">Turistët kinezë dhe pasioni për verërat<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Turistët kinezë dhe pasioni për verërat
  2014-09-01 14:48:06

Vera dhe turistët kinezë në botë

Si të gjitha vendet e botës edhe Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë i kushton vemendje të madhe verërave. Turistët kinezë, që janë në top listen e turizmit botëror, gjithnjë e më shumë po frekuentojnë agroturizmat, ku nuk mungojnë kantinat e verës.

 

Kantinat e verës ,si pjesë e turizmit kanë sukses në vendet evropiane, por edhe në Amerikën e Veriut, të Jugut, në Australi dhe Zelandën e Re, duke u kthyer në një trend të rëndësishëm të industrisë së turizmit.

Në një prononcim për "China Daily", menaxherja e përgjithshme e një kompanie të prodhimit të verërave në Australi, Amy Burch thotë se tashmë në Australi ka shumë kompani që bashkëpunojnë me biznesin kinez të verërave. Por pjesa më e rëndësishme e veprimtarisë së kësaj kompanie është tërheqja e turistëve nga Kina. Kompania australiane "Burch Family Wines" prodhon market e njohura "Madfish" dhe "Howard Park".

Në gusht kjo kompani hapi një kantinë për degustimin e verërave të prodhuara prej saj, veçanërisht për turistët kinezë. Madje sipas menaxheres së përgjithëshme kompania i ka kërkuar një grant qeverisë australiane për të shtuar prodhimin e verërave për tregun kinez, por edhe për tregtimin e tyre në vend. Granti do të kontribuojë dhe në përgatitjen e materialeve për verërat në gjuhën kineze si dhe në prezantimin e tyre multimediatik në Putonghua.

Australia nuk është i vetmi vend që interesohet për rritjen e numrit të turistëve kinezë të verërave. Një agjenci turizmi franceze, "Atout France" po bashkëpunon me agjencitë kineze të turizmit për të krijuar ture në kranihat franceze ku prodhohet vera dhe që frekuentohen nga turistët kinezë. Kjo agjenci ka përgatitur dhe guida në gjuhën kineze për turistët e shumtë nga Kina që pëlqejnë Francën por dhe verën e saj të njohur. Ndërkohë Spanja është një tjetër destinacion i turizmit, por dhe i promovimit të verërave të saj për turistët kinezë, që të shumtë në numër e vizitojnë këtë vend në çdo stinë të vitit. Në guidat turistike janë përfshirë dhe vizita në kantinat e verës. Spanja është eksportuesi i tretë i verërave në Kinë, pas Francës dhe Australisë.

Luftohet korrupsioni në arsim

Korrupsioni në arsim është një dukuri që vërehet në Shqipëri, përmes ryshfeteve, dhuratave për mësuesit e niveleve të ndryshme, në përfitim të favoreve nga studentët. Kjo dukuri, e shfaqur edhe në Kinë tashmë ndeshet me një luftë të ashpër. Ministria e arsimit e Kinës, duke vërejtur shfaqje të korrupsionit nga ana e stafit pedagogjik dhe për të ndaluar atë, ka marrë masa ndëshkuese.

Ditët e fundit Ministria e arsimit e Kinës, permes një rregulloreje u ndalon mësuesve të pranojnë dhurata në lekë nga studentët, nxënësit apo nga prindërit e tyre. Kjo është pjesë e lëvizjes kundër korrupsionit në Kinë dhe masave që po merren në këtë drejtim.

Sipas rregullores prej 6 pikash, forma të tjera të dhuratave, siç mund të jenë pagesa për udhëtime, apo të sigurimeve shoqërore janë të ndaluara. Mësuesit dhe profesorët, sipas rregullores së re nuk duhet të marrin pjesë në darka apo dreka të paguara nga studentët dhe familjet e tyre. Gjithashtu ndalohen dhe pagesat nga ana e studentëve apo familjeve të tyre të veprimtarive argëtuese të mësuesve, si fitness, apo udhëtime. Mësuesve dhe profesorëve u ndalohet me rregulloren e re tu shesin studentëve apo nxënësve librat e tyre, apo të blejnë gazeta dhe revista ku janë publikuar shkrime apo artikuj të profesorëve të tyre, kur ua kërkojnë këta të fundit. Ata që shkelin rregulloren, do të ndëshkohen me gjoba, por edhe deri në ndjekje penale. (Eda Merepeza)