Kinezët pronarë pasurish të paluajtshme në botë
  2014-09-22 16:28:24

Shangai me një qiellgërvishëse të re

Në qytetin e Shangait, një ndër më modernët në Kinë u vendos këtë verë një shtyllë çeliku në ndërtesën 137 katëshe të "Shanghai Tower", që ngrihet në zonën tregtare, si një qiellgërvishëse krenare me lartësinë e saj 632 metra. Kjo ndërtesë mahnitëse, të cilës syri i kalimtarëve nuk i reziston dot pa e admiruar ndodhet në zonën New Area Pudong dhe pritet të përurohet në mes të vitit 2015.

Presidenti i Kompanisë Shangai Tower Construction and Development Gu Jianping thotë se kompania që po realizon ndërtimin e kësaj qendre të rëndësishme financiare po përfundon punimet brenda saj për tu marrë në vazhdimësi me punimet e fasadës. Në këtë ndërtesë gjigande do të përfshihen zyra, hapësira tregtare, hotele me 5 yje, salla konferencash dhe ekspozitash,por dhe hapësira të tjera publike.

Tashmë Shangai është një nga qendrat e rëndësishme financiare të botës dhe si qytet-zonë e tregtisë së lirë ka kërkesa nga biznese të huaja dhe vendëse për hapësira të tilla, të cilat nuk mungojnë në mbarë metropolin kinez. Pavarësisht kësaj shkëmbimet mes Kinës dhe botës kanë shtruar nevojën e shtimit të këtyre hapësirave, bazuar në kërkesat e shumta për të të investuesve nga vendi dhe bota.(Eda Merepeza)


1 2