">Rrokaqiejtë luksozë të Kinës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Rrokaqiejtë luksozë të Kinës
  2014-09-01 14:48:06

Deri vitin e kaluar, për 6 vjet rradhazi, Kina është bërë vendi më i madh për numrin e rrokaqiejve, në ndërtim e sipër. Faktikisht, ndër 20 ndërtesat më të larta në botë, 10 ndodhen në Kinë. Po të zgjerohet lista deri në 100 më të lartat, Kina ka 43.

Emri arkitekturor i rrokaqiellit është "ndërtesë ultra e lartë " ose "super high-rise building" siç thuhet në anglisht, që e ka fjalën posaçërisht për ndërtesat mbi 300 metra. Para 40 vjetësh, "Empire State Building" në Nju Jork ishte ndërtesa më e lartë. Por tani, gjenden kudo në botë qiellgërvishtës mbi 600 metra. Siç tha z. Li Yongkui, docent i Institutit të Menaxhimit të Projekteve të Ndërlikuara pranë Universitetit Tongji, rrokaqielli nuk është vetëm një ndërtesë, por ka domethënie simbolike për një qytet, një vend, madje një epokë. "Nga dizenjimi, ndërtimi deri te praktikat e funksionimit, të gjitha gjërat rreth rrokaqiellit duhet të jenë më cilësore. Rrokaqielli në vetvete është një ekzistencë luksoze", tha ai.

Si është jeta në një ndërtesë kaq të lartë?

Çdo mëngjes, znj. Sun Yihua futet në orën 8:15 në ashensorin e "Kullës Jin Mao" për të shkuar te zyra në katin 31-rë të rrokaqiellit 421 metra të lartë. Në krahasim me kolegët e tjerë, ajo vjen në punë më herët, por punëtorët e mirëmbajtjes së ndërtesës kanë nisur punën në orën 6:30. Disa prej tyre merren me kontrollin e cilësisë së ajrit, disa patrullojnë për pajisje publike, kurse pastruesit duhet të garantojnë tërë ditën higjenën e mjedisit në këtë kullë, që duket sikur shpon qiell.

Si lëvizim në rrokaqiell?

Nga fundi deri në majë, një qiellgërvishtës zakonisht ndahet në tre pjesë që përkatësisht janë qendra tregtare(shopping mall), zyra, hotele dhe apartamente. Për shembull në Kullën Jin Mao punojnë afro 6000 punonjës të kompanive të ndryshme. Njëkohësisht kjo vizitohet nga 6000 turistë në ditë dhe më shumë se 8000 klientë frekuentojnë qendrën tregtare ose restorantet në të. Prandaj, çdo qiellgërvishtës mund të quhet si një "qytet vertikal".

Kërkesa e madhe për lëvizjen e lirë dhe të shpejtë të aq shumë njerëzve ibëjnë ashensorët si enë gjaku të rrokaqiellit. Në Kullën Jin Mao ka 79 ashensorë të fuqishëm, që përgjigjen edhe për kate të ndryshme.

Kompania e znj. Sun është në katin e 31-të. Ajo shprehet e kënaqur për efektivitetin e ashensorit sepse në sallën e godinës, ka 6 ashensorë për transportin e punonjësve, që ndodhen midis katit të 30-të dhe të 40-të. Suni mund të arrijë në katin që do, shumë shpejt dhe nuk do të harxhojë asnjë sekondë "rrugës". Ashensorët që përdor mund të lëvizin 4m/s. Thuhet se turistët, po përdorin ashensorin e posaçëm, që niset nga kati i parë deri në katin 88-të, me një shpejtësi prej 9m/s, dhe mund të ndiejnë një zhurmë, sikur po udhëtojnë me avion. Megjithatë, ky nuk është më i shpejti. Në Qendrën e Shangait, që është në ndërtim e sipër, pranë Kullës Jin Mao, ashensorët mund të lëvizin 18 metra në sekondë. Por, në fakt, nëse nuk doni të përjetoni "shpejtësi ekstreme", ju propozon znj. Sun për ashensorë të tjerë jo për qëllime turistike.

