">Blerjet në internet të ndryshojnë jetën<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Blerjet në internet të ndryshojnë jetën
  2014-09-22 16:28:19

Po të pyesësh cila është mapoja më e madhe në Kinë, përgjegja pa tjetër do të jetë "Taobao", website ku mund të gjesh çfarëdo lloj produkti në miliona dyqane vizuale. Sipas njoftimeve, vetëm më 11 nëntor të vitit të kaluar, vëllimi i tregtimit, të realizuar midis përdoruesve të internetit dhe pronarëve të dyqaneve kibernetike në "Taobao" arriti në 30 miliardë juanë(mbi 4.8 miliardë dollarë amerikanë). Bumi aktual i blerjes në internet ka dëshmuar zhvillimin ekonomik të vendit, duke ndryshuar edhe jetën e banorëve të panumërt kinezë.


foto nga www.zjol.com.cm

Në shtatorin e vitit 1999, në faqen elektronike për kërkimin e informacioneve si google aktual www.dreamer.com.cn krijuar vetëm dy muaj më parë, nisi një aktivitet, që u bë lajmi më i madh teknologjik I vitit në Kinë. Në këtë aktivitet, 12 përdorues të internetit në Pekin, Guangzhou dhe Shangai, duhet të qëndronin të mbyllur, duke jetuar vetëm me anën e blerjes në internet. Në qytetin Guangzhou, këtë metropol jugor, konkurrenti nr.5077 fjeti vetëm 2 orë ditën e parë dhe nuk arriti do të përdorte internetin që të bënte porosi për ushqim. Faktikisht, ky 18 vjeçar s'dinte asnjë gjë për hapat e përdorimit të Windows95 dhe pasi po I shteronin fuqitë e fundit, u tërhoq nga gara , që e vazhdoi 26 orë. Kurse në Shangai, pjesëmarrësit ishin në një gjendje më të mirë. Megjithëse nuk arritën të gjitha objektivat, ata provuan disa ushqime të veçanta që publikoheshin në website. Kjo ngjarje shërbeu si gurë themeli i jetës së kinezëve në internet, duke pasqyruar edhe nivelin e zotërimit të internetit të kinezëve të asaj kohe.


foto nga xinhua

Para 15 vjetësh, askush nuk mund të imagjinonte se blerja në internet që ka qenë "një veprim që harxhon kohë dhe energji" sot mund të bëhej mënyra më e rëndësishme e blerjes për konsumatorët kinezë, sidomos ata të rinj. Tani, është shumë normale që përdoruesit kinezë të internetit të futen në websitet përkatëse për të bërë pazar. Vetëm pasi klikojnë disa herë tastierën, bëjnë porosinë dhe mallrat mbërrijnë te hyrja e shtëpisë së tyre, me postë të shpejtë. Libra apo sende kozmetike, ushqim apo veshje, qumësht apo moda e fundit e Ipad-it, ata që ekzistojnë në jetën reale, gjenden pa tjetër në mapon kibernetike. Siç tha z. Nie Linhai, zyrtar i sektorit të biznesit në internet, pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës, tani jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit kinezë po bëjnë blerje në internet. "Mbi 1.75 milionë banorë, mbi 50 vjeç kanë eksperiencë në blerjet në internet. Nuk janë të rralla rastet kur konsumatorët mbi 70 vjeç, madje dhe 80 vjeç të bëjnë porosi në internet. Dyqanet kibernetike dhe shërbimet që ofron hapsira kibernetike kanë ndikuar dhe ndryshuar jetën në botën reale të konsumatorëve kinezë", tha z. Nie.


foto nga xinhua

"Nëse e urren një femër, thuaji të dekorojë një shtëpi të re". Kjo është një shprehje me humor, për të përshkruar vështirësinë e dekorimit të shtëpisë. Por tani, lehtësitë e sjella nga interneti e kanë ndryshuar këtë në shprehjen "Nëse e do një femër, le të gëzojë tërë procesin e blerjeve për dekorimin e shtëpisë, në internet". Kjo nuk është shaka, por e vërtetë. Sipas të dhënave statistikore, vetëm gjatë 10 vjetëve të fundit, mbi 2 milionë përdorues kinezë të internetit kanë gjetur në dyqanet e Taobao-s të gjithë artikujt, që u pëlqejnë për dekorimin e apartamenteve të reja.

