20140822arra1 |
Përdorimi i vajit të arrës së kokosit mund të shkojë përtej kuzhinës së gatimit.
Ju sjellim të gjitha përdorimet e këtij vaji:
1. Vaji më i shëndetshëm për gatim
Vaji i arrës së kokosit është vaji më i mirë për gatim. Ai përshpejton metabolizmin, është yndyrë e shëndetshme për zemrën tuaj si dhe përmirëson tretjen.
2. Vaji i arrës së kokosit për higjienën e gojës
Vaji i arrës së kokosit vret bakteriet në gojë, duke ndihmuar në largimin e erës së pakëndshme të gojës. Po ashtu ky vaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.
3. Flokë të shëndetshëm me vajin e arrës së kokosit
Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm mund të bëni këtë maskë.
3 deri në 5 lugë vaj arre kokosi. Masazhoni flokët me të, dhe më pas mbulojeni me kapuç plastmasi. Lëreni në flokë për 1-2 orë. Lani flokun me shampo disa herë derisa ta ndjeni që floku nuk ka yndyrë. Thajini dhe do të shihni që floku juaj do të jetë më i butë dhe me shumë ndricim. Kjo maskë ndihmon gjithashtu edhe kundër zbokthit.
4. Hidratoni trupin
Vaji i arrës së kokosit lështë një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis, dhe ekzemë.
5. Pas debilimit
Për një lëkurë më të butë dhe për të larguar shenjat mund ta përdorni këtë vaj ushqyes pas debilimit për të eleminuar dhe skuqjen.
6. Vaj arre kokosi për buzët e thata
Përdorni vajin e arrës së kokosit në formën e balsamit për buzët, për vetitë e tij antibakteriale si dhe për efektin ushqyes.
7. Shëroni pickimet e insekteve apo shenjat e lëkurës
Vaji i arrës së kokosit përshpejton shërimin, pushon krruajtjet, redukton fryrjet dhe shenjat e lëkurës. Aplikoni vaj arre kokosi në sipërfaqen e lëkurës ku keni probleme dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse.
8. Vaji i arrës së kokosit për kujdesin e këmbëve
Vaji i arrës së kokosit kuron lëkurën e thatë të këmbëve dhe thembrat e çara. Aplikojeni tek këmbët pas dushit, vishni çorape dhe mbajeni tërë natën.
9. Mbron kundër diellit
Vaji i arrës së kokosit ka një mbrojtës natyral kundër diellit. Ai ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe ushqimin e lëkurës. Po ashtu trajton me efektivitet djegiet e lëkurës nga dielli.
10. Heq grimin
Fërkoni zonën rreth syve me pambuk ku të keni vendosur vajin e arrës së kokosit për të hequr grimin e syve madje dhe rimelin kundër ujit.
11. Vaji i arrës së kokosit, vaj për masazh
Vaji i arrës së kokosit është një bazë e mirë në përbërjen e vajit të masazhit. Ngroheni pak vajin e arrës së kokosit derisa të shkrihet dhe bëni me të masazh.
12. Parandalon strijat apo smaliaturat në lëkurë
Aplikoni vaj arre kokosi disa herë gjatë ditës në lëkurë për të parandaluar shfaqjen e strijave apo të çarave të lëkurës.
Përveç këtyre është zbuluar se ky vaj shihet si një shpresë e re për të gjithë ata që vuajnë nga hipotiroidja.
Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme, për shkak se gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore.
Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.
Simptomat me të cilat shoqërohet shfaqja e tiroides:
- Muskuj të lodhur.
- Personi nuk qetësohet dhe relaksohet.
- Depresioni, ankthi dhe mërzi.
- Trupi humbet energjinë trupore.
- Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal.
- Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti.
- Lëkura, sytë, veshët, thonjtë; shfaqin probleme.
Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj.
Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore.
Por këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides