">Holeli ekologjik luksoz në qendrën e pyllit ekuatorial<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Holeli ekologjik luksoz në qendrën e pyllit ekuatorial
  2014-08-13 15:40:32

Holeli ekologjik luksoz në qendrën e pyllit ekuatorial

Në mes të pyjeve ekuatoriale të Ekuadorit, është ndërtuar një hotel ekologjik, që përveç se u lejon vizitorëve t'i largohen jetës së qytetit, por shërben edhe si një qendër kërkimore për jetën e egër.

Lozha Mashpi shfaqet me një pamje mahnitëse, ndërsa një biolog që banon aty monitoron qindra specie të ndryshme kafshë, zogj dhe insekte që jetojnë në këtë zonë.


foto nga Nicki Grihault / 东方IC

Report:

Këtu ndodhemi në xhunglën e dendur të rezervatit Mashpi. Me sy të lirë mund të shihen vetëm retë mbi pemët e larta.

Ekosistemi i zonës është shpëtuar nga pronari i hotelit Mashpi Lodge, kur ai e bleu pronën 12 vjet më parë. Që atëherë, ky vend është kthyer në një destinacion ekskluziv për turistët që duhet të jenë larg çdo gjëje.

Por qeniet njerëzore nuk janë të vetmet që jetojnë këtë hotel, aty njerëzit e ndajnë kohë së bashku me 21 specie zogjsh humming.

Pavarësisht largësisë, tre orë larg qytetit më të afërt Quito, vizitorët që shkojnë në hotelin Mashpi gëzojnë shërbim me pesë yje.

Të gjitha dhomat janë të orientuara nga xhungla ekuatoriale, ndërsa turistët mund të shohin që nga krevati i tyre zogjtë dhe natyeën. Gjitashtu tualetet kanë pamje nga xhungla.

Hoteli është ndërtuar me dritare të gjera xhami ndërsa restoranti ka një pamje të pyllit. Në tarracën e hotelin mund të shijohen pije të ndryshme.

Fernando Delgado Menaxheri i Përgjithshëm i Mashpi Lodge.

"Koncepti i përgjithshëm i këtij hoteli është mbrojtja e drurëve të pyllit, mbrojtja e rezervatit privat të Mashpit, me një sipërfaqe prej 1,200 hektarësh që u krijua me qëllim për të ruajtur dhe mbrojtur një mega ekosistem të quajtur Choco-Tumbes."


foto nga Media / 东方IC

Pylli ndodhet në një lartësi prej 900 metrash mbi nivelin e detit. Në këtë pyll bien çdo vit mbi 6000 mm shi në vit. Mashpi Lodge është i ndërtuar në atë pikë ku takohet pylli me retë.

Mirëmbajtja e këtij vendi unik është detyrë e Carlos Morochz, biologu që jeton në hotel.

Morochz i shpenzon ditët duke u endur nëpër xhunglën e dendur. Vendi i tij i preferuar është kulla e vrojtimit e rezervatit me një gjatësi prej 35 metrash. Nga kjo lartësi vizitorët mund ta shijojnë pamjen e të gjithë xhunglës me një sipërfaqe prej 1,200 hektarësh.

"Ne kemi një listë prëj 400 speciesh zogjsh. Varietiteti i tyre është i mahnitshëm. Kemi 32 specie humming. Ky është një fakt domethënës pasi vetëm në Ekuador ka 130 lloje. Ndaj, me të vërtetë diversiteti është i mahnitshëm."

Nëpër xhungël mund të shihen gjurmë ocelot-ëve, ose leopardëve të shkurtër. Shumica e tyre i frikësohen njeriut, ndaj dalin vetëm natën. Ndërkohë biologu Morochz ka vendosur disa kamera me rreze infra të kuqe për të parë lëvizjet e tyre natën.

Pamjet e ofruara nga videot tregojnë çaste të mrekullueshme nga jeta e këtyre kafshëve.

"Në të vërtetë kamerat kanë funksionuar dhe na informojnë për dendësinë, sa gjitarë ne mund të gjejmë në këtë zonë, dhe gjithashtu si shpërndahen apo lëvizin në këtë hapësirë prej rreth 1.200 hektarë. Për shkak të vështirësisë që ekziston për t'i parë kafshët me sy të lirë, vendosja e këtyre kamerave është një rrugë mjaft efektive qaseje."


foto nga imago stockpeople / 东方IC

Tërheqja kryesore e turistëve këtu është xhiroja me biçikletë. Këta turistë sapo janë kthyer nga xhungla.

"Të jetosh këtu është njëlloj si të bashkëveprosh me natyrën, por nga ana tjetër ke të gjitha rehatinë e shtëpisë."

"Është një balancim perfekt midis jetës në një ekosistem natyror dhe jetës komode në shtëpi."

"Këtu jemi duke u mësuar me një mjedis tërësisht të ndryshëm."

Hoteli ka gjithashtu një shtëpi për mbarështimin e fluturave të rralla gjigante.

Natyrisht, njerëzit nuk vijnë këtu për të pasur vetëm ditë me diell. Çdo ditë në Mashpi bien shira të dendur.

Por, pas një dite të gjatë të nxehtë dhe të lagësht në pyll, nuk ka asgjë më të mirë se sa një masazh apo një banjë në një vaskë druri e me ujë të nxehtë xhungle.

1 2