">Kinë, Benz dhe Audi në hetim kundër monopolit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kinë, Benz dhe Audi në hetim kundër monopolit
  2014-08-26 16:25:15

Hetimet kundër monopolit në treg po zhvillohen në Kinë ndaj kompanive të makinave. Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës bëri të ditur kohët e fundit se ka përfunduar hetimet ndaj Kompanive Chrysler, Audi, Benz si dhe 12 ndërmarrjeve të automjeteve të njohura japoneze. Po të konfirmohet shkelja e ligjit, këto firma mund të marrin gjoba tepër të mëdha.


Foto nga CFP

Për një kohë të gjatë, klientët kinezë ankohen shumë për çmimet e larta dhe shpenzimet e shumta në mirëmbajtjen dhe pjesët e këmbimit të makinave të importuara. Të gjitha çmimet janë caktuar nga kompanitë që kanë epërsi mbizotëruese në treg. Nëpërmjet një zinxhiri të plotë biznesi, prodhuesit dhe shitësit e makinave të importuara, duke shfrytëzuar pozitën e tyre të favorshme, po fitojnë më shumë në Kinë sesa në vende e rajone të tjera të botës.

Për shembull, çmimi i një makine "Land Rover" mund të jetë deri në trefishin e çmimit që shitet në Britaninë e Madhe. Por, ndërsa çmimi i makinës nuk është sektori më fitimprurës, pjesët e këmbimit, janë. Sipas standardeve botërore, shuma e çmimit të pjesëve të këmbimit të një makine mund të jetë treh here më e madhe se sa e një makine të re kur, shiten veç e veç. Nëpërmjet këtij standardi parandalohet çmimi i paarsyeshëm në dyqanet e mirëmbajtjes së makinave, në rastin e ndërrimit të pjesëve të këmbimit. Ndërkohë në Kinë, çmimi i pjesëve të këmbimit është gjithmonë mbi katërfishin e vlerës së një makine të re. Sipas hetimeve të zhvilluara në prillin e këtij viti, pjesët e këmbimit të një tipi të Benzit , shiten 10 herë më shumë se një makinë e re.


Foto nga CFP

Përveç kompanive të automjeteve, goditjet kundër veprimeve monopolizuese, të nisura nga sektorët e prodhimit të pijeve alkoolike, pajisjeve mjekësore etj., kanë përfshirë një numër më të madh ndërmarrjesh si Microsoft, Qualcommi, LG etj. Organet hetimore kanë vizituar zyrat e tyre, duke grumbulluar dëshmi të domosdoshme dhe kanë biseduar me personat përgjegjës.

Kompania jugkoreane LG pagoi 353 milionë juan gjobë(mbi 56 mln $). Kurse gjashë prodhues kryesorë të pluhurit të qumështit si Fonterra paguan 670 milionë juanë gjobë(mbi 108 milionë $). Kurse, po të konfirmohet shkelja e ligjit në monopolizimin e standardeve teknike të telekomunikacionit, tajkuni botëror i prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit Qualcomm mund të përballet me një gjobë prej 1.2 miliardë dollarë amerikanë.

Në këtë fushatë të re kontrollesh për hetimin kundër monopolit, disa media të huaja I kanë interpretuar si presione të qeverisë kineze ndaj kompanive botërore. Faktikisht, që nga gushti i vitit 2008, kur hyri në fuqi "Ligji Anti-Monopol", hetimet janë zhvilluar në shumë sektorë ekonomikë, duke përfshirë jo vetëm firma shtetëtore, private dhe ato me investime të huaja. Për shembull, në marsin e vitit të kaluar, dy kompani kryesore kineze të prodhimit të rakisë së orizit, Moutai dhe Wuliangye u dënuan me 449 milonë juanë gjobë(mbi 72 mln$) për shkak të manipulimit të çmimeve me pozitë mbizotëruese në treg. Nëse I referohemi vitit 2011, vërejmë se dy kompanitë më të mëdha kineze të shërbimeve të telekomunikacionit, China Unicom dhe China Telecom u përfshinë në hetimet për monopol.


