20140926shendvjeshte |
23 shtatori është "Sanatadita e Vjeshtës". Kjo fazë dhe "Sanatadita e Pranverës" janë dy fazat stinore të përcaktuara më herët nga kinezët e lashtë. Në gjuhën kineze, kjo fazë quhet "Çhiu Fen", me kuptimin "ndarja e vjeshtës". Që prej fillimit të kësaj faze, dita nis të shkurtohet, ndërsa nata të zgjatet.
Një fjalë e urtë kineze thotë se "çdo rënie e shiut sjell rënien e dukshme të
temperaturës, pas 10 rënieve të shiut, duhet të vishemi me rroba të trasha."
Me freskimin e motit, shumë persona ndihen të përgjumur dhe të lodhur shpirtërisht. Por, pse ndodh kjo?
Sipas specialistëve kinezë të shëndetit ky fenomen vjen nga "pafuqishmëria emocionale". Aktivitetet shpirtërore personale lidhen ngushtë me temperaturën dhe ndriçimin e diellit. Gjatë verës, mund të kemi emocione më të forta dhe mund të ndjehemi më impulsivë, për shkak të kohës së gjatë të ndriçimit dhe temperaturës së lartë në verë. Me ardhjen e vjeshtës, veçanërisht pas "Sanataditës së Vjeshtës", gjendja shpirtërore nis të ndryshojë. Gjatë këtij procesi, lodhja shpirtërore dhe përgjumja janë sinjalet e para të uljes së aktiviteteve shpirtërore. "Pafuqishmëria emocionale" është reagimi i zakonshëm fizik dhe psikologjik përballë ndryshimit të stinës. Por, ka mundësi që ky fenomen të ndikojë në jetën dhe punën normale gjatë ditës. Prandaj, në këtë artikull, do të fokusohemi tek metodat praktike për shëndetin psikologjik në vjeshtë.
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, organet e brendshme të trupit lidhen me tipe të ndryshme të ndjenjave që përputhen gjatë 4 stinëve të vitit.
"Mushkëria" është organi që përgjigjet për mërzitjen. Në kulturën kineze shiu i vjeshtës përshkruhet me karakteristikën e "pikëllimit". Ulja e papritur e temperaturës mund të frenojë disa funksione fizike të trupit, duke shkaktuar çrregullimet e funksioneve të gjendrave endokrine, depresionin e mëtejshëm dhe vështirësi në përqendrim. Përveç kësaj, mund të keni rrahje të shpeshta të zemrës, ëndrra të shumta, pagjumësi dhe fenomenet e tjera të depresionit nën temperaturën e ulët. Rregullimi psikologjik është mënyra më efektive për parandalimin e uljes së humorit në vjeshtë. Kur lotoni, emocionet e brëndshme të ndryshura mund të dalin nëpërmjet funksioneve të frymëmarrjes së mushkërisë, e cila ruan rolin e "pastrimit" të shpirtit. Por, shfrytëzimi i tepërt i metodave kundër mërzitjes mund të harxhojë shumë energjinë "Chi" të mushkërisë. Prandaj, në librat e vjetra mjekësore të Kinës janë shënuar disa metoda për shëndetin fizik dhe psikologjik.
1. Fjetja e herët në mbrëmje dhe ngritja herët në mëngjes
Në vjeshtë, duhet të rregulloni orarin e fjetjes dhe të ngriheni në përputhje me ndryshimin e kohës. Sipas teorisë kineze organizmi ynë lidhet ngusht me mjedisin e jashtëm. Fjetja herët mund të rezervojë energjinë "Chi" dhe "Yin" në veshkë dhe ngritja herët mund të nxisë lulëzimin e energjisë "Chi" dhe "Yang" në mushkëri.
2. Ruajtja e qëndrueshmërisë shpirtërore
Ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes që lind në vjeshtë. Vjeshta është e ndryshme nga stina e verës, kur shprehem më lirshëm mendimet tona dhe interesohemi për gjërat e jashtme. Në vjeshtë duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe botës sonë të brendshme tonë dhe të kemi vetpërmbajtje ndaj botës së jashtme. Në fakt, stërvitjet me frymëmarrjen dhe meditimi janë metoda shumë të përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit.
3. Stërvitjet e ngadalëshme
Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet "Taiji" ose ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme.
4. Shëtitja në pyll apo në ambjente me gjelbërim
Zhvillimi i turizimit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për eleminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes. Vendet me gjelbërim nga qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e emeocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme. Në fakt, vjeshta është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë shumëngjyrëshe.
5. Kujdesuni për të moshuarit
Në vjeshtë, tek shumë të moshuar mund të lindi më shpesh humor negativ, pasi vjeshta është një stina që lidhet me vrasjen dhe vdekjen. Në fakt, korrja e frutave të pemës, tharja e luleve dhe barit në këtë stinë simbolizon përfundim e jetës së pemës. Në Kinën e lashtë, kriminelët e dënuar me vdekje ekzekutoheshin në vjeshtë.
Disa të moshuar mund të ndjejnë më thellësisht kuptimin e vdekjes, kur ata shohin rënien e gjetheve, tharjen e luleve në vjeshtë. Pra i kap një ndjenjë pesimizmi. Për këtë, duhet t'i kushtojmë vëmendje më të madhe gjendjes së shëndetit psikologjik të të moshuarve. Duhet t'i shoqërojmë ata dhe të diskutojmë më shpesh me ta. Gjatë bisedimeve me të moshuarit në këtë stinë, mund të mësojmë edhe gjëra nga eksperienca e tyre.
Korrja e frutave të natyrës është shumë e ngjashme me përvetësimin e përvojës së jetës. Prandaj, shoqërimi i të moshuarve në vjeshtë është jo vetëm për të shmangur pesimizmin tek ta, por edhe për të mësuar nga përvoja e çmuar e jetës së tyre në këtë stinë. (Xu Guang)