">Filxhani më i shtrenjtë i çajit në botë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Filxhani më i shtrenjtë i çajit në botë
  2014-09-04 15:22:46

Ata që pijnë çaj nuk mendohen shumë për filxhanin me të cilin e pijnë atë. Por kur dikush pi çaj me një filxhan i cili është shitur në ankand në vlerën 44.8 milion dollarë, kjo ngjarje përbën lajm.


Foto nga Sina Weibo

Miliarderi Liu Yiqian, njëherësh koleksionist arti u fotografua duke pirë çaj me një kupë, për të cilën kemi folur në një nga rubrikat e mëparshme të emisionit kulturor "Palimsest". Bëhet fjalë për "filxhanin e çajit me pula", një filxhan porcelani të lashtë kinez i shitur në ankand në vlerën 280 milion yuan, e barabartë me 44.8 milion dollarë. Ishte pikërisht miliarderi kinez Li ai që bleu filxhanin e famshëm në ankandin e Sotheby-t në Hong Kong në prill të këtij viti, duke shënuar kështu çmimin rekord në histori përsa i përket vlerës monetare të një filxhani prej porcelani. Madje sipas china.org.cn miliarderi e ka përdorur 24 herë kartën e tij të kreditit për të bërë pagesën. Në momentin kur ka marrë në dorë filxhanin e porcelanit, Liu ka përgatitur çaj dhe e ka pirë, duke u fokusuar nga mediat dhe më pas duke u publikuar kudo.


Foto nga Sina Weibo

Interesimi ishte i madh pasi ky filxhan çaji me pula mund të cilësohet pa ngurrim si më i shtrenjti në histori. Ky filxhan çaji daton nga perandori Chenghua i cili ka jetuar në vitet 1465-1487 e.s, gjatë sundimit të dinastisë kineze Ming.

Në botë aktualisht kanë mbetur 10 filxhanë të tillë, një pjesë e të cilave të ekspozuar në muzeume anembanë botës, kurse pjesa tjetër të blera nga koleksionistë privatë. Biznesmeni kinez Liu thotë se ky filxhan i rrallë çaji prej porcelani do të ekspozohet në muzeun Long, pronë e tij dhe e bashkëshortes.

Muzeu kombëtar i Letërsisë Klasike në Pekin

Së shpejti në Pekin do të hapet për publikun e gjerë Muzeu Kombëtar i Letërsisë Klasikë, në të cilin do të përfshihen veprat më të njohura letrare të Kinës. I vendosur në Bibliotekën Kombëtare të Kinës, pas dy vjet përgatitjesh, ky muzeum do të zerë një sipërfaqe prej 11.549 metra katrorë dhe do të jetë muzeu i parë publik në vend, i fokusuar në librat klasikë.


Foto nga Wang Kaihao / China Daily

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Librave Klasikë, Han Yongjin shprehet për "china.daily" se "Librat e vjetër janë dëshmitarë historikë të qytetërimit kinez mijëravjeçar. Kombinimi i muzeut me librarinë është një trend i pashmangshëm i kohëve të sotme. Kaligrafia e përdorur në shkrimet e lashta duhet ruajtur në mënyrë që vizitorët e interesuar të njohin nga afër këtë art të fjalës, që buron nga lashtësia"


Foto nga Wang Kaihao / China Daily

Sipas drejtorit Hasn, në raftet e këtij muzeu do te ekspozohen 2.75 milion botime të letërsisë klasike kineze, që i përkasin periudhës para vitit 1911, ku do të përfshihen vepra të rralla dhe harta të vjetra, të ruajtura në koleksionin e bibliotekës.


Foto nga Wang Kaihao / China Daily

Ekspozimi i parë i këtyre veprave letrare do të bëhet në fund të këtij viti. Por vizitorë të veçantë do të mund ta shohin atë pas 9 shtatorit, që shënon dhe 105 vjetorin e themelimit të Muzeut Kombëtar të Letërsisë Klasike kineze.

Kina kampioneve e super-ekraneve të kinemasë

IMAX kompania më e madhe shtetërore kineze e filmit pritet të hapë 19 kinema me ekranë gjigandë, në vendin e dytë në botë në industrinë e filmit. Kompanitë "IMAX Corp" dhe "Shanghai Film Corp" kanë deklaruar se këto salla kinemaje super moderne do të hapen para fundit të vitit 2015.


Foto nga CFP

Industria e filmit në Kinë ka ecur me shpejtësi marramendëse dhe këtë vit të ardhurat e saj janë 27% më të mëdha se vitin e kaluar, duke arritur në 3.6 miliard dollarë.Politikat ndihmëse të qeverisë kanë nxitur zhvillimin e teknologjisë 3D të filmave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e popullaritetit të industrisë kineze të filmit në botë.

Filmi "Transformers: Age of Extinction,"I shfaqur në kinematë IMAX këtë verë siguroi të ardhura prej 10 milion dollarë, më shumë se dyfishi që ishte parashikuar nga vetë kompania. Në fund të vitit 2013 në Kinë numërohen 173 salla kinemaje në pronësi të IMAX dhe pritet që deri në vitin 2021 numri I tyre të arrijë në 230. Tashmë Kina mban vendin e pare në botë për kinematë IMAX.(Eda Merepeza)