"> Makinat tradicionale të shkrimit kanë heshtur<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Makinat tradicionale të shkrimit kanë heshtur
  2014-09-10 19:55:52

Makina tradicionale të shkrimit kanë heshtur

Epoka dixhitale që erdhi me kompjuterët personalë, tabletat dhe laptop-ët, shënoi heshtjen përfundimtare të makinave tradicionale të shtypit.

Kjo nënkupton edhe papunësi për daktilografistët janë sallave të gjykatave në Indi, të cilët çdo ditë shtypin dokumente me dorë.

Këtu raporti i korrespodentit të CRI-së:

Daktilografistët profesionalë që uleshin jashtë GJykatës së Lartë përbënin një peizazh të zakonshëm për Kolkata-n.

Përpara mbërritjes së kompjuterëve, qindra daktilografistë të trajnuar shtypin gjithë ditën në makinat e tyre, ndërsa klientët do të mbanin radhë për të shtypur dokumentet e tyre ligjore. 

Tani, aty kanë mbetur vetëm disa dhe Shati Sengupta është një prej tyre.

Çdo mëngjes ajo vendos zyrën e saj para Gjykatës së Latë, duke përsëritur ritualin e 10 vjetëve të fundit.

Sengupta punë më parë si recepsioniste, por u trajnua si daktilografiste kur profesioni ishte i kërkuar.

Ajo gjithashtu jep mësim për shtypje në makinë në një klasë të improvizuar në shtëpinë e saj.

Por me rënies e kërkesës, Sengupta thotë se është më e vështirë se kurrë për të fituar para. Ajo është e vetëdijshme se karriera e saj do të ketë një mbyllje përfundimtare dhe së të gjithë daktilografistët do të mbeten të papunë.

"Çdo daktilografisit do të mbetet i papunë. Çshtë shumë e vështirë të jetosh tani me këtë profesion. Me vështirësi unë fitoj Rs100 deri Rs150, apo rreth 1.6 deri 2.4 US dollarë në ditë. Shumë njerëz janë duke përdorur laptop dhe kompjuter. Të gjithë ata që përdorin makinat e shkrimit do të përdorin laptop-ët dhe kompjuterët."

Daktilografist zënë një korsi të vogël pranë Gjykatës së Lartë duke iu shërbyer avokatëve dhe njerëzve të tjerë që kanë punë në gjykatë.

Avokatja Gjykatës së Lartë, Ramanni Ghosal thotë ajo përdor daktilografistët sepse nuk dëshiron t'ju marrë atyre punën .

"Ne kemi një marrëdhënie të gjatë me daktilografistët. Ne jemi mësuar me ta, por me ndryshimin e kohërave, ne keni filluar të përdorim kompjuterët. Ngadalshëm kompjuterët po zëvendësojnë makinat e shkrimit në mënyrë përfundimtare. Por ne përsëri vijmë këtu të punojmë me ta, sepse ne kemi ndërtuar një marrëdhënie me ta."

Deri në fillim të viteve 2000, kurset dhe certifikatat e daktilografistëve ishin të detyrueshme për të rinjtë e sapodiplomuar për të gjetur një punë në administratën shtetërore ose në sektorin privat nw Indi.

Por sot kompanitë të gjitha përdorin kompjuter, ndara studentët e sapodiplomuar me siguri nuk kanë parë ndonjëherë makinë shkrimi në jetën e tyre.

Në këtë shkollë për kompjuter duzina studentësh largohen pasi kanë marrë leksione me njohuri për përdorimin e kompjuterit.


Foto nga Palinchak Mikhail / 东方IC

Aritra Sen është student në një institutit kompjuteri. Ai thotë se makinat e shkrimit nuk janë mjatftueshmërisht të shpejta për brezin e ri.

"Për brezin e ri kompjuterët janë shumë të përdorshëm. Për një kohë të shkurtër mund të bësh shumë më shumë punë sesa me një makinë shkrimi."

Ratu Bikash Sarkar drejton një qendër kursesh për daktilografistë.

Sarkar thotë se tani mezi gjendet ndonjë student që do të mësojë një gjë të tillë.

"Shkolla për daktilografistë filloi që në vitin 1959. Ne kishin plot studentë, por me kalimin e kohës studentët tani duan të mësojnë si të përdorin kompjuterin, ndaj tani jemi në prag të mbylljes. Por kjo shkollë është në gjakun tonë dhe do ta mbajmë hapur deri sa të jemi gjatë, pavarësisht nëse fitojmë apo jo para."

