20140918Palimsest2 |
Dizenjuesja kineze e Swarovskit
Ajo përdor kristalet e famshme Swarovski për punimet e saj sipas traditës së lashtë dhe me to krijon bizhuteri vërtet të rralla. Në këtë stil kaq glamour, janë të paktë ata që mund ta konkurrojnë Ye Mingzi.
Ye ka studjuar në Kolegjin Saint Martins të Londrës për art design. Ajo është tashmë e njohur për dizenjimin e fustaneve të nusërisë së shumë prej vipave kinezë.
Ye është frymëzuar kohët e fundit nga Lulja e jetës, një formë misterioze gjeometrike e lashtë dhe për këtë krijim të saj bashkëpunon me Swarovskin.
Ekspozita me titull "Lulja e Jetës" e realizuar nga Ye pas një pune kolosale 2 vjeçare u hap në qershor në Ancestral Hall në Pekin, perms një ceremonie vërtet artistike me këngë, kërcime dhe shumë kristale. Gjatë përurimit të këtij salloni, Ye që është dhe këngëtare performoi një këngë të kompozuar prej saj për të pranishmit. Në ekspozitë vizitorët shijuan elegance e koleksionit të Ye-së të realizuar nga studio e saj Regal në bashkëpunim me Masha Ma si dhe koleksionin e realizuar nga Ye dhe Maggie Yao, pa munguar këtu koleksionet nga Atelieja Swarovski të punuara nga Ye.
Koleksionet e paraqitura në ekspozitë paraqesin unaza, byzylykë apo varëse me gurë Swarovski të dizenjuara nga Ye, sipas stilit të lashtë të quajtur "Lulja e Jetes".
E pyetur nga mediat se cila pjesë e koleksionit është e preferuara e saj, Ye tha se i pëlqen një byzylyk i përbërë nga dy zemra, të ndërthurura në simbolin e përjetësisë.
Ye thotë se "Kur hapni zemrën dhe e lidhni me dike, dashuria juaj do të jetë a përjetshme dhe pikërisht ky është simboli i Lules së jetës".
Në punimet e saj Ye zakonisht përdor diamante dhe platin dhe kjo është hera e parë që në një koleksion të kësaj dizenjeseje përdoret Swarovski. Ajo thotë se ky koleksion i fundit i realizuar prej saj do të jetë në shitje që nga muaji shtator.
E pyetur për çmimet ajo thotë se kësaj rradhe po eksperimenton me artin e saj, tashmë në fushën e biznesit, pasi partneri i saj është Swarovski, i njohur për fansat e shumtë në mbarë botën.
Ye tregon se nisi bashkëpunimin me Nadja Swarovskin që është anëtare e bordit ekyekutiv të Ateliesë së njohur me të njejtin emër dhe ndjehet mjaft krenare për lidhjen e krijuar me këtë biznes të suksesshëm të aksesorëve prej kristali, tashmë me fame në mbarë botën. Ye tregon se ka mbetur e befasuar nga puna e kësaj atelieje, ku nuk krijohen thjesht aksesorë por shprehet dhe kultura. Ajo mendon se diversiteti kulturor në këtë lloj biznesi të përhapur në botë ka një rëndësi të veçantë për suksesin e tij.
"Kristali është I përsosur për realizimin e Lules së Jetës, pasi ka formë gjeometrike dhe gurët Swarovski i përshtaten më shumë se çdo gjë", thotë Ye.
Kjo artiste e re kineze e aksesorëve tregon se që në moshën 5 vjeçare ëndërronte të realizonte këtë që po bën sot. "Lulja e Jetës" u kthye në lajtmotivin e talentit të saj artistic.
Në vitin 2012 Ye humbi të ëmën si pasojë e kancerit. Ajo ishte shumë e lidhur me të ëmën piktore, e cila e kishte frymëzuar në rrugën e jetës por edhe të artit. Duke dashur të shuajë dhimbjen shpirtërore që i la pas vdekja e të ëmës, Ye nisi të vizitonte tempuj anembanë botës. Ajo mësoi se format e lashta gjeometrike i ka studjuar dhe Leonardo da Vinci, duke I cilësuar si format më origjinale të krijimit.
Ajo mendon se me këtë bashkëpunim ka krijuar një urë lidhëse mes kulturave, por gjithësesi motivi i krijimtarisë mbetet pasioni për të bukurën.Ye, duke ecur në gjurmët artistike të nënës së saj piktore thotë se dëshiron që me këto aksesorë përpiqet të promovojë "Lulen e Jetës", në industrinë e modes.
Mesazhi i kësaj dizenjuese kineze është se bukuria e vërtetë buron nga zemra. Ajo përpiqet të krijojë një platform artistike për të mundësuar bashkëpunimin dhe me dizenjues të tjerë brenda apo jashtë Kinës, të cilët nuk i kanë mundësitë e saj, por kanë talent.Kjo nismë kaq dashamirëse tregon shpirtin artistik të Ye dhe i krijon asaj mundësi të përhapë eksperiencën me të tjerë artistë, por dhe të shkëmbejë ide krijuese e pse jo dhe bashkëpunime, në dobi të artit.
(Eda Merepeza)