">10 profesionet më fitimprurëse në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
10 profesionet më fitimprurëse në Kinë
  2014-08-04 18:02:53

Në këtë verë të nxehtë, pasi mëson notat në provimin kombëtar të pranimit në shkollat e larta, çdo maturant kinez dhe prindërit e tij nisin të mendojnë për të zgjedhur një degë për studimet e ardhshme në universitet. Çfarë profesionesh mund të sigurojnë pagë më të mirë në Kinë?

1, Përkthyes simultan

Të ardhurat vjetore: 57 mijë dollarë amerikanë


Foto nga 山石 / 东方IC

Krahas shtimit të kontakteve të gjithanshme me botën e jashtme sidomos shtimit të organizimit të konferencave dhe forumeve ndërkombëtare, po kërkohen gjithnjë e më shumë përkthyes profesionistë, që mund të kryejnë përkthim simultan. Të ardhurat e përkthyesve të tillë nuk llogariