">10 tempujt legjendarë të Kinës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
10 tempujt legjendarë të Kinës
  2014-08-14 15:27:43

Kina ka shumë tempuj, që pavarësisht kohës janë ruajtur dhe mbrojtur me fanatizëm. Megjithatë mes shumë tempujve, 10 janë më legjendarët dhe më të njohurit: Mes tyre përmendim Tempullin Kali i Bardhë (白马寺), Tempullin Lingyin (灵隐寺), Tempullin Shaolin (少林寺), Tempullin Hanshan, Longxing (隆兴寺) etj.

1. Tempulli me famë botërore- SHAOLIN

Tempulli Shaolin ndodhet në provincës Henan të Kinës Qendrore. Fama e tij vjen jo vetëm nga ndërtesa e tij budiste, por edhe nga kungfuja e njohur Shaolin. Çdo cep i tempullit, përmban shpirtin e kungfusë budiste, të akumuluar nga historia mbi 1500-vjeçare.


Foto nga 白木 / 东方IC

Ky tempull është vendlindja e urtësisë budiste Zen në Kinë po ashtu edhe vendlindja e arteve marciale Shaolin Wushu.

Tempulli Shaolin e mori këtë emër për vetë vendndodhjen e tij në zemër të malit Songshan, një nga pesë malet më të famshëm të Kinës. Mendohet se ky tempull u ndërtua nga Yuanhong (Perandori Xiaowen) për të mirëpritur murgun indian, i cili erdhi në Kinë për të përhapur doktrinat budiste. Që nga ajo kohë, Tempulli Shaolin fitoi statusin si vendlindja e sektit Chan.


Foto nga 牛书培 / 东方IC

Tempulli Shaolin është i njohur gjithashtu edhe për kungfunë Shaolin e cila fitoi reputacion të madh gjatë dinastive Sui dhe Tang. (581-907). Në dinastinë Song (960-1279), u bë një shkollë unike e Wushu, e quajtur Shkolla Shaolin dhe një nga shkollat më të rëndësishme të kungfusë në mbarë Kinën. Gjatë Dinastisë Yuan (1271-1368), Tempulli Shaolin kishte mbi 2 mijë murgjër. Tempulli Shaolin shtrihet në mbi 30,000 metra katrorë. Në të ka shumë pagoda mbi 250, të cilat janë të gjitha të ndryshme si në formë, ashtu edhe në madhësi, duke pasqyruar stilin arkitekturor të dinastive të ndryshme, dhe një thesar i kulturës e historisë kineze.

2. Tempulli "Kali i Bardhë"


Foto nga 小米 / 东方IC

Tempuli "Kali i Bardhë" ose Baimasi ndodhet 12 km në lindje të qytetit Luoyang. I ndërtuar gjatë dinastisë Han, në kohën kur budizmi nisi të përhapej, ky tempull besohet të jetë tempulli i parë budist në Kinë.

3.Tempulli i Konfucit


Foto nga 未央 / 东方IC 

Konfuci ishte filozof, politikan dhe arsimtar i madh në Kinë. Tempulli, varrezat dhe banesa e tij ndodhen në Qufu të provincës Shandong. Tempulli i Konfucit u ndërtua në vitin 478 para erës sonë për të nderuar kujtimin e tij. Gjatë mijëra vjetëve ky tempull pësoi dëmtime dhe u rindërtua disa herë.

Ky tempull i madh ka 9 oborre dhe struktura e tij arkitekturore është simetrike. Brenda tempullit janë ruajtur shumë skulptura, piktura dhe gdhëndje në gur, të dinastive të ndryshme, që shërbejnë si materiale të çmuara historike për studimin e politikës, ekonomisë, kulturës dhe të arteve të shoqërisë feudale të Kinës.

Banesa e Konfucit gjendet në lindje të tempullit të Konfucit. Kjo banesë filloi të ndërtohej në periudhën e Dinastive Sun dhe Jin ( në shekullin e 12-të ) dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 1377 të Dinastisë Ming. Banesa e Konfucit është një banesë tipike e aristokracisë feudale. Kjo banesë 49 mijë metrash katrorë ka 480 salla e dhoma të ndryshme.

Struktura e banesës së Konfucit është shumë e veçantë. Pjesa e saj e përparme shërben si mjedis zyrash të punëve publike dhe pjesa e prapme për jetën e përditshme. Në banesën e Konfucit janë ruajtur shumë arkiva të çmuara historike, kostume dhe vegla të dinastive të ndryshme që kanë vlerë të lartë historike.

4. Tempulli Famen

Tempulli Famen që ndodhet në distriktin Fufen të provincës Shanxi të Kinës verilindore, është tempulli i njohur ku janë vendosur eshtrat e e budistit Sigjiafeni. Tempulli Famen u ndërtua rreth vitit 499. Dinastia e asaj kohe, Tan shpenzoi shumë për zgjerimin e tempullit Famen, ku më vonë u bë një tempull me 24 oborre dhe me mbi 5 mijë budistë.