Sarkar e mban vetën të zënë duke rregulluar makina shkrimi. Në një kohë që fabrikat që i prodhuan makinat e shkrimit janë mbyllur, shumë pak njerëz dinë që t'i rregullojnë ato.

"Është e dhimbshme të mësosh se shkolla do mbyllet dhe daktilografistët do të harrohen. Është e dhimbshme të mendosh se makinat e shkrimit do të harrohen."

MC Majumder është një daktilografist i vjetër.

"E ardhmja nuk duket e ndritur për këtë lloj shtypjesh me dorë. Megjithatë ne mund t'i shohim makinat e shkrimit vetëm nëpër muze."

NATO-ja midis Ukrainës dhe Rusisë

NATO vendosi vetëm pak ditë më parë në samitin e saj në Newport të Wales-it krijimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë – edhe si reagim ndaj krizës së Ukrainës. Manovrat kjo trupë i ka nisur tashmë.


Foto nga Sipa USA / 东方IC

Menjëherë pas takimit në Wales, NATO-ja mbajti një manovër në Letoni. Me këtë, NATO-ja demonstroi vendosmërinë e saj për ta mbrojtur këtë vend baltik kundër kërcënimeve të mundshme për shkak të krizës së Ukrainës. Manovra ushtarake, në të cilën morën pjesë rreth 500 parashutistë kishte si objektiv një simulim të ndërhyrjes së ushtarëve të NATO-s në njërin prej vendeve anëtare, në rast të një situate krize. Ushtrimi është pjesë e një manovre më të madhe ushtarake, e cila do të mbahet nga 2 deri në 8 shtator në Gjermani, Poloni dhe në shtetet baltike.

Me manovrën e saj në Evropën Lindore të planifikuar prej një kohe të gjatë, Aleanca sipas të dhënave të saj synon t'i dërgojë një sinjal të fortë Rusisë për gatishmërinë për të mbrojtur shtetet anëtare. Aleanca është "e gatshme të mbrojë integritetin territorial" të shteteve anëtare", tha gjenerali Hans Lothar Domrose në kryeqytetin letonez, Riga.


Foto nga Sergei Grits / 东方IC

Në manovrën "Steadfast Javelin II" marrin pjesë gjithsej 2000 ushtarë nga nëntë shtete, midis tyre edhe nga Gjermania. Domrose theksoi se "me sa duket ka një lidhje me konfliktin në Ukrainë". Gjenerali i NATO-s, Ed Davis i tha stacionit televiziv letonez LTV se "ka një kërcënim të ri". Prandaj NATO-ja po punon për të krijuar një trupë, e cila të jetë në gjendje të reagojë brenda 48 orësh ndaj një kërcënimi të tillë.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Raimonds Vejonis i tha LTV, Rusia ka injoruar të drejtën ndërkombëtare dhe e ka paraqitur veten si "agresore". Vërtet që në manovër nuk mund të përcaktohet armiku, por Rusia është "një vend, që paraqet një kërcënim potencial në përgjithësi për shtetet evropiane dhe për NATO-n. Shefat e shteteve dhe të qeverive të Aleancës vendosën të premten, në takimin e nivelit të lartë në Newport të Wales-it krijimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë.

Veç kësaj, aleanca do të ngrejë në Estoni, në Lituani, në Letoni, në Poloni dhe në Rumani depo materialesh dhe municionesh, të cilat mund t'i shfrytëzojë trupa e reagimit në rast se i duhet. Të gjitha këto vende më parë bënin pjesë në aleancën ushtarake të "Traktatit të Varshavës", të drejtuar nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Petro Poroshenko bisedua në telefon të hënën për krizën në lindje të Ukrainës.

"Të dy presidentët bisedua për hapat që duhen për lehtësimin e zbatimit të marrëveshjes së paqes," tha shërbimi i shtypit i Kremlinit.


Foto nga Sergei Bondarenko / 东方IC

Sipas njoftimit për shty të dy presidentët diskutuan në kuadër të Grupit të Kontaktit që u mblodh në Minsk ku u nënshkrua dhe marrëveshja e armëpushimit. Ajo do të shtrojë rrugën për hapjen e rrugës politike për zgjidhjen e konflikit i cili ka marrë 2,600 jetë njerëzish që nga marsi.

Poroshenko u citua nga agjencia ruse e lajmeve Itar- Tass të hënën të thoshte se do të mbajë premtimin e armëpushimit.