20140917kbb |
Hoteli pemë thellë në pyjet gjermane
Një hotel në Gjermani po u ofron pushuesve mundësinë për të qëndruar në një pemë-shtëpi, një ëndërr fëmijërie për shumë njerëz.
I ndodhur larg në pyjet lindore të Gjermaninë, këto pemë-shtëpi janë ndërtuar njëlloj si në përralla.
Ky hotel ofron një mundësi unike për të fjetur në majën e pemëve, edhe pse jo në kulmin e luksit.
Shtëpitë janë të vogla. Ato janë të pajisura vetëm me disa orendi kryesore, nuk kanë ujë të rrjedhshëm të ngrohtë, dhe mund të gjenden në mes të një pylli në kufirin gjermano-polak.
E megjithatë, ende mijëra njerëz udhëtojnë këtu çdo vit për të qëndruar në hotel, dhomat e të cilit janë ndërtuar në maja pemësh, pranë qytetit të Zentendorf, rreth 2 orë me makinë në juglindje të Berlinit.
Hoteli përbëhet nga 10 shtëpi, duke filluar nga më të voglat me dy dhoma gjumi për 240 dollarë për një natë dhe një shtëpi e madhe për gjashtë persona për 340 dollarë për një natë. Hoteli është i hapur gjatë gjithë vitit.
Disa nga shtëpitë janë vetëm pak metra mbi tokë, por më e larta është 15 metra.
Pushuesit mund të vizitojnë njëri-tjetrin duke përdorur disa rrugica të ngushta druri apo mund të lodhen në majën e pemës në hapësirën që lidh të gjitha dhomat e hotelit .
Mëngjesi është i përfshirë, si dhe një pije mirëseardhjeje dhe organizohet loja e gjuetisë së thesarit gjatë natës për fëmijët.
Lisa Kirsten dhe Paulina Ursinos, dy studentë të Universitetit nga Dresden-it, qëndruan një natë në hotel
Ato e rezervuan hotelin në internet përpara se të vinin këtë, ndërsa zgjodhën një shtëpi me mure blu dhe tarracë të gjerë.
Kirsten thotë se është një aventurë e këndshme.
"Mund të rezervosh një dhomë të zakonshme kudo. Sigurisht ato janë më luksoze. Por kjo është një aventurë dhe një eksperiencë e rralë. Ne jemi në mes të një pylli, dhe është me të vërtetë mahnitëse."
Banja është e vogël, ajo ka vetëm një lavaman dhe një tualet.
Edhe krevatet janë të vegjël, pasi këtu nuk ka dyshekë më përmasa të mëdha, por Ursinos se një gjë e tillë nuk ka rëndësi.
"Ndodhesh në mes të pemës dhe për mua kjo është shumë herë më e këndshme se sa një hotel normal, ku ka njerëz mbi dhe nën teje. Këtu çdo gjë është e këndshme e vogël dhe natyrale."
Pesë nga dhjetë shtëpitë janë ndërtuar në vitin 2005 dhe të të tjerat janë shtuar gjatë viteve.
Hoteli është vendosur në mesin e një parku aventurash i quajtur Kulturinsel Einsiedel, i cili ka gjithashtu kafshë, kënd lojërash dhe mjedise argëtuese për fëmijë.
Çdo vit, rreth 90 mijë njerëz e vizitojnë parkun, ndërsa rreth 16 mijë prej tyre qëndrojnë në hotel. Për mysafirët e hotelit, hyrja në park është e përfshirë në çmimin e qëndrimit gjatë natës.
Jurgen Bergmann është pronar i parkut dhe hotelit. Ai është një fanatik i shtëpive pemë, dhe ka jetuar në një të tillë për disa vjet.
Ai thotë se dëshiron t'ju dhurojë njerëzve kënaqësinë e qëndrimit një natë në mes pemës.
"Unë u rrita nëpër disa pemë shtëpi. Edhe tani e kaloj pjesën më të madhe të kohës në to dhe gjithashtu zyra ime ndodhet në një pemë. Tani këtë dua qa tua dhuroj mysafirëve të mij."
Hoteli i ndërtuar me pemë shtëpi ndodhet në shtetin gjermna të Saksonisë, me Dresden-in si kryeqytet. Wolfgang Gartner është kreu i Bordit të Marketingut Ndërkombëtar të Turizmit në Saksoni.
"Njerëzit komunikojnë shumë më shumë këto ditë, përmes mediave sociale, për shembull. Nëse unë postoj se e kam kaluar natën në një pemë shtëpi, atëherë me siguri që do të tërheq shumë vëmendje. Ky është një zhvillim në të gjithë botën. Njerëzit janë në kërkim të përvojave pazakonta. Ndaj këtu mund të gjeni njerëz që janë udhëtarë me përvojë që dëshirojnë të bëjnë diçka krejtësisht të ndryshme. "
Ankthi i referendumit mbi pavarësinë e Skocisë
Kryeministri britanik David Cameron e përdori vizitën e tij të fundit në Skoci para një referendumi historik për pavarësinë këtë javë për t'ju përgjëruar skocezëve të mbeten pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur gjatë një aktiviteti në Aberdeen, Cameron paralajmëroi se vota për shkëputje do të jetë rrugë pa kthim.
