">Si e trajtojnë hipertensionin kinezët<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Si e trajtojnë hipertensionin kinezët
  2014-09-19 17:29:59

Mjekësia Tradicionale Kineze nënvizon se terapia me ushqim është një mënyrë e mirë për të ruajtur shëndetin e trupit. Hipokrati, babai i mjekësisë perëndimore ka thënë: 'Lëreni ushqimin të jetë mjekimi juaj '

Mjekimet kineze i konsiderojnë shumë ushqime si trajtime mjekësore: ushqimet pikante, për të ndihmuar tretjen dhe për të përballuar të ftohtin; hudhrën për të larguar toksinat nga trupi etj. Qëllimi përfundimtar i të ushqyerit është që të sigurojë vazhdimësinë e organizmit, por edhe "të mjekojë" në mënyra të ndryshme organet e trupit.

Për kinezët funksioni i ushqimit shkon më larg se thjesht mbushja e stomakut. Cai Jingfeng, në librin e tij "Ushqimi dhe shëndeti" shpjegon se ushqimi dhe barnat kishin origjinë të përbashkët që në kohët prehistorike, ku njeriu ushqehej me perime dhe fruta që kishin efekte terapeutike për trupin.

Është gjithashtu thelbësore për ruajtjen e një funksionimi normal dhe të shëndetshëm të organizmit si dhe për imunitet të fort. Në kohët antike kinezët besojnë që trajtimi i çdo sëmundjeje kalon nëpër tre faza: E para është ushqim vitaminoz dhe kalorik, e dyta ushtrime fizike dhe e treta ilaçet, të cilat konsiderohen si mjet i fundit në qoftëse dy të parat dështojnë. Praktikuesit e Mjekësisë Tradicionale Kineze na tregojnë se ilaçet dhe ushqimet ndajnë të njëjtën preardhje. Kjo vjen pasi një ushqim i përditshëm mund të ketë vlera mjekësore

Në Kinë, koncepti i ushqimeve që shërojnë sëmundjet nuk është i ri.

Përsa i përket hipertensionit Mjekësia Tradicionale Kineze nënvizon se hipertensioni është i lidhur ngushtë me mëlçinë. Kjo sëmundje mendohet të jetë për shkak të kequshqyerjes si dhe mungesës së energjisë së brendshme. Statistikat kanë treguar se incidence e kësaj sëmundjejenë mesin e njerëzve që pëlqejnë ushqimet me yndyrë është 8.1 për qind, ndërsa për ata që pëlqejnë ushqimet e lehta është vetëm 2. 4 për qind.

Sipas MTK-së, hipertensioni është një reagim instinkt i trupit tonë, ashtu si edhe ngritja e temperaturës. Këto fenomene kanë qëllime vetëmbrojtëse. Ngritja e temperaturës bëhet për të vrarë bakteret dhe viruset që sulmojnë trupin. Por hipertensioni vjen kryesisht nga ngushtimi i arterieve si pasojë e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Si rezultat, ngrihet presioni në enët e gjakut. Kur bëjmë një jetë të shëndetshme ushqehemi si duhet dhe ndjekim këshillat e mjekut, gjendja shëndetësore e atyre që vuajnë nga hipertensioni përmirësohet

Çfarë duhet të keni parasysh....

3 gjëra të rëndësishme që duhet të keni parasysh për mbajtjen e një diete që parandalon tensionin e lartë të gjakut.

1. Më pak lëngje, më shumë çaj. Alkooli i tepërt në trup ul funksionin sistolik të zemrës, duke rritur funksionin sistolik të enëve të gjakut në organet e brendshme. Kjo gjë shkakton një rritje të tensionit të gjakut. Tanina tek çaji ka efektin e vitaminës E dhe forcon muret e kapilarëve. Pirja e vazhdueshme e çajit redukton peshën, megjithatë tek disa persona konsumi i tepërt i çajit mund të rrisë të rrahurat e zemrës.

2. Konsumoni ushqime të lehta dhe më pak kripë. Në librat e lashtë të mjekësisë kineze theksohet se shumë kripë në dietën tuaj ushqimore bllokon qarkullimin e gjakut, madje ndryshon ngjyrën e gjakut. Ushqimi me pak yndyrë dhe pak kalori rekomandohet për pacientët me hipertension. Ata duhet të reduktojnë përdorimin e kripës.

3. Konsumoni perime dhe ushqime proteinike. E bardha e vezës, peshku, derri pa dhjam dhe fasulet janë produkte që përmbajnë proteinat e nevojshme për shëndet të mirë.

Tipet e ushqimeve që parandalojnë tensionin e lartë të gjakut

Sot gjenden shumë ushqime që ndihmojnë në parandalimin e tensionit të lartë të gjakut.

Shalqiri. Si lëngu ashtu edhe tuli i shalqirit kanë funksion diuretik dhe ulin tensionin e gjakut.

Bananet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Mund të konsumoni deri në 3 banane mesatare në ditë.

 

Hurma. Ky frut është shumë i mirë për uljen e tensionit të gjakut sipas mjekëve kinezë.

Dardha-Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën.

Substancat që gjenden tek dardha forcojnë enët e gjakut si dhe ekuilibrojnë tensionin.

Mjekët kinezë këshillojnë konsumin e përditshëm të dardhës për ata persona që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocione të forta.

Limoni -Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.

Mjalti

Përzieni një lugë mjalt në ujë dhe konsumoni 2 gota në ditë.

Gatimet

Gjellë me mish viçi dhe domate.

Patëllxhanë në avull.

Spinaq me vaj susami.

Çajrat

Çaj krizanteme. Është një çaj që është përdorur nga kinezët për mijëra vjet, sidomos për të luftuar stresin. Sot, ky çaj përdoret dhe për trajtimin e hipertensionit

Hudhra. Mjekësia kineze sugjeron ngrënie një thelbi hudhër esëll në mëngjes pasi ta keni zhytur në uthull. Pas dy javësh të kësaj terapie do të shihni rezultate.

Kikirikët. Lëkura e kikirikëve ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit. Zieni lëkurën e kikirikëve dhe pijeni si çaj në mëngjes dhe darkë. Po ashtu mund të vendosni në uthull kikirikë dhe tëkonsumoni 20 prej tyre në mëngjes dhe në darkë. Po ashtu kikirikët ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Çokollata e zezë ul tensionin e gjakut

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç'mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Ata që e kanë qejf çokollatën duhet të gëzohen. Mjekët kanë disa kohë që thonë se çokollata të bën mirë. Po të konsumoni çokollatë të zezë çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë. Studime të tjera tregojnë se çokollata me qumësht, çokollata e bardhë ose çokollata e zezë e ngrënë me qumësht, nuk kanë të njëjtat efekte si çokollata e zezë vetëm. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit. Ky është një lajm i mirë për ata të cilët vuajnë nga tensioni. Vërtet ky është një efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë. Por edhe me të nuk duhet tepruar. Duhet që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë. Në qoftë se e tepron, atëherë efektet pozitive nuk kanë më vlerë. Dhe… shtimi në peshë nuk është aspak i mirë për tensionin.

Vera e kuqe

Një mënyrë tjetër për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet polifenol dhe ajo gjendet në lëkurën dhe farat e rrushit.