20141003veshkapj2ok |
Veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, njëra ndodhet në anën e majtë dhe tjetra në të djathtën. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, veshka rezervon energjinë e jetës që nga lindja, energji kjo thelbësore për të gjitha aktivitetet e jetës. Stomaku dhe shpretka furnizojnë energjinë e jetës nga konsumimi i ushqimeve, prandaj ata vendosin energjinë e jetës së paslindjes.
Shumë specialistë të mjekësisë kineze janë të mendimit se energjia e jetës rezervuar në veshkë përcakton moshën tuaj fizike. Për shembull, disa persona duken më të rinj, për shkak të enegjisë së plotë të jetës në veshkën e tyre, disa të tjerë duken më të vjetër, për shkak të mungesës së kësaj enegjie në veshkë.
Në fakt, enegjia e jetës e rezervuar në veshkë nxit qarkullimin e energjisë brenda organeve të tjera, duke krijuar një ambient të mirë për punën e tyre. Në librat klasike të MTK-së, veshka përshkruhet si rrënja e pemës, organet e tjera si degët dhe gjethet e pemës.
Përveç kësaj, veshka lidhet ngusht me lindjen e fëmijëve. Nëse çifti nuk ka energji të plotë në veshkë, është shumë e vështirë për mbetjen shtatzënë dhe lindjen e një fëmije të shëndetshëm. Prandaj, nëse çiftet e reja dëshirojnë të lindin një fëmijë të shëndetshëm, duhet t'i kushtojnë vëmundje shëndetit të veshkave të tyre.
Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës:
1. Ulja e dëgjimit: Dëgjimi lidhet ngusht me energjinë e rezervuar në veshkë. Për shumicën e të moshuarve, dëgjimi i tyre bie për shkak të mungesës së energjisë në veshka. Por, nëse një i ri ka probleme me dëgjimin, atëherë duhet t'i kushtohet vëmendje shëndetit të veshkave të tij.
2. Thinjat dhe rënia e flokëve: Zbardhja dhe rënia e flokëve janë fenomene të zakonshme tek të moshuarit, meqenëse energjia e jetës në veshkat e tyre konsumohet me procesin e moshimit. Por, nëse i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të veshkës, të moshuarit mund t'i lehtësojnë këto fenomene.
3. Reagimet e ngadalëta dhe ulja e nivelit të inteligjencës: Ndodh që tek disa persona me kalimin e moshës për shkak të konsumimit të energjisë në veshkë, ka ngadalësim të reagimit dhe rënie të nivelit të inteligjencës. Po ashtu edhe tek nënat e reja. Sipas MTK-së, gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, lehona duhet të shmangë lodhjen e tepërt dhe të konsumojë ushqimet me vlera të larta për rinovimin e energjisë së jetës së tyre në veshkë.
Disa shkaqe për dobësinë e parakohshme të veshkave:
1. Puna e pandërprerë: jo vetëm puna fizike, por edhe ajo mendore e vazhdueshme dëmton shëndetin e veshkave. Prandaj, sugjerojmë që të gjeni kohën e pushimit gjatë punës. Megjithëse puna është shumë e rëndësishme, por shëndeti i veshkës është edhe më rëndësishëm. Në fakt, një pushim 1-5 minutësh në mes të orëve është shumë i nevojshëm dhe i mjaftueshëm.
2. Luhatja e tepërt emocionale: Ngacmimet e mëdha dëmtojnë patjetër shëndetin e veshkës. Duhet të theksojmë që gëzimi apo pikëllimi i tepërt ndikon edhe shëndetin e veshkave. Më parë kemi përmendur se ruajtja e një gjendjeje të qëndrueshme shpirtërore është një nga mënyrat më të mira për një shëndet të shkëlqyer.
3. Konsumi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe duhanit: Kafja është një pije shumë e preferuar sot në botë, nuk ju sugjerojmë që të hiqni plotësisht dorë nga ajo, por ju këshillojmë që të kontrolloni sasinë e konsumit të saj. Brenda një ditë, konsumi i një filxhani kafeje është i mjaftueshëm. Alkooli ka rolin e çlodhjes, duhani edhe mund të nxitë mendimet. Por konsumi i tepërt i këtyre mund të shkaktojë dëmtime për veshkat.
4. Gripi: Sipas MTK-së, ftohtësia është elementi më i keq i jashtëm që dëmton veshkat. Prandaj, ju sugjerojmë që gjatë stinës së dimrit të visheni mirë.
Për të ruajtur shëndetin e veshkave duhet të konsumoni ushqime me ngjyrë të errët si fasulet e zeza, orizi i zi, algat e detit, gështenjat etj. këto ushqime duhet të konsumohen në dimër dhe vjeshtë.
2. Futja e këmbëve me ujë të ngrohtë para gjumit: Sipas MTK-së, këmbët janë pjesa më e dobët që mund të sulmohen nga ftohtësia. Gjatë natës, temperaturat janë më të ulëta. Prandaj, futja e këmbëve në ujë të ngrohtë për mbi 10 minuta para gjumit mund të bëjë që të keni këmbë të ngrohta. Kjo është një metodë shumë e efektshme për shëndetin e veshkave.
3. Meditimi: Frymëmarrja e thellë në fakt është një metodë e efekshme për të hequr lodhjen. Shumë njerëz me ngarkesa të mëdha marrin frymë shpejt, gjë që lodh mushkërinë dhe veshkat. Sipas MTK-së, procesi i frymëmarrjes mundësohet jo vetëm nga mushkëria. Veshka gjithashtu luan rol të rëndësishëm për thithjen e ajrit. Nëse veshka është e dobët, do të keni vështirësi për thithjen e ajrit. Prandaj, stërvitja e frymëmarrjes së thellë mund të nxitë qarkullimin e oksigjenit brenda trupit, duke siguruar aktivitete të shëndetshme të veshkave. Një stërvitje e vjetër e MTK-së mbi frymëmarrjen kërkon që gjatë frymëmarrjes të imagjinoni që të gjitha materialet e mira të botës po hyjnë tek ju; gjatë frymënxjerrjes imagjinoni që të gjitha të këqijat po dalin nga trupi juaj. Provojeni këtë metodë në natyrë dhe do të ndiheni shkëlqyeshëm
Pije kundër gurëve në veshka
Gurët në veshka përmbajnë kalcium. Ekzistojnë shumë shkaqe për formimin e tyre, por më i madhi është ushqimi që shkakton sekretimin e kalciumit në urinë. Përvec kësaj gurët në veshka mund të shkaktohen edhe nga ushqimet me shumë proteina, të cilat shkaktojnë krijimin e acidit urinar.
Për të reduktuar rrezikun e gurëve në veshka duhet të evitoni me çdo kusht fast food-ët, ushqimet me shumë kripë dhe ushqime e pasur në kalcium. Duhet të konsumoni më shumë lëngje për të ulur shanset e formimit të gurëve.
Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka me një mënyrë 100% natyrale:
Miksoni 4 limona në 2 litra ujë dhe pijeni shpesh.
Limoni është shumë i pasur në citrate, të cilat ndihmojnë në luftën kundër gurëve në veshka. Studiuesit thonë se mund t'i shtoni pak mjalt kësaj përzierjeje.
2. Mrekullia për pastrimin e veshkave
Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim sot një pije që do t'ju zgjidhë problemin
Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.
Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.
Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.
Për të bërë jë pije që largon problemet me veshkat ju duhen:
- 1 Kivi
- 1 Banane
- lëngu i gjysmë limonit
- ½ gote arra
- ½ luge majdanoz
- 1 gotë ujë
Mënyra e përgatitjes:
Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.
Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.