">Dashuria mëme, 37℃<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dashuria mëme, 37℃
  2014-08-18 16:53:05

"Qumështi i gjirit është më i mirë për shëndetin bebit", znj. Fang Wei i tha gazetarit shkurt por me vendosmëri. Kur dha intervistën, ishte duke ecur shpejt për të shkuar në punë. Taman për këtë arsye, ajo nuk la ushqimin e bebit me qumështin e gjirit edhe pse pushimi i maternitetit mbaroi para katër muajve.

Për ti ofruar foshnjës së vogël "ushqimin më të mirë", znj. Fang pekinase që udhëton 3 orë në ditë me metro të mbipopulluar ngul këmbë të nxjerrë qumësht me pajisje në vendin e punës dhe sjell në shtëpi pas daljes nga puna.


Foto nga CFP

Java e parë e gushtit është java e 23-të botërore e ushqimit me qumështin e gjirit. Specialistët mjekësorë janë të mendimit se qumështi i gjirit t'i nënës mund të nxesë funksionimin e sistemit të imunitetit të fëmijëve, duke favorizuar zhvillimin e intellegjencës dhe shtatlartësisë së fëmijëve. Mos u përmendur se ushqimi me qumështin e gjirit do të forcojë ndenjat midis nënës e fëmijit, duke ulur edhe rreziqet e prekjes nga kanceri i gjirit.

Organizatat botërore si OBSH-ja etj., propozojnë që foshnjët pa mbushur 6 muaj të ushqehen vetëm me qumështin e gjirit. Edhe pse shtohet sasia e ushqimit normal më vonë, nuk duhet të ndërpritet qumështi i gjirit në 2 vjetët e parë të fëmijëve. Mirëpo, për shkak të pushimit të shkurtër të maternitetit që zgjatet vetëm katër muaj, gratë kineze duhet të kthehn shpejt në punë pas lindjes së fëmijit. Kështu që, për të garantuar ushqimin më të mirë, shumë nëna të reja kineze po bëhen "qumështmbajtëse" si znj. Fang që po bën çmos për të gjetur balancim midis familjes dhe punës.

Për to, shishe konserve, pajisje elektrike nxirrëse, kuti termike (për ruajtjen e cilësisë së qumështit në temperaturë të ulët) janë të pamungueshme në çantën e tyre.

"Çdo ditë, përgatis të gjitha sendet. Pastaj, ha një vezë të zier, një tas supë peshk, bukë dhe nisem me autobus për në zyrë. Në paraditën, duhet të punoj me gjithë forcën për të mbaruar sa më shpejt detyrën e duhur për të kursyer kohë për nxjerrjen e qumështit në mesditë. Qumështi që nxjerr, ia vë në shishe konserve dhe vendos në kuti temike. Pasi dal nga puna, sjell te shtëpia", kështu i tha gazetarit znj. Zhou në qytetin Changsha të Kinës jugore.

Kjo është axhenda e ngjeshur ditore e nënave si znj. Zhou. Por, në krahasim me lodhje, mirëkuptimi dhe mbështetja sikur duken më të vështira për tu fituar. Megjithëse qeveria ka krijuar rregulla për të garantuar të drejtën e punonjëseve që kanë fëmijë brenda një vjeçari, në jetën reale, nënat e reja shpesh hasin situata të turpërueshme.

Sipas rregullave, ato mund të punojnë më pak orë për ushqimin e fëmijëve dhe kompanitë ose organet që kanë shumë të punësuareve femrore duhet të ndajnë një dhomë për ushqimin e fëmijëve me qumështin e gjirit. Mirëpo, në hetimet, gazetarët e agjencisë së lajmeve Xinhua zbuluan se në shumicën e kompanive ose vende publike, bile në spitale specifike pediatrike nuk ka vend t'u dedikuar nënave dhe fëmijëve.

"Makina ime, ambienti i veçuar në restorant bile dhoma prove të mapo-ve etj., këto janë vende ku kam qenë për të ushqyer bebin tim. Nuk guxoj ta ushqej në vend të hapur publik si disa nëna të reja", tha Xiaoxiong, një nënë pekinase.

Sipas sondazhit, vetëm 7% e nënave të reja në punë përdorin dhomën e posaçme të vendeve të punës për ushqimin me qumësht gjiri, gati 50% përdorin zyrë, depo ose sallë mbledhjeje,ndërsa, mbi 45% e tyre detyrohen të përdorin vetëm banjë për të nxjererë qumësht. Për këto arsye, shumë nëna japin dorëheqje me të rifilluar punë. Mungesa e hapsirës publike specifike është arsyeja kryesore e uljes së përqindjes së ushqimit me qumësht të gjirit të foshnjave kineze. Të dhënat statistikore të publikuara kohët e fundit nga Spitali Provincial i Hu'nan-it për Shëndetin e Fëmijëve dhe të Grave tregojnë se tani në kryeqendrën e provincës, qytet Changsha, vetëm 30% e nënave të reja kanë arritur ushqimin prej 6 muajsh me qumështin e vetë.


Foto nga CFP


Foto nga CFP

Por, po ndodhin edhe ndryshimet. Nëna e bebushës Niuniu në qytetin Nanning të Kinës jugore i ka ushqyer fëmijin me qumështin e gjirit për gati 23 muaj, që është shumë më afër 2 vjet, afati të propozuar nga OBSH-ja. "Tani në gjithnjë e më shumë aeroporte, stacione të trenit dhe mapo janë krijuar dhomat e posaçme. Mendoj se këmbëngulja, punëdhënësi i mirëkuptueshëm dhe infrakstruktura në përmirësim e sipër janë arsyet që më mbështesën deri tani", tha ajo.

Sipas znj. Liu Li, zyrtare e informacionit të Fondacionit të Fëmijëve të OKB-së në Kinë, nën kornizën e projektit të bashkëpunimit "dashuria 10 metra katërore" , deri në korrikun e sivjetshëm janë krijuar mbi 700 dhoma sa 10 metra katërore të ushqimit me qumësht gjiri në më shumë se 70 qytete të Kinës. Në të njëjtën kohë, APP-ja e këtij projektit ka hyrë edhe në funksion. Nëpërmjet celularit të zgjuar(smartphone), nënat mund të gjejnë leht dhoma të tilla që janë më afër atyre.

Sivjet në Pekin është vërë në zbatim plani trevjeçar i ndërtimit të 1000 dhomave të posaçme për nënat dhe fëmijët. Pritet që të shtohet edhe më shumë përmasa e ndërtimit se numri i kompanive aplikuese për financim i ka kaluar shumë ai i parashikuar.

Tani në Kinë, vetëm 30% e nënave fshatare dhe 16% e nënave qytetare mund të arrijnë ta ushqejnë foshnja me qumësht të gjirit deri në muajin e gjashtë, niveli ky është i ulët në krahasim me përqindjen mesatare në botë. Kurse sipas planifikimit qeveritar, deri në vitin 2020, përqindja duhet të kalojë 50%. Realizimi i kësaj objektive duhet të mbështetet mbi masat konkrete inkurajuese dhe favorizuese.

"Na duhen vetëm një hapsirë e vogël, disa priza dhe një frigorifer i vogël. Këto kanë nevojë vetëm pak punë. Por pasqyron një hap të madh të qytetërimit shoqëror", tha nëna Xiaoxiong.