Sa herë kujton ridekorimin e shtëpisë para 10 vjetësh, 50 vjeçari, Lao Gu ankohet. Kështu ai veproi dhe me gazetarin që e intervistoi "Që nga gjetja e firmës për dizenjim dhe dekorim deri në blerjen e artikujve ishte një process I gjatë. Ishte verë dhe bënte shumë vapë, por nuk mbaj mend sa herë kam udhëtuar nga dyqanet në shtëpi. Në të kaluarën, për të patur rezultat, punët duheshin bërë një nga një", tha z. Gu.


foto nga xinhua

Por, tani, kur e bija ndjek rrugën e babait, situata është krejt ndryshe. "Në Taobao ka shumë dyqane që mund të ofrojnë paketa të ndryshme dekorimi. Pavarësisht stilit apo çmimeve të materialeve, mund të gjesh pa tjetër një që të pëlqen. Pasi bie dakord me teknikët dhe dizenjuesit, ata vijnë direkt në shtëpi dhe nisin përgatitjet. Vajza ime gjeti një dizenjim perfekt në një dyqan dhe bleu materialet në dyqane të tjera me çmime shumë të arsyeshme. Përveç kësaj, ajo mund të blejë edhe çdo send dekorativ që do për zbukurimin e shtëpinë, pa vajtur në qendra të largëta tregtare, por vetëm e ulur në karrigen e shtëpisë me kondicioner. Krahasuar me eksperiencën time, ajo po I gëzohet dekorimit", tha z. Gu.

Në fakt, interneti nuk ndryshoi vetëm jetën e qytetarëve në metropole, por edhe të atyre që banojnë në qyteza të vogla ,madje dhe në fshatra. Xhaxha Yongbao ka kaluar 56 vjet në fshatin malor Xiadian, të provincës Hubei të Kinës Qendrore. Ai merret me bujqësi dhe tregton shpesh produktet bio-malore mes fshatit dhe qytezës së afërt. Si shumë familje fshatare, fëmijët e tij punojnë në qytete të largëta dhe në shtëpi kanë mbetur vetëm prindërit e moshuar. Megjithëse xhaxha Yongbao ka mall për fëmijët, kjo është jeta.


foto nga xinhua

Rastësisht, ai mësoi se produktet mund të shiten në dyqanet e hapura në Taobao. Ai mendoi se nëse kjo realizohet, fëmijët s'kanë nevojë të largohen nga vendlindja. Kështu, ky burrë në moshë me vetëm katër klasë shkollë, ndoqi një kurs kompjuteri dhe me ndihmën e miqve, krijoi dyqanin e vet online. Për të dërguar produktet e shitura, ai duhet të udhëtojë 50 kilometra deri në distriktin më të afërt ku ka postë të shpejtë. Përpjekjet e vazhdueshme sollën rezultate. Dyqani i tij njihet nga gjithnjë e më shumë klientë. Më vonë, dhjetëra fshatarë u bënë bashkëpunëtorë të Yongbao-së si furnizues, nga të cilët, mjalti, kërpudha, soja, xhinxheri dhe produkte të tjera bujqësore bio nisen nga ky fshat malor për në krahina të ndryshme të vendit.

Dhe ëndërra e xhaxha Yongbaos u realizua më në fund: fëmijët e tij u kthyen nga qytetet dhe po e ndihmojnë në menaxhimin e dyqaneve online. Në sajë të tregtisë në internet, kjo familje është bashkuar sërish.


foto nga xinhua

Para 10 vjetësh, për konsumatorët kinezë që ishin mësuar të blinin në "dyqane reale", interneti nuk dukej i besueshëm. Por tani, shumica e të rinjve kinezë nuk mund të jetojnë pa "internet shopping". Ndryshimi gjigant ndodhi brenda 10 vjetëve. Pra, njerëzit po pyesin tani në 10 vjet e ardhshëm çfarë mund të bëjnë tjetër me internetin?

Sipas planifikimit të tajkuneve që ofrojnë shërbimet e informacioneve në internet, në të ardhmen, kur të vizitohen te mjekët në spitalet me WIFI, pacientët nëpërmjet celularit mund të mbarojnë regjistrimin, pagesën, duke parë variantet elektronike të recetave dhe rezultatet e analizave. Me celular, mund të bëni porosi para se të niseni për në restorant dhe kur mbërrini, të gjitha gjellët janë gati. Përsa i përket blerjes në internet, teknologjia e re mund të shkojë edhe jashtë imagjinatës suaj. Për shembull, nëse ju pëlqen çanta e një kalimtari që hasni në rrugë, mund të bëni thjesht një fotografi, përcillni foton në internet dhe gjeni shumë shpejt dyqanet ku shitet. Interneti, pa tjetër do të thjeshtojë shumë jetën tuaj.