani do të ndryshojë thotë zëvendësministri shqiptar për Energjinë dhe Industrinë, Dorian Duçka: "Përmes projektit TAP Shqipëria do të bëhet pjesë e korridorit të gazit në jug të Evropës dhe kështu edhe e rrjeteve të energjisë të rajonit", thotë ai. Edhe nga pikëpamja ekonomike TAP është kuptimplotë. Shqipëria pret prej tij investime të huaja direkte me një vëllim prej deri 1 miliardë euro si dhe vende të reja punë dhe të ardhura më të larta fiskale.

Edhe më e rëndësishme: planifikimi afatgjatë në Tiranë parashikon që gazsjellësi TAP në Shqipëri të lidhet me gazsjellësin e planifikuar IAP (Ionian-Adriatic-Pipeline), i cili duhet të sjellë gaz në rrjetet lokale të furnizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Kështu Shqipëria do të bëhej një nyjë e rëndësishme për shpërndarjen e mëtejshme të gazit natyror në drejtim të Ballkanit Perëndimor, për shembull në Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci", shprehet me gëzim zëvendësministri shqiptar Ducka. Ngjashëm arsyetohet edhe në veri të Greqisë: prej atje një gazsjellës greko-bullgar 180 kilometra i gjatë do të përçojë gazin natyror nga Azerbajxhani në drejtim të Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

Mbetet të sqarohet vetëm pyetja nëse Rusia e sheh projektin TAP si konkurrencë për gazsjellësin South-Stream, i cili sipas planit nga 2018 duhet të livrojë gazin rus përmes Detit të Zi në Bullgari dhe Evropën Perëndimore duke shmangur Ukrainën. Thuajse të gjithë pjesëmarrësit në "Balkans and the Adriatic Oil & Gas Summit" në Athinë e mohuan këtë.

Për ministrin grek të Energjisë, Jannis Maniatis kjo pyetje as që shtrohet aspak. Vitet e ardhshme Europa do të ketë nevojë për 100 miliardë metra kub gaz shtesë dhe çdo livrim gazi e çdo rrugë e re janë të mirëpritura, thotë politikani athinas.