Foto nga CFP

Lidhur me këtë, znj. Wang Xiaoye, anëtare e Institutit të Studimeve Ligjore pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës tha se pavarësisht Chryslerit apo Microsoftit, hetimet e organeve qeveritare janë zhvilluar ndaj shkeljeve dhe jo ndaj "shtetësisë" së tyre. "Gjatë zbatimit mbi 30 vjeçar të reformës dhe hapjes ndaj botës së jashtme, rregullat e tregut po bëhen faktor kryesor në zhvillimin ekonomik të Kinës. Por, ku ka treg të lirë, ka edhe konkurrencë të padrejtë. Në këtë moment, është normale që qeveria të marrë masa konkrete", tha znj. Wang.

Kurse sipas prof. Liu Junhai, kryetar I Institutit të Studimeve të Ligjeve Tregtare të Universitetit kinez Renmin, hetimet kundër monopolit janë në favor të ruajtjes së konkurencës së barabartë në treg dhe frenimit të shpërdorimit të epërsive të kompanive në treg. "Në të kaluarën, pushteti local i ka kushtuar shumë vëmendje investimeve të huaja për zhvillimin e ekonomisë. Gjatë këtij procesi, inkurajimi, mbrojtja dhe tërheqja e investorëve janë në fokus të veprimtarisë së qeverisë. Por kjo shkakton edhe mungesën e kontrollit, hetimeve dhe dënimeve ndaj shkeljeve të ligjit. Goditja e kësaj radhe, në një farë kuptimi mund të quhet edhe si ndreqje e gabimeve të mëparshme", tha prof. Liu.

Në të vërtetë, në tregun aktual kinez shumë marka janë mbizotëruese, gjë që krijon mundësinë e manipulimit. Zv.kryemenaxheri i Projektimit të Sistemit të Informacionit të Kinës sh.p.k, Fu Xingbin tha se në prillin e sivjetshëm, Microsofti shpalli përfundimin e mbështetjes teknike të programit Windows XP në Kinë. "Kjo bëri që miliona përdorues kinezë të ndryshojnë sistemin e kompjuterit, duke pranuar pa asnjë kusht deklaratën e njëanshme të prodhuesit. Në këto raste, përveç pranimit, klientët nuk kanë ç'të bëjnë, vetëm të blejnë sistemin e ri", tha z. Fu.

Ndërsa, korporata Qualcomm, gjiganti botëror i sektorit të çipit të telekomunikacionit, duke shfrytëzuar epërsinë teknike, fiton jashtë mase nga tregu kinez si monopolizues. Njësoj siç bëjnë Benzi dhe Audi, produktet e Qualcommit shiten me çmim shumë më të lartë në Kinë se në vende të tjera. Vitin e kaluar, klientët kinezë kontribuan në 70% të fitimeve neto të Qualcommit.


Foto nga CFP

Por, disa specialistë u shprehën se arsyeja thelbësore e monopolit të tregut nga ndërmarrjet e huaja është dobësia teknologjike vetjake në fusha përkatëse. Në përgjithësi, ndërmarrjet prodhuese kineze nuk kanë aftësi konkurruese për disa teknika kyçe të kompjuterit.

"Në shtatorin e vitit të kaluar, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së shpalli vendimin e vënies së një gjobe prej 740 milionë dollarësh amerikanë ndaj 9 kompanive japoneze si MITSUBISHI, HITACHI etj., për monopolin e çmimeve të pjesëve të këmbimit të makinave në tregun amerikan. Por, duhet theksuar se ndërmarrjet amerikane të makinave janë të fuqishme në këtë drejtim. Kurse ne, që nuk zotërojmë teknika kyçe, s'kemi ç'të bëjmë, por vetëm ta zëvendësojmë një produkt të huaj me një tjetër të huaj. Kështu që veprimet monopolizuese nuk mund të frenohen në një shkallë ideale, kur në treg ka dy ose tre konkurrentë", tha z. Fu Xingbin, Zv.kryemenaxheri i Projektimit të Sistemit të Informacionit të Kinës sh.p.k.