">Pasioni për "Transformers" në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pasioni për "Transformers" në Kinë
  2014-09-15 17:26:02

Filmi hollivudian "Transformers: Age of Extinction" ka patur një sukses të madh te publiku kinez. Madje të frymëzuar nga ky film disa fshatarë kinezë kanë menduar të krijojnë robotë. Në fshatin e vogël Xiaoye , në province lindore Shandong, banori Wang Shizun tashmë ka përfunduar novacionin e tij, pjesë e krijimit të një grupi. Ajo vepër, që në pamje të parë ngjan me një skulpturë abstrakte, në fakt paraqet për vizitorët një konstruksion metalik me lartësi 3 metra dhe nuk është gjë tjetër veçse një robot futurist, i frymëzuar nga filmi "Transformers".


Foto nga CFP

Wang merret me lyerjen e veprës metalike që e ngjyros po me ngjyrë metali. Ky është procesi I fundit I punës për krijimin e robotit.

"Tashmë konstruksioni është gati dhe pas lyerjes ne do të pastrojmë mbetjet nga procesi I lyerjes së robotit. Bojrat I kemi zgjedhur vetë dhe janë antindryshk. ", shpjegon Wang për china.org.cn

Filmat si seriali "Transformers" kanë patur një sukses të madh në Kinë, madje për këtë flet edhe shuma prej 600 milion yuan ose 97 milion dollarë, që arkëtoi ky film vetëm gjatë një fundjave të shfaqjes së tij në Kinë.


Foto nga CFP

Pikërisht ky popullaritet I filmit çon në krijimin e një vepre tjetër, në këtë rast të një roboti si dhe në rritjen e kërkesave në mbarë Kinën për të tilla vepra metalike. Mjafton të kujtojmë se në hyrje të Dreamport Mall, në periferi të Pekinit, ndodhet një robot metalik me lartësi 16 metra.

Kalimtarët e rastit bëjnë foto me krijesën metalike, por të shumtë janë të rinjtë dhe sidomos fëmijët, që pozojnë me gjigandin metalik. Kuptohet, këto foto direkt shfaqen në rrjetet sociale aq të shumta dhe popullore në Kinë. Në shumë qytete të Kinës, si në Tianjin, Shangai, etj gjatë verës janë vendosur mjaft robotë gjigandë të ngjashëm me "Transformers". Turistët e shumtë të metropoleve kineze e shohin se sa i madh është pasioni për robotët në këtë vend, ku teknologjia e avancuar ka arritur majat.

Krijimi i robotit gjigand


Foto nga CFP

Roboti gjigand mund të kushtojë 100 mijë yuan, ose 16 mijë dollarë dhe për krijimin e tij ekipi punon rreth njëmuaj. Deri tani ata kanë shitur mbi 100 robotë të përmasave të mëdha.

Blerësit më të shumtë të këtyre gjigandëve metalikë janë firmat e ndryshme tregtare, pasi ato shpesh i vendosin në ambjente publike këto krijime, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Ekipi sapo ka përfunduar një grup robotësh që janë porositur nga një blerës në Shangai. Nga ky fshat deri në destinacion robotët do të udhëtojnë rreth 15 orë. Sapo të arrijnë robotët do të takohen me të tjerë robotë, pjesë e koleksionit të kësaj firme, por edhe në province apo qytete të tjera të Kinës janë në rritje kërkesat për robotë.


Foto nga CFP

Ky biznes i ri i krijimit të robotëve , të ideuar nga një banor me origjinë nga fshati është ndjekur me interes nga mediat kineze. Përveçse shumë i mediatizuar, ky lajm dhe përhapja e tij i ka sjellë të ardhura të mira krijuesit. Kërkesat për robotë me sa duket do të shënojnë rritje gjatë këtij viti. Realizuesi i robotit ndjehet i lumtur për gjetjen e tij të frymëzuar nga një film, por dhe për suksesin e punës së tij dhe ekipit që drejton. Nëse një ide krijuese korr sukses në Kinë, tregu i madh i saj garanton dhe fitim. Njerëzit me ide interesante nuk mungojnë dhe me zhvillimin e sotëm shoqëror, por kryesisht të platformave mediatike, rrjeteve sociale, ata bëhen të njohur për publikun e gjerë, i cili është vlerësuesi dhe konsumuesi i këtyre ideve të shndërruara në vepra. (Eda Merepeza)