">Pse duhet t'i lavdëroni fëmijët<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pse duhet t'i lavdëroni fëmijët
  2014-09-05 14:50:18

Sipas psikologëve në Shqipëri, por edhe nëpër botë, lavdërimi është mbështetja më e fuqishme që mund t'i jepni fëmijëve, por dhe nxënësve tuaj.

 

Ju mund ta lavdëroni fëmijën tuaj apo nxënësit tuaj kudo dhe kurdoherë

Nëse fëmijët dhe nxënësit rriten dhe mësohen me lavdërime, ata mësojnë të vlerësojnë. Lavdërimi është vlerësimi dhe njohja më e mirë, më efektive, mëkuptimplotë që ju mund t'i bëni punës së fëmijëve tuaj apo nxënësve. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë efekti ka tek fëmijët dhe nxënësit një shprehje positiveapo vlerësuese për çfarëdolloj pune që ata kryejnë.

Lavdërimi duhet të jetë në plan të parë kur do t'ia njohësh punën apo përparimin fëmijëve apo nxënësve. Përdorimi me mjeshtëri i lavdërimeve, zgjedhja e fjalëve, ndryshimi i mënyrës sipas individëve dhe situatave, ka një rëndësi të paimagjinueshme për fëmijët dhe nxënësit, është një motivim i fuqishëm për ecjen etyre përpara. Filozofia e përdorimit të lavdërimeve është thjesht ta trajtosh fëmijën apo nxënësin ashtu si do të dëshiroje ti si prind apo si mësues të trajtoheshe

nga të tjerët madje edhe pse jo nga fëmijët dhe nxënësit e tu. Fëmijët dhe nxënësit që rriten në një klimë përkujdesjeje dhe dashurie kanë një zhvillim të dukshëm të kapacitetit dhe nje jetë të sukseshme. Prandaj mos ia kurseni atyre lavdërimet, ngrohtësinë, përkujdesjen dhe dashurinë. Ata kanë nevojë për përkëdhelje, buzëqeshje dhe miratime pozitive të punës së tyre.

Udhëzime për përdorimin e lavdërimeve

Mbani parasysh këto udhëzime nëse doni t'i bëni lavdërimet sa më të efektshme:

Lavdërimi që të jetë sa më i efektshëm duhet të jetë personal, individual. Kur doni të bëni një falenderim apo lavdërim drejtohu fëmijës apo nxënësit meemër që dhe fëmijët e tjerë ta dëgjojnë

Lavdërimi që të jetë i efektshëm duhet të jetë real, i vërtetë, jo fallco, as i shtirur. Lavdërimi jo i sinqertë, i shtirur dhe mekanik nuk ka të bëjë fare melavdërimin e vërtetë dhe efektet pozitive të tij.

Lavdërimet janë të efektshme kur i përshtaten moshës, p.sh. adoleshentët i pëlqejnë lavdërimet të thjeshta dhe direkte. Më të rriturit i pëlqejnë lavdërimetkur ua thua veç, jo në sy të të tjerëve apo para klasës.

Mos harroni t'i lavdëroni fëmijët dhe nxënësit herë mbas here. Thuajuni atyre se po punojnë mirë dhe nxitini për punë akoma më të mirë. Ca fjalë tëthjeshta por inkurajuese nga prindërit dhe mësuesit mund të bëjnë mrekullira., mund të rrisin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin për punën e tyre. Fëmija aponxënësi që beson se 'mund' të bëjë diçka, gjithnjë do të përpiqet të bëjë më shumë. Pra, të gjithë duhet të punojmë të shtojmë vetëbesimin tek fëmijët dhe nxënësit.

Përsëritja pozitive

Mos u fokusoni vetëm në shprehjet negative, si p.sh. Pushoni, mos flisni, mos e bëj këtë apo atë, etj. Duke theksuar vetëm gjërat negative ju i përcillni mesazhinfëmijëve dhe nxënësve se ju po kërkoni të gjeni tek ata vetëm sjellje të keqe. Në këtë rast, vetë ju do të krijoni një mjedis negativ në klasë dhe në shtëpi. Pra,fëmijët dhe nxënësit do të marrin mesazhin se mënyra më e mirë për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve është sjellja e keqe. Theksi duhet të vihet në anët pozitive.