Foto nga 张延林 / 东方IC

Në prill të vitit 1987, gjatë rindërtimit të pagodës së tempullit Famen, arkeologët kinezë zbuluan rastësisht një pallat nëntokësor. Sendet e çmuara të ruajtur në këtë pallat nëntokësor kanë tërhequr vemendjen e opinionit botëror. Pallati nëntokësor i tempullit Famen është 21.4 metra i gjatë dhe sipërfaqa e tij është 31.84 metra katrore. Këtu ka rrugë, tunele dhe shumë dhoma. Në këtë pallat nëntokësor, janë ruajtur shumë sende të çmuara arkeologjike të dinastisë Tan si vegla prej ari, prej argjendi, vegla prej xhami, porcelani etj. Në pallatin nëntokësor u gjet dhe një sasi e konsideruar mëndafshi.

Për të mbrojtur dhe për të ekspozuar sendet e çmuara arkeologjike të pallatit nëntokësor të tempullit Famen, u ndërtuar një muze. Arkeologët kinezë kanë zhvilluar edhe bashkëpunimin me kolegët gjermanë për ruajtjen me teknologji dhe shkencë të lartë të sendeve të mendafshta nga pallati nëntokësor.

5. Tempulli Jokhang

Tempulli Jokhang ndodhet në Sheshin Barkhor në Lhasa dhe është tempulli më i shenjtë dhe më i rëndësishëm në Rajonin Autonom të Tibetit.

 
Foto nga CFP

Ai u ndërtua në dinastinë Tang mbi 1300 vjet më parë. Ky tempull u ndërtua nga mbreti i Tibetit, Songtsen Gampo, për nder të princeshës së Nepalit Çi Zun. Tempulli përfaqëson nivelin më të lartë në Budizëm.

Në vitin 2000, tempulli Jokhang u fut në listën e Trashëgimive Kulturore të UNESKO-s. Ndaj sot vizita në tempullin Jokhang dhe në pallatin Potala, është zgjedhja e çdo turisti në Tibet.

6. Manastiri Kumbum


Foto nga 平子 / 东方IC

Manastiri Kumbum ndodhet 26 km larg nga Xining. Ky manastir njihet për aktivitetet e shumta kulturore, përfshi panairin e manastirit, ku vizitorët njihen më mirë me budizmin.

7. Manastiri Labrang


Foto nga Franklin X / 东方IC

Manastiri Labrang u ndërtua në vitin 1709. Ndodhet në distriktin Xiahe të provincës Gansu. Ky manastir është shtëpia e numrit më të madh të murgjve jashtë Rajonit Autonom të Tibetit. Është një manastir i rëndësishëm i Gelukpa-s.

8. Tempuli Jinci


Foto nga CFP

Tempulli Jinci ndodhet 25km në jugperëndim të qytetit Taiyuan. Tempulli Jinci u ndërtua para dinastisë Wei të Veriut. Është i njohur për reliket kulturore historike dhe peizazhet e veçanta dhe mahnitëse. Struktura më e njohur e këtij tempulli është Pallati i Nënës së Shenjtë, që u ndërtua në vitin 1032. Ka të gdhendura dragonj druri në 8 shtyllat e tij.

9. Tempulli i varur në ajër

Tempulli i varur në ajër ose (Xuankong Si) është një tempull i ndërtuar mbi një shkëmb. Ky tempull është futur në listën e "10 ndërtesave arkitekturore më të rrezikshme në botë" nga revista amerikane "Time". Po ashtu, ky është i vetmi tempull në Kinë ku gjen Budizmin, Taoizmin dhe Konfucianizmin në të njëjtin vend."


Foto nga 王子瑞 / 东方IC

Ky tempull i ndërtuar mbi shkëmbinj para 1400 vjetësh, ndodhet në periferi të qytetit Datong.

Ai ndodhet në një pellg të vogël të një lugine të thellë midis maleve dhe, në të dyja anët e tij ka shkëmbinj 100 metra të lartë. Tempulli është ndërtuar në mes të shkëmbinjve. Po të shihni nga lartësia do të vini re që grupi i ndërtesave mbështeten vetëm në pak shtylla të gjata druri, që lëkunden, kurse sipër, një shkëmb, që duket si i varur dhe frikëson vizitorët, pasi duket sikur do bjerë nga momenti në moment. Ky tempull përbëhet nga 40 ndërtesa të mëdha dhe të vogla, që lidhen me shtigje prej drurësh në shkëmb.

10. Tempulli Guandi

Tempulli Guandi ndodhet në qytetin Yuncheng të provincës Shanxi. Ky tempull u ndërtua për nder të Guan Yu, një hero lufte, që njihej si i pavdekshëm. Në mbarë Kinën ka shumë tempuj Guandi, por tempulli Xiezhou Guandi është më i madhi dhe më i njohuri."