20140807Palimsest2 |
Opera e Pekinit në një film dokumentar
Opera tradicionale e Pekinit është pjesë e rëndësishme e kultures kineze. Arti I lashtë është rikrijuar për kulturën modern popullore, duke u bërë shpesh pjesë e filmave artistikë, por edhe e veprave të tjera të artit. Jashtë vendit nuk ka shumë informacion prezantues rreth Operas së Pekinit. Për këtë qëllim është realizuar një film dokumentar që I kushtohet kësaj trashëgimie kulturore jo vetëm të Kinës dhe Azisë, por të mbarë kultures botërore. Filmi dokumentar I titulluar "Opera e Pekinit" u transmetua të hënën nga televizioni shtetëror I Kinës CCTV, në kanalin për dokumentarë. Në këtë film dokumentar janë përmbeldhur të gjithë elementët përbërës të kësaj culture të veçantë muzikore, skenografike, të lojës së aktorëve, kostumeve, pjesë e cultures së lashtë kineze.
Opera e Pekinit është një nga simbolet më të njohura të Kinës, që ka fituar duartrokitjet e publikut dhe zemrën e tij prej mijëra vjetësh. Simbolika e kësaj kryevepre artistike , sidomos domethënia e saj nuk është shumë e njohur në botë.
Filmo dokumentar I prodhuar nga CCTV rrëfen historinë e Operas së Pekinit, vlerat e saj unike.
Foto nga 黄金国 / 东方IC
Foto nga 张振祥 / 东方IC
Regjizori I filmit dokumentar Kang Jianning, duke folur për këtë vepër të tij është shprehur për median kineze se dokumentari përmbledh 247 intervista dhe përbëhet nga 8 seri. Ai shton se ndoshta mund të duket shumë I shtrisë si vepër filmike ky dokumentar, por në të përfshihen ngjarje të vërteta të protagonistëve të Operas së Pekinit. Madje regjizori Kang shpjegon se të intervistuarit janë artiste që kanë kontribuar në vite për ruajtjen dhe kultivimin e Operas , por edhe fansa, admisrues së saj, pa veçuar të rinjtë dhe qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme.
Protagonistë të Operas së Pekinit shfaqen në këtë film dokumentar në dimensionin e tyre artistic dhe njerëzor, që publikut të njohë nga afër shpirtin e tyre artistic që përcillet mes kësaj vepre.
Në 8 seritë e dokumentarit përcillen për teleshikuesit histori të vërteta të artistëve të lidhur me Operan e Pekinit, momente nga jeta e tyre në skenë dhe jashtë saj. Mbi të gjitha dokumentari përcjell për teleshikuesit me art dhe vërtetësi këtë vlerë të rrallë të cultures kineze dhe të trashëgimisë kulturore botërore.
Qytezat e vjetra të Shangait
Foto nga Global Times
Kur flitet për qytezat e vjetra në Shangai menjëherë përmenden dy emra Qibao dhe Zhujiajiao. Megjithatë ka dhe të tjerë që mendojnë Gaoqiao, një qytezë në veri të Pudong me një histori 800 vjeçare, që daton që nga dinastia jugore Song, që ka sunduar në vitet 1127-1279. Gaoqiao laget nga lumi Yangtze në very dhe Huangpu në perëndim ndërsa në jug të tij kufizohet me portin Waigaoqiao. Kjo qytezë që një sipërfaqe prej 38.73 km katrorë. Ditët e fundit një pjesë e ndërtesave në Rrugën e Vjetër të Gaoqiaos janë restauruar dhe janë hapur për vizitorët, falas. Bukuria e këtyre ndërtesave historike është gati e mistershme. Rruga e Vjetër ndahet në 3 pjesë që njihen si rruga e veriut, e lindjes dhe e perëndimit. Në rrugën lindore ndodhet një shtëpi karakteristike e njohur me emrin "Yangxian Hall" që përkthehet "duke admiruar virtutet e njerëzve". Kjo shtëpi tashmë shërben si Qendra historike dhe kulturore e ekspozitave në Gaoqiao, në të cilën ekspozohen për publikun rreth 600 relike kulturore, të mbledhura nga banorët e zonës. I ngarkuari për administrimin e trashëgimisë kulturore të qytezës Gaoqiao, Wang Yixing thotë se Yangxian Hall njihet edhe si " Rezidenca e Shenit",pasi pronari I godinës ishte Shen Jinfu.
Foto nga Global Times
Thuhet se 1/3 e ndërtesave të vjetra në Shangai janë ndërtuar nga banorë të Gaoqiaos. Në këtë qytezë ka lindur dhe piktori I njohur Qian Huian, I njohur " si mjeshtri I artit në Shangai", ndaj dhe në Rrugën e Vjetër mund të vizitohet shtëpia e tij muze, ku ndodhet një pjesë e kryeveprave të tij. Në të njejtën kohë ky muze funksionon dhe si Akademia e Pikturës dhe Kaligrafisë në Gaoqiao. Mbi 160 piktura tradicionale kineze, punime në kaligrafi dhe punime të artistëve të njohur nga Shangai do të ekspozohen në muzeum nga 29 tetori I këtij viti deri në 30 janar të vitit të ardhshëm.(Eda Merepeza)