Mundohuni të lavdëroni fëmijët dhe nxënësit që nuk po flasin ose po sillen mire, pozitivisht. Patjetër do të ketë diçka pozitive në atë që bëjnë fëmijët apo nxënësittuaj. Nuk ka gjë të pamundur.

 

Lavdërimet për adoleshentët

Në se do t'i lavdëroni adoleshentët para klasës efekti do të jetë i kundërt. Ata ndjehen në siklet në se i veçoni dhe i thoni se janë 'të dalluar' në sy të të tjerëve

sidomos kur janë në klasë. Edhe në shtëpi ndodh e njëjta gjë me këtë moshë. Adoleshentët ekanë shumë të zhvilluar ndjenjën e kolektivitetit. Shpërblimi i lavdërimit duhet të jetë për gjithë klasën, si p.sh. një ekskursion, një shkuarje në kinema me klasën,një ditë pa detyra, etj.

Lëvizni nëpër klasë

Ndërsa nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur, është mirë që ju të qarkulloni nëpër klasë dhe herë pas here të bëni vërejtje pozitive dhe të jepni pse jo edhelavdërime për ata nxënës që punojnë mirë. P.sh. 'Agim, sa mirë që po punon, uau, e mbarove detyrën/ushtrimin?' Kur qarkulloni dhe shkoni nga njëri nxënës tektjetri ju i lini atyre të kuptojnë se ju jeni aty e gatshme për t'i ndihmuar në se ato kanë nevojë. Këtë gjë duhet ta bëni gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm nganjëherë. Sahere që ju i afroheni ndonjë nxënësi ai/ajo e ndjen se ju kujdeseni për të dhe vini re përpjekjet e tij apo të asaj për kryerjen e një detyre. Mos rrini gjithnjë ulur nëtavolinën e mësuesit, kështu s'do të bëni gjë tjetër vetëm se do të krijoni e shtoni distancën me nxënësit tuaj.

Zakonisht qarkulloni nëpër klasë kur nxënësit merren me punë të pavarur. Ji e gatshme t'i përgjigjesh çdo pyetjeje që bëjnë nxënësit dhe mundohu që t'i rritëshatyre besimin për të vlerësuar veten e tyre. Ndjenja e vetëvlerësimit është absolutisht e rëndësishme për vetëbesimin e nxënësve. Është absolutisht detyra emësuesit që të ndërtojnë tek nxënësit vetëbesimin në punën e tyre, të dinë ta vlerësojnë veten. Në se nxënësit nuk do të ndjehen mirë dhe nuk do të kenë besimnë veten e tyre apo nuk do të dinë të vlerësojnë punën e tyre, ata nuk do të mësojnë kurrë.

Mbështetja e vazhdueshme pozitive do të krijojë një mjedis më pozitiv në klasë për ju dhe për nxënësit tuaj. Shprehjet dhe fjalët pozitive janë çelësi që motivonnxënësit drejt suksesit.

Sa më shumë të përdorni lavdërimet dhe shprehjet pozitive aq më mirë do të ndjehen nxënësit, aq më mirë do të ndjeheni ju vetë, aq më shumë të motivuar do tëjenë nxënësit për të arritur qëllimet sociale dhe akademike.

Si përfundim, mund të themi se lavdërimet dhe shprehjet pozitive janë mënyra më efektive për të arritur qëllimin tonë.

- Të përdorni lavdërimet dhe shprehjet pozitive për të motivuar nxënësit të ndjekin udhëzimet tuaja dhe të fillojnë të punojnë

-Të përdorni lavdërimet dhe shprehjet positive për të mbajtur nxënësit vazhdimisht në punë

-Të zbatoni sisteme të ndryshme lavdërimi dhe shprehjesh pozitive në klasë, mos përdorni gjithnjë vetëm një grup të vogël

-Të rrisni vazhdimësinë e përdorimit edhe të përforcimeve pozitive.