Foto nga Mirrorpix / 东方IC
"Pavarësia nuk do të ishte një ndarje në gjyq, por një divorc i dhimbshëm. Ne duam që ju të qëndroni. Koha, zemra dhe shpirti, duan që ju të qëndroni. Ju lutem, mos përziejeni të përkohshmen dhe të përhershmen. Nëse ju nuk më doni mua, unë nuk do të jetë këtu përgjithmonë. Nëse ju nuk e pëlqeni këtë qeveri, ajo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Por në qoftë se ju largoheni nga Mbretëria e Bashkuar kjo që do të jetë e përhershme. "
Ai theksoi se një votë për Skocinë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar do të rezultojë me pushtet më të madh për parlamentin skocez.
Më herët të hënën, kryeministri skocez Alex Salmond u shfaq në aeroportin e Edinburgut duke bërë thirrje për mbështetjen e pavarësisë tek një grup i njohur biznesi.
Udhëtimi i Cameron ishte një përpjekje të minutës së fundit në përpjekje për të bindur shumë votues të pavendosur për të kundërshtuar pavarësinë.
Deri në 500,000 njerëz nga më shumë se 4 milionë votues të regjistruar vlerësohet se janë të pasigurtë se si do të votojnë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se votimi është i vështirë për t'u parashikuar.
Skocezët do të votojnë më 18 shtator në një referendum që mund të sjellë pavarësinë e këtij rajoni autonom të bashkuar me Britaninë e Madhe dhe që pesha ekonomike e të cilit është e krahasueshme me atë të Finlandës apo Irlandës. Më poshtë vijojnë 12 datat kryesore ku kuptohet rruga se si arriti Skocia deri në pikën e referendumit për pavarësi:
2 nëntor 1967: Përparimi spektakolar i partisë separatiste Scottish National Party (SNP) në zgjedhjet e pjesshme në Hamilton, nxit çështjen e pavarësisë skoceze në arenë kombëtare
1 mars 1979: Dështon referendumi i transferimit të pushtetit, kryesisht krijimi i një asambleje rajonale skoceze. Ndonëse skocezët votuan "po" në 51,6 për qind, por ata përfaqësonin vetëm 32,9 për qind të numrit të votuesve të regjistruar, pra nën nivelin e kërkuar të 40 për qind.
1 maj 1997: Pas 18 vitesh të një qeverie konservatore në Westminster, shumë jo popullore në Skoci, partia laburiste rikthehet në krye të vendit. Kryeministri Tony Blair premton mbajtjen e një referendumi të ri mbi decentralizimin, me shpresën që të krijonte një parlament rajonal me shumicë laburiste.
11 shtator 1997: Zhvillohet referendumi i dytë mbi transferimin e pushtetit. Këtë herë është një fitore me 74,3 për qind për "po"-në. Dhe një çështje e dytë, që morri gjithashtu një shumicë votash (63,5 për qind), kishte të bënte me kalimin e disa kompetencave fiskale në parlamentin rajonal.
12 maj 1999: Mbretëresha Elizabeth II hap zyrtarisht parlamentin rajonal të përbërë nga 129 anëtarë në sallën e asamblesë së përgjithshme në kishën e Skocisë në Edimburg.
3 maj 2007: Pas një koalicioni të dytë mes laburistëve dhe socialdemokratëve në vitin 2003, SNP-ja merr drejtimin e parlamentit me 47 deputetë kundrejt 46 laburistë. Alex Salmond vendoset kryeministër. Duke mos pasur maxhorancën absolute, SNP-ja heq dorë për zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë e Skocisë.
5 maj 2011: SNP-ja merr 69 vende në parlament pas zgjedhjeve dhe siguron maxhorancën absolute. Alex Salmond fillon fushatën për zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë, që pas shumë përpjekjesh mori miratimin e David Cameron.
15 tetor 2012: Pushteti ekzekutiv britanik dhe ai skocez nënshkruajnë marrëveshjen në Edimburg në termat e referendumit të pavarësisë.
24 janar 2013: Komisioni elektoral i pavarur pranon ngritjen e çështjes nëse "Skocia duhet të jetë një shtet i pavarur?"
26 nëntor 2013: Qeveria skoceze bën publik librin e saj të bardh mbi pavarësinë, të titulluar "E ardhmja e Skocisë: guida juaj për një Skoci të pavarur", ky dokument prej 649 faqesh paraqet pozicionin për pavarësi në të gjitha çështjet që shqyrton, nga monedha tek monarkia duke kaluar nga çështjet bërthamore apo të naftës në Detin e Veriut.
7 shtator 2014: "Po"-ja është në krye për herë të parë në sondazhin "YouGov", me 47 për qind pro kundrejt 45 për qind të të pyeturve mbi pavarësinë e Skocisë.
18 shtator 2014: Më shumë se katër milionë votues nga mosha 16 e sipër janë thërritur të votojnë në referendumin për pavarësinë e Skocisë.