">Vjeshta, stina e erës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Vjeshta, stina e erës
  2014-09-19 17:29:59

Gjatë stinës së vjeshtës, moti freskohet. Mjekët kinezë theksojnë se në këtë fazë duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi ftohja e ajrit mund të na ndikojë në shëndet. Në Kinë thuhet se "era e vjeshtë pastron gjethet e rëna". Me anë të kësaj thënieje mjekët kinezë përshkruajnë karakteristikat e erës në stinën e vjeshtës. Sipas teorisë së mjekësisë kineze, era renditet si shkaktarja kryesore për shfaqjen e sëmundjeve. Cilat janë disa nga masat parandaluese të sulmeve të erës së vjeshtës tek trupi ynë.

 

1.Mos flini me dritaren hapur në vjeshtë

Me përfundimin e vapës në verë pëlqejmë që të flemë gjumë në ajrin e freskët, që hyn në dhomën e gjumit përmes dritareve të hapura. Shumë persona mendojnë se ky zakon është shumë i shëndetshëm. Mjekët kinezë theksojnë se gjatë natës, temperatura ulet dhe energjia "Yang" e trupit do të kthehet gradualisht brenda trupit. Gjatë kësaj kohe, duhet t'u kushtojmë vëmendje masave për parandalimin e sulmeve të erës dhe ruajtjen e ngrohtësisë së trupit. Era e ftohtë mund të dëmtojnë energjinë "Yang" sidomos në zonën e shpinës dhe veshkave.

Prandaj, kur fryn era e ftohtë gjatë natës, mjekët sugjerojmë që të mos flini me dritare hapur.

2. Era e ftohtë në orët e para të mëngjesit mund të ndikojë në sistemin e frymëmarrjes

Personat që vuajnë nga problemet me sistemin e frymëmarrjes mund të përkeqësojnë sëmundjet e vjetra. Sapo ngrihemi në mëngjes, energjia "Yang" e trupit i ngjan një flake të ulët, e cila rritet gradualisht. Në mëngjes sulmi i erës brenda trupit mund të dëmtojë energjinë "Yang", nëse nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme masave mbrojtëse për ngrohtësinë. Në këtë moment, duhet të marrim masa për të shtuar nxehtësi të trupit, për shembull, duhet të hamë mëngjes të mirë para se të dilni nga shtëpia.

Duhet të keni parasysh që gjatë stinës së vjeshtës nuk duhet të vishni menjëherë rrobat e trasha, po i shtoni ato gradualisht. Kjo bëhet për të stërvitur trupin kundër ftohtësisë, për forcimin e imunitetit. Vjeshta është stina e ndryshimit të dukshëm të temperaturës. Të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, të sistemit të frymëmarrjes duhet të kenë kujdes gjatë kësaj stine.

3. Era e vjeshtës mund të sulmojë trupin tonë gjatë ushtrimeve në ambjent të hapur

Vjeshta e freskët është e përshtatshme për aktivitete sportive jashtë shtëpisë. Por, sportet e forta mund të shkaktojnë djersitje të tepërt duke hapur poret e lëkurës. Ky është një moment kur duhet të keni veçanërisht kujdes pasi era mund të hyjë lehtësisht në trup.

4. Sipas mjekëve, të gjithë ata që shfaqin shenja të rrufës për më shumë se dy javë të drejtohen tek mjeku, pasi duhet menduar për sinozit. "Ndërrimi i klimës ndikon në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me pasojë dhe riakutizimin e simptomave të sinozitit", pohojnë mjekët otorino-laringologë. Ky, sipas tyre, është edhe sinozoti më i përhapur dhe që haset rëndom tek pacientët e prekur nga kjo sëmundje.

(Xu Guang)