">Kultura botërore e kafesë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kultura botërore e kafesë
  2014-09-04 15:22:46

Kafeja është pija më e popullarizuar në botë. Shumë njerëz sot e nisin ditën me një filxhan kafeje. Ajo është më shumë se një pije. Për shumë prej nesh, ajo ndërthuret në strukturën e jetës së përditshme.

 

Në fillim kafeja u zbulua në Etiopi. Më pas ajo u shpërnda në Egjipt dhe Jemen, e më vonë arriti në Iran, Turqi, dhe Amerikën e Veriut. Më pas ajo u shpërnda në në të gjithë Europën dhe Amerikën.

Kryesisht kokrrat e kafesë kultivohen në Amerikën latine, në Azinë jugperëndimore dhe në Afrikë.

Pirja e kafesë është një pjesë e shprehive dhe traditës së arabëve dhe popujve të tjerë. Në shumë vende, kafeja është pija më e pëlqyer e ditës.

Kafeja përgatitet në mënyra të ndryshme nëpër botë. Në vendet perëndimore kafeja preferohet të konsumohet në filxhanë të mëdhenj së bashku me vaktin e mëngjesit, dhe disa e pinë në gotë të madhe pasdite.

Kafeja arabe dallon nga ajo europiane dhe amerikane përsa i takon shijes, vëllimit të filxhanit dhe mënyrës së përgatitjes. Gjithashtu dhe metoda e pjekjes ndryshon shumë nga një lindja me perëndimin.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë është një befasi për shumë njerëz: Vietnami. Në fakt, jo shumë njerëz, sidomos atë të specialitetit të kafesë, flasin për Vietnamin,

Fermerët vietnamez kultivojnë një specie të pemës së kafesë të quajtur Robusta. Ajo rritet shpejt dhe prodhon të lashta të mëdha, por kokrra e saj ka shije të hidhët. Shpesh ajo përdoret në përzierje, sidomos në Europë.

Amerikanët janë ndër popujt që konsumojnë më shumë kafe. Ka amerikanë që konsumojnë deri në 6 filxhanë kafeje në ditë.

Njerëzit më parë e ndanin botën e kafesë në prodhues, si Brazili, dhe në vendet konsumuese: Europën Perëndimore dhe Amerikën Veriore.

Megjithatë ekspertët thonë se së shpejti Brazili mund t'ia kalojë Amerikës dhe të bëhet vendi konsumues më i madh në botë.

Statistikat tregojnë se ka një rritje të lartë në konsumin e kafesë në rajonet si Azi Juglindore, Korenë e Jugut, Europa Lindore, Indi etj

Kafe në vendin e çajit

Në metropolet kineze, si Pekin, Shangai apo Guangzhou shpesh mund të shohësh dikë që punon me laptop dhe ka pranë filxhanin e kafesë. Ekspresët e kafeve tani janë pjesë e pandarë e shtëpive apo zyrave.

Konsumi po shtohet gjithsesi me 10-15% çdo vit, teksa edhe kultivimi rritet. Prodhuesit e çajit të njohur dhe cilësor Pu'er në provincën kineze Yunnan, tashmë po merren edhe me prodhimin e kafesë.

Kompani të njohura ndërkombëtare kanë shkuar në Yunnan, ndërsa kokrrat e kafesë Arabika tani eksportohen në mbi 20 vende e rajone, përfshirë Europën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.

Industrisë së kafesë në Kinë gjithsesi i mungon kapaciteti i lartë i prodhimit, markat vendore dhe aftësia për të përpunuar lëndën e parë. Ndaj një kompani nga Yunnani, "Aini Coffee" ka shtuar fushatat e marketingut e ka hapur një dyqan për të ofruar produktet e saja.

Ekspertët thonë se me seleksionimin e prodhimin e kujdesshëm, "Aini Coffee" ka premisa që të dominojë tregun botëror.

Pasi ka punuar për mbi 45 vjet në industri, Jeremy Wakeford njihet si një ekspert i cilësisë së kafesë. Në 2011-ën, "Starbucks" e dërgoi në Kinë për të parë cilësinë e kafesë që vinte nga "Aini Coffee".

 

Wakeford punoi për gjysmë viti me "Aini", duke mbikqyrur plantacionet e provuar lloje të ndryshme të kafesë. Në janar të vitit të kaluar, ai i dha notën 81.5, që i jepet kafesë në botë për cilësinë.

Pas kësaj, "Starbucks" themeloi një kompani me kapital të përbashkët për të blerë kafe nga Pu'er-i dhe për t'a dërguar në Siatëll për ta përpunuar e pjekur.

Konsumatorët kinezë janë të fiksuar pas markave të huaja, kur bëhet fjalë për kafenë, por ajo që ata nuk dinë është se shumica e firmave furnizohen pikërisht nga Kina.

Kompania "Starbucks" është një kompani amerikane ku mes të tjerave është e njohur dhe për kafen, shumë e përhapur dhe e njohur gjithashtu nga kinezët. Me kalimin e viteve kafeja po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së kinezëve. Sot në Kinë ka shumë kompani kafeje që tërhiqen nga tregu kinez. Disa prej tyre janë kompanitë Maxwell, Nestle, Columbia etj, të cilat janë shumë të njohura dhe preferuara në Kinë.

Konsumi i kafesë në Kinë ishte 120 mijë tonë në 2011-ën. Ekspertët mendojnë se kërkesa për kafe në vend do të rritet deri në 40% çdo vit deri në 2015-ën.

 

Megjithatë, kafeja sot preferohet nga e gjithë bota. Ashtu si edhe në Kinë, kafeja preferohet shumë edhe nga shqiptarët, të cilët disa kafe gjatë ditës e sidomos nuk lënë pa harruar atë që quhet "kafeja e mëngjesit". Thuhet se në Shqipëri, tre tipet e bizneseve që hasen më shumë janë, farmacitë, dyqanet e celularëve dhe bar-kafenetë. Një shqiptar pi të paktën 2-3 kafe në ditë, në zyrë, në takime me miqtë, por edhe në shtëpi.

Si asnjëherë më parë, kafeja është bërë vend i parapëlqyer i shqiptarëve. Nuk ka tjetër institucion social që të ketë atë ngarkesë sa kafenetë. Rituali publik i pirjes së kafesë, por jo vetëm i saj, është tashmë shumë i rëndësishëm për jetën e përditëshme. Kafetë nuk janë thjesht vende të kalimit të kohës "së lire", por janë vërtetë institucione sociale.

Kafetë në shoqërinë shqiptare por edhe atë botërore janë vende ku njerëzit diskutojnë për çdo gjë, për jetën private, për biznesin, punët dhe projektet individuale, kulturën, etj.