">Periudha e ndërrimit të stinëve verë-vjeshtë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Periudha e ndërrimit të stinëve verë-vjeshtë
  2014-08-15 15:40:42

7 gushti i këtij viti është faza e parë stinore e vjeshtës, ose ndryshe quhet "fillimi i vjeshtës".

Në Kinë thuhet se "era e freskët përkon me datën e 'fillimit të vjeshtës'","fillimi i vjeshtës" simbolizon nisjen e stinës së freskët. Duke nisur nga kjo ditë, temperaturat nisin të ulen gradualisht. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm me luhatjet e temperaturave në mënyrë të papritur dhe duhet të kini kujdes për rregullimin e ushqimeve dhe orarin e pushimit.

Në vjeshtën e hershme, temperatura është e lartë. Prandaj, duhet të përpiqemi për të eleminuar nxehtësinë dhe thatësinë e brendshme. Për këtë duhet të kujdeseni për pushimin dhe duhet të flini herët dhe të ngriheni herët. Nëse keni mundësi bëni një sy gjumë gjatë ditës dhe mbajeni ambjentin e dhomës të freskët. Konsumoni frutat e stinës si dardhë, shegë, pjeshka etj.

 

Në vjeshtën e hershme nuk këshillohet konsumi i ushqimeve të ftohta dhe të ngrira, për shkak se në verë keni konsumuar tashmë shumë ushqime të ftohta. Me ardhjen e stinës së vjeshtës duhet të reduktoni konsumin e këtyre ushqimeve. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, vjeshta është stina e korrjes. Energjia "Yang" fillon të dobësohet dhe energjia "Yin" fillon të forcohet. Nuk duhet të konsumoni ushqimet si shalqi dhe akullore, të cilat mund të dëmtojnë stomakun dhe shpretkën.

Pas fazës stinore "fillimi i vjeshtës", ekziston mundësia e prekjes nga diarreja dhei ftohti. Mjekët kinezë thonë se pas kësaj faze, temperatura e cila ulet gradualisht është një kohë e përshtatshme për shumëzimin e mikrobeve, të cilat shkaktojnë diarre. Në këtë stinë duhet të jeni të kujdesshëm, sidomos ata të cilët kanë probleme me zorrët. Po ashtu higjiena duhet të jetë sa më e lartë në ushqimet që konsumoni. Gjithashtu duhet të kujdeseni për ndërrimin e motit, duhet të bëni shumë stërvitje për të forcuar imunitetin e trupit.

 

Pas verës së nxehtë, trupi ynë ka konsumuar shumë energji dhe rrjedhimisht bie disi imuniteti. Me uljen e temperaturës, virusi mund të sulmojë lehtësisht organizmin. Prandaj, duhet të merrni masa për parandalimin e sulmit nga gripi dhe ftohja. Mund të konsumoni ushqime që favorizojnë energjinë "Yin" dhe eleminojnë thatësinë e brendshme, si dardha, banania, portokalli, mandarina, rrushi etj. Çdo mëngjes, pastroni fytyrën dhe hundën me ujë të ftohtë dhe çdo mbrëmje fusni këmbt në ujë të ngrohtë. Kjo është një metodë efektive për të forcuar imunitetin e trupit.

 

Po ashtu me fillimin e vjeshtës funksioni i shpretkës dhe i stomakut nis përmirësohen ndagadalë. Vjeshta është edhe stina e korrjes dhe ka shumë ushqime të shijshme, prandaj kjo do të jetë një periudhë shumë e vlefshme për marrjen e materialeve ushqyese. Megjithatë duhet të kini kudjes pasi kjo është një fazë kur mund të shtoni në peshë. Ata që vuajnë nga mbipesha duhet të kufizojnë disi konsumin e ushqimeve dhe të bëjnë më shumë stërvitje për të shmangur shtimin e kilogramëve.

Në verë jemi tepër energjikë, por energjia "chi" është e dobët në mushkëri. Pas "Fillimit të Vjeshtës", do të forcohet ngadalë kjo energji. Në këtë fazë duhet të pakësoni konsumin e ushqimeve djegëse, si spec, qepë, xhenxhefil etj., për të mos pasur kollë. Frutat dhe perimet me shije të thartë, si mandarinë, limon, kivi dhe domate janë shumë të këshillueshme gjatë kësaj stine. Përveç kësaj, ushqimet që favorizojnë energjinë "Yin" të mushkërisë dhe nxitin sekretimin e pështymës në gojë janë shumë të përshtatshme në këtë stinë, si rrënjë lotusi, gështenja, hide, kërpudha etj.

Në vjeshtën e hershme, mund të lindin fenomene të ndryshme të thatësisë. Kolla e vjeshtës do të jetë kolla pa pështymë, që quhet "kollë e thatë". Në vjeshtë, mund të kenë thatësi, çarje të lëkurës dhe probleme me flokët. Përveç kësaj, problemet me zorrët janë një fenomen tjetër shumë i zakonshëm në vjeshtë.

Në vijim ju sjellim disa sugjerime për të parandaluar ndikimet negative që vijnë nga thatësia e vjeshtës.

1. Qetësia shpirtësore: duhet të ruani një gjendje të qëndrueshme dhe humor të mirë. Largojuni pikëllimit dhe mendimeve negative, pasi ato godasin direkt organizmin tuaj. Nëse përballeni me probleme në jetë mundohuni të relaksoheni me mjete të ndryshme si degjimi i muzikës, dalja me miqtë, apo argëtime të ndryshme.

2. Rregullimi i orarit të pushimit: Me ardhjen e vjeshtës, duhet të ulim disi aktivitetet e ditës dhe të pushojmë më shumë. Duhet të flemë herët dhe të ngrihemi herët në vjeshtë. Kjo është një mënyrë për të ulur harxhimin e energjisë "Yang", e cila pakësohet në këtë stinë. Prandaj, orari i pushimit tonë duhet të përputhet me karakteristikat e natyrës.

3. Mos u vishni menjëherë trashë: megjithëse temperatura është më e ulët në këtë stinë, nuk duhet të shtoni shumë shpejt rrobat e tepërta. Trupi ynë duhet të mësohet me këtë ulje të temperaturës. Kjo është edhe një përgatitje për një përshtatje më të mirë me dimrin.

4. Stërvitje të përshtatshme: Në Kinë është shumë e përhapur stërvitja "Tao". Pas larjes së fytyrës në mëngjes, uluni me sy mbyllur. Bëni kërcitje të dhëmbëve 36 herë dhe rrotullim të gjuhës brenda në gojë. Pushoni pak kohë dhe bëni frymëmarrje të thella që vijnë nga stomaku. Mund të përsëritni këtë stërvitje 30 herë në mëngjes. Kjo është stërvitja sekrete e "Tao"-s për një shëndet pa sëmundje. (Xu Guang)