20140806IntervistaA |
Radio e Jashtme e Kinës në shqip është një ofertë multimediale me rubrika interesante dhe të dobishme. Me këtë vlerësim gazetari i njohur shqiptar Arben Muka, studjues i medias, korrespondent prej 20 vjetësh i Deutsche Welle-s në shqip dhe pedagog, shprehet për Radio Ejani 106 FM. Sipas tij, publiku shqiptar e sheh Kinën si vend lider në ekonominë globale, ndaj ka interes për informacione që lidhen me të.
Arben Muka, autor i disa studimeve për radiot shqipfolëse nëpër botë, përfshirë dhe RJK thotë në intervistë se është një konsumator online i Radios Ejani në 106 FM, ku me mjaft interes ndjek aktualitetin në Kinë si dhe veçon rubrikën ekonomike dhe të shëndetit.
Ndjekim intervistën që gazetarja e CRI shqip Eda Merepeza realizoi me publicistin e njohur shqiptar Arben Muka.