">"Dragon Blade" filmi më i kushtueshëm në kinezisht<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
"Dragon Blade" filmi më i kushtueshëm në kinezisht
  2014-08-07 14:30:33

Jackie Chan në një film të ri

Filmi më i shtrenjtë kinez me temë epike po vazhdon xhirimet në periferitë e Dunhuang, ku superylli Jackie Chan po rikrijon veten nëpërmjet aktorit të njohur hollivudian, fitues i çmimit Oscar, Adrien Brody.


Foto nga 王成源 / 东方IC

Filmi me regjizor Daniel Lee, është projekti më i ri i Jackie Chan dhe titullohet "Dragon Blade" (Gjaku i Dragoit). Në qendër të fabulës së filmit është një ngjarje e vërtetë e vitit 48 p.e.s, kohë kur një legjion i ushtrisë romake kishte humbur në Kinë. Vetë aktori i njohur kinez Chan interpreton rolin e komandantit që mbroi legjionin romak gjate dinastisë Han. Ndërsa aktori tjetër hollivudian Brody dhe John Cusack, interpretojnë personazhe të legjionit romak. Grupi i xhirimit i përbërë prej afro 1 mijë vetësh po punon në shkretëtirë për realizimin e tij dhe nga kjo kuptohet se kemi të bëjmë me një projekt ambicioz filmik.

Lidhur me këtë rol, vetë Chan ka dhënë disa intervista për mediat kineze dhe ato të huaja, por i cituar nga China Daily, aktori i njohur është shprehur lidhur me filmin më të ri se " Fansat e tij me siguri do të donin që ai të interpretonte si tek "Drunken Master" , një nga sukseset e tij kinematografike të vitit 1978, por nuk mund ta bëj këtë tani. Unë jam gjithmonë në ndryshim dhe përpiqem të më pëlqejë audienca sa here që bëj ndryshime të tilla, ka thënë Chan. Më tej në intervistë ai ka theksuar se fansat I kanë pëlqyer dhe filmat e tij "CZ12" dhe "Police Story 2013". Por lidhur me, "Dragon Blade" realizimin më të ri të tij dhe të industrisë kineze të filmit, Chan premton se fansat do të shohin një Chan të ri dhe një film të ri, që me siguri do tu pëlqejë.

Chan ka nisur të bashkëpunojë me aktorin hollivudian Adrien Brody si mjeshtër i arteve marciale dhe thotë se kur nisën audicionet për filmin "Gjaku I Dragoit" u vendos që roli i një legjionari ti besohej aktorit Brody. Madje ai kujton se një ditë ai i kishte shkruar një mesazh ku i kërkonte të bashkëpunonin dhe pas një darke të përbashkët ishte vendosur për këtë rol të tij.

Ylli i Kung Fu-aë ka thënë për mediat se prej afro 7 vjetësh po përgatitet për këtë film në bashkëpunim me regjizorin Daniel Lee. Tepër optimist për punën e bërë Jackie Chan ka thënë se ky është filmi që ka dashur gjithmënë të realizojë dhe është I bindur për suksesin e tij.

Premiera e filmit në Festivalin e Pranverës

"Dragon Blade"(Gjaku i Dragoit) është planifikuar të shfaqet për here të pare më 19 shkurt 2015, që përkon me Festivalin e Pranverës në Kinë. Buxheti i këtij prodhimi kinematografik arrin në 65 milion dollarë dhe konsiderohet si filmi më i shtrenjtë në gjuhën kineze. Në ekipin realizues të filmit bën pjesë dhe aktori jugkorean Choi Si-won, anëtar i grupit muzikor pop K-pop band Super J.

Jackie Chan duke dhënë detaje për punën që bëhet në realizimin e këtij mega-projekti ka thënë se çdo ditë rreth 500 vetë janë në sheshin e xhirimit dhe mbi 40 makineri punojnë për përgatitjen e veshjeve të aktorëve. Filmi që drejtohet nga regjizori i njohur Daniel Lee bazohet në dokumentet historike të kohës, por edhe sot në Gansu gjenden rrënojat romake, që i përkasin kohës së dinastisë Han. Ndërsa Chan luan rolin e një gjenerali që mbron qytetin Xi an atëkohë kryeqytet i Kinës , aktorët e njohur Brody dhe Cusack janë romakë.

Cusack vlerëson kinemanë kineze

Vetë aktori hollivudian Cusack ka thënë për mediat kineze se "Kina është e ardhmja e botës së kinemasë. Mundësia që mu dha për të interpretuar në një film të Chan, si dhe të regjizorit të talentuar Daniel Lee, përbën për mua një privilegj të madh. "

Madje aktori Cusack ka thënë se është rritur duke pare filmat e Jackie Chan, duke admiruar talentin, energjinë dhe shpirtin e tij. Pjesmarrjen në filmin e ri "Gjaku i Dragoit", aktori Cusack e konsideron si një aventurë të këndëshme.

Aktualisht Chan dhe stafi kanë përfunduar xhirimet në studion më të madhe kineze të filmit Hengdian dhe janë zhvendosur në shkretëtirë, në rajonet Gansu dhe Xinjiang.


Foto nga 王成源 / 东方IC

Një prodhim i ri ambicioz kinematografik përgatitet për ekranin e madh në Kinë, por nëse i referohemi skenarit, regjisë, kastit të aktorëve dhe buxhetit pritet që "Dragon Blade" të jetë një sukses i ri për industrinë kineze të filmit. (Eda Merepeza)