"Ashensorët për persona VIP nuk janë aq të shpejtë, sepse në krahasim me vizitorët, drejtorët dhe zyrtarët janë në një moshë më të madhe. Zemra dhe veshët e tyre mbase s'mund të durojnë ngacmime të tilla", tha z. Su Yongcheng, drejtues i mirëmbajtjes së pajisjeve të rrokaqiellit Jin Mao.

Si garantohet siguria në rrokaqiell?

Zjarri është gjithmonë ankthi i rrokaqiellit. Deri tani, shkalla më e lartë në botë mund të arrijë vetëm deri në 130 metra lartësi, shifër kjo shumë më e ulët, sesa ndërtesat super të larta.

Z. Lu Weiqing ka qenë zjarrfikës i distriktit Jinshan të Shangait. Tani ai drejton ekipin e zjarrfikësve të Kullës Jin Mao. Nga ora 7 e mëngjesit, ai dhe çdo koleg i tij duhet të punojë 12 orë në ditë, duke mbaruar patrullimin prej 20 kilometrash. Ata duhet të sigurojnë që çdo korridor publik të mos bllokohet, që në garazh të mos rrjedhë benzinë nga makinat e parkuara, që dyert kundër zjarrit të jenë të mbyllura etj. Sidomos ajo e fundit që shpërfillet shpesh nga punonjësit e godinave të tjera.

Mund ta imagjinoni qiellëgërvishtësin si një aeroplan super i madh, ku ndodhen mijëra pasagjerë në ambjent të mbyllur. Po të hapni dritaren në katin e 80-të, të gjitha sendet mbi tavolian do të "thihen" jashtë nga era e madhe. Në katet e ulëta, presioni atmosferik brenda është më i ulët se jashtë dhe era do të hyjë brenda. Kurse në katet e larta, presioni atmosferik brenda është më i lartë se jashtë dhe era do të fryjë jashtë. Kështu që po të bjerë zjarr, tërë ndërtesë do të duket si një "oxhak". Prandaj, dyert kundër zjarrit duhet të jenë gjithmonë të mbyllura në ditë të zakonshme.

Përveç këtyre, në Kullën Jin Mao janë ndarë edhe 36 zona të posaçme për strehim të përkohshëm në rast zjarri, secila prej tyre mund të zërë afro 700 njerëz me pajisje të duhura dhe sistem të pavarur të furnizimit të ajrit të freskët.

Si ruhet pastërtia e ajrit?

Çdo herë, kur ka smog në dimër, znj. Sun Yihua që shikon qytetin nga dritarja e zyrës, e ndjen veten me fat për mjedisin e zyrës së saj që ruhet gjithmonë në shkallë më cilësore.

Ajri, para qarkullimit në Kullën Jin Mao 421 metra duhet të kalojë nëpër tre sisteme të filtrimit. Mbi 1600 pajisje të kontrollit grumbullojnë pandërprerë të dhënat e temperaturave, sasive të ajrit të furnizuar nga 5800 ventilatorë në kate të ndryshme të godinës. Rrjetet që përdoren nga këto sisteme filtrimi duhet të ndërrohen njëherë në tre muaj dhe kryhen nga mikro-robotë. Sipas z. Ding Jianjun, zv.kryetar i bordit të Korporatës Jin Mao,vetëm pastrimi i kondicionerëve të një kati i kushton mbi më shumë se 20 mijë juanë(mbi 3300$). Kurse, për të ruajtur pastërtinë e sipërfaqjes prej qelqi të qiellgërvishtësit, duhet të punësohen mbi 30 pastrues, që të mund të punojnë në lartësi.

Sipas të dhënave statistikore, Kulla Jin Mao harxhon mbi 170 mijë juanë(28 mijë $) në ditë energji elektrike, ujë dhe gaz natyror. Po të llogaritet në vit, konsumi i energjisë mund të kalojë 10 milionë dollarë amerikanë.

Fundi i fundit, qiellgërvishtësi nuk është vetëm një kuti çimentoje, por si një qytet i madh vertikal, është edhe një ndërtesë luksoze.