">Vera kineze synon tregun botëror<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Vera kineze synon tregun botëror
  2014-10-08 11:31:20

Pavarësisht se për shumë biznesmenë të sektorit të verërave në Kinë, ky treg është ende i ri, disa prej tyre tashmë kanë krijuar profilin e tyre në nivel ndërkombëtar.

Specialistët e këtij sektori janë të mendimit se ndonëse nuk është e lehtë, verërat kineze kanë shumë mundësi të paraqiten gjerësisht në tregun ndërkombëtar. Kuptohet që është ende herët të themi se verërat kineze konkurojnë ato evropiane apo australiane. Gjatë një konference për verërat zhvilluar në korrik në Pekin disa nga ekspertët ndërkombëtarë që degustuan verëra të njohura kineze shprehën mendimin se ato janë plotësisht të afta të konkurojnë në tregun europian, australia dhe amerikan.

Njëri prej tyre ka theksuar se shumë shpejt verërat kineze do të jenë të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Madje një ekspert tjetër thotë se vendet e tjera do të nisi të importojnë verëra kineze pas 5 apo 10 vjetësh.

Aktualisht Kina është prodhuesi i 8-të më i madh i verërave në botë dhe tregu i 5-të më i madh i verërave në botë. Ka edhe specialistë që mendojnë se varieteti kinez i rrushit nuk është mjaftueshëm i ëmbël për prodhimin e verërave cilësore dhe ndoshta edhe toka ku prodhohen vreshtat ka mangësi për prodhim cilësor.

Pavarësisht kësaj, disa nga market kineze të verërave kanë bërë hapat e pare të prezantimit në vende të tjera.

Jean Marie Aurand është drejtor i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare të Verërave dhe ai shprehet për verën kineze

"Aktualisht pjesa më e madhe e verërave të prodhuara në Kinë, pak a shumë konsumohen po në Kinë. Pra markat kineze të verërave nuk janë të njohura në tregun e huaj. Por unë di se disa verëra të prodhuara në Kinë kanë fituar medalje dhe çmime në konkurset ndërkombëtare të pesë viteve të fundit. Mendoj se kjo është inkurajuese për njohjen ndërkombëtare të verërave kineze."

Li Changzheng, zëvendës menaxher i përgjithshëm i "Chateau SunGod", që kryeson markën kineze të verërave GreatWall, tregon se vitet e fundit verërat e prodhuara nga kjo kompani kanë shënuar suksese në nivel ndërkombëtar.

"Gjatë një konkurimi të testimit të likereve dhe verërave të zhvilluar në Bruksel, vera jonë zuri vendin e 80-të ndër 8 mijë marka ndërkombëtare verërash. Kjo është shumë domethënëse për ne. Gjithashtu jemi përfshirë në listen e 10 verërave më të mira ndërkombëtare, përzgjedhur në vitin 2013 nga një revistë franceze për verërat. Vera kineze Great Wall tashmë është pjesë e konkurimit ndërkombëtar. "

Simon Gilber, pronar i kompanisë australiane "Millon Estate", thekson se eksporti i verërave kineze jashtë vendit ka ende rrugë për të bërë.

"Shpesh mendoj se industria kineze e verërave është e 5-a më e madhe në botë dhe është përpara Australisë. Shikoj te kompanitë prodhuese kineze njohje të prodhimit, udhëheqje të drejtë, menaxhim të mire dhe ekspertizë. Ndaj kjo eksperiencë mund të nisë të bëhet e njohur jashtë vendit."

Themelues dhe president i "Gourmand World Cookbook Awards" Edouard Cointreau rrjedh nga një familje e lidhur me prodhimin e verërave që në vitin 1270.

Ai mendon se duhet pak durim për tregtimin në tregun botëror të verërave kineze.

"Në terminologjinë e biznesit është e njohur thënia "Ki pak durim!". Jam i mendimit se qeveria dhe qytetarët që investojnë në biznesin e verërave duhet të kuptojnë se kjo histori që të arrijë sukses, do shumë kohë dhe përvojë. Familja ime merret me industrinë e verërave prej 800 vjetësh. Nga eksperienca kemi mësuar se ky lloj biznesi ka ulje-ngritjet e veta, ndaj duhet të prisni."(Eda Merepeza)