Kina-superprodhim telenovelash
20140918Palimsest1 |
Kina prodhon çdo vit 30 mijë seri telenovelash, duke përbërë numrin më të madh të tyre në botë. Vitet e fundit një numër i madh serialësh kinezë kanë fituar popullaritet jashtë vendit, duke u preferuar nga publiku I vendeve të ndryshme. Pavarësisht se një numër i madh i serialeve është transmetuar në Kinë para 20 apo 10 vjetësh, ato korrin sukses edhe sot. Serialet e vjetër televizivë kanë publikun e tyre jo vetëm në Kinë por edhe jashtë saj.
Ndër këto një nga më të preferuarit është seriali "The Lengend of Zhen Huan", i cili njihet dhe me titullin "Huo Gong Zhen Huan Zhuan". Është një serial televiziv prej 76 episodesh i shfaqur në ekranin e vogël në Kinë në vitin 2011. Në këtë telenovelë flitet për historinë e Zhen Huanit, e zgjedhur si konkubinë nga perandori Yongzheng , i cili ka sunduar gjatë dinastisë Qing në vitet 1644-1911.Ajo mësoi si të mbijetojë në një pallat perandorak, të sunduar nga intrigat dhe si të triumfojë ndaj armiqve të saj. Kjo telenovelë pritet të transmetohet në 6 stacione televizive për filma serialë, disa prej të cilave amerikane, ku do të shfaqet me titullin "Empresses in the Palace".
Një tjetër telenovela kineze është ajo me titull "The Scarlet Heart" që bazohet në romanin me të njejtin titull. Në telenovela flitet për një grua të re e cila vuan nga një aksident fatal që e kthen në kohën e dinastisë kineze Qing, kur sundonte perandori Kangxi.
Seriali është plot ngjarje të jetës së kësaj gruaje të re në ditët tona e cila përjeton një jetë të dytë, krejt të ndryshme në një pallat perandorak. Pas transmetimit në Kinë në vitin 2011 ky serial fitoi popullaritet edhe në Japoni dhe SHBA.
"Princess pearl" është titulli i një seriali kinez që trajton ngjarje të shekullit të 18-të. I shkruar nga Chiung Yao, seriali është i ndarë në 3 sezone, ku në pjesën e pare përfshihen 24 episode, në të dytën 48, ndërsa në të tretin 40 episode, të transmetuara përkatësisht në vitet 1998, 1999 dhe 2003. Historia ngjan me Hirushen dhe ky serial ka tërhequr shumë telespektatorë në Kinë, por dhe në vende të tjera aziatike si në Indonezi, Japoni, Malajzi, Mongoli, Korenë e Jugut,Singapor, Tajlandë, Kamboxhia dhe Vietnam. Por suksesi i këtij seriali televiziv kinez ka arritur edhe në SHBA.
Një serial televiziv i suksesshëm kinez është dhe ai me titull "Meteor Garden", që bazohet në serialin japonez me titull "Shojo", të shkruar nga Yoko Kamio. Protagoniste e serialit është një adoleshente e varfër e quajtur Shan Chai,e cila detyrohet nga prindërit të ndjekë studimet në një universitet, që frekuentohet nga të pasur. Ajo njihet me 4 djem të rinj të pasur, të pashëm por arrogantë dhe të përkëdhelur, që nga të gjithë studentët njihen me nofkën "F4". Në serial flitet për miqësinë dhe dashurinë mes Shan Chai dhe djemve pasanikë. Pas shfaqjes në vitin 2001 ky serial fitoi zemrat e teleshikuesve kinezë jo vetëm brenda vendit, por dhe në Korenë e Jugut, Japoni, në Azinë Juglindore dhe në vende të tjera të botës.
Serialet që trajtojnë tema historike, të prodhuara nga kompanitë kineze të filmave janë mirëpritur gjithmonë nga vendet e tjera aziatike. Ndër këto serialë mund të përmendim " Kangxi Dynasty", "Water Margin" dhe "Yongzheng Dynasty".
"Kangxi Dynasty" është një telenovela kineze e cila bazohet në romanin me titull "Kangxi Da Di" ose " Perandori i Madhërishëm", të shkruar nga Eryue He. Seritë e shfaqura në vitin 2001 fokusoheshin në ngjarjet më të rëndësishme gjatë sundimit të perandorit Kangxi të perandorisë së fundit kineze Qing. Vlerësime të larta nga audience pati ky serial televiziv gjatë shfaqjes në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Romanca "3 Mbretëritë" është një tjetër serial televiziv kinez i bazuar në romanin me të njejtin titull. I transmetuar në vitin 1994, telenovela përbëhej nga 84 seri. Si një nga serialet televizivë më të shtrenjtë për kohën, ai u realizua përgjatë 4 viteve. Por shpenzimet financiare dhe lodhja e realizuesve ja vlejtën sepse telenovela doli me cilësi të lartë dhe fitoi një numër të madh fansash jo vetëm brenda Kinës, por edhe në vendet fqinje të saj ,kryesisht në Japoni, kun ë kanalin televiziv NHK është transmetuar disa here, si dhe në kanalin televiziv SUN është transmetuar në vitin 2009.
Legjenda e re e zonjës Gjarpëri I Bardhë është një serial televiziv musical, seritë e të cilit flasin për një dashuri përrallore mes një burri zemër artë dhe një djalli në formë gjarpëri, që shndërrohet në një vajzë të bukur pas njëmijë vjetësh. Kjo telenovela muzikore u shfaq për here të pare në vitin 1992 dhe arriti nivel të lartë shikueshmërie.
Në vitet e mëvonshme telenovela u eksportua në Japoni, Vietnam dhe në vende të tjera aziatike duke korruk një sukses të madh. Në këtë serial përfshihet kultura e lashtë kineze, zakonet popullore , muzika tradicionale kineze, mjekësia tradicionale, feja, poezia që rrëmbejnë zemrat e adhuruesve të kulturës kineze në përgjithësi.
"The Journey to the West" është seriali televiziv kinez që bazohet në romanin klasik me të njejtin titull, si njëra nga 4 veprat e mëdha klasike të letërsisë kineze. Filmi u shfaq për here të pare në vitin 1986. Telenovela tregon legjendën e murgut budist Xuanzang gjatë sundimit të dinastisë Tang, i cili udhëtoi drejt një vendi, që më vonë u njoh si India, në kërkim të teksteve të shenjta.
Gjatë udhëtimit të tij në vajtje dhe ardhje ai hasi mjaft aventura, që u pëlqejnë kryesisht fëmijëve. Menjëherë pas transmetimit të këtij seriali, publiku kinez por dhe ai aziatik në përgjithësi e vlerësoi pozitivisht atë.
"The Lengend of the Condor Heroes" është një serial televiziv i realizuar në Hong Kong, bazuar në romanin me të njejtin titull të Louis Cha. Për këtë roman ka patur shumë realizime teatrore dhe filmike por versioni i pare i tij si një serial televiziv u shfaq në vitin 1983.
Filmi përmban 59 seri të gjata ku në qendër janë artet marciale, kryesisht Kung Fu. Pas këtij viti seriali televiziv kinez është shfaqur me sukses jashtë vendit dhe ka fituar çmime në festivalet ndërkombëtare të filmit.
Seriali televiziv "The Bund" është shfaqur për here të pare në TVB në vitin 1980 dhe në të flitet për anëtarët e një bande nga Shangai. I interpretuar nga aktorë të njohur të kohës si Chow Yun dhe Angie Chu, ky serial është quajtur edhe si "Padrino" i Lindjes.
Eda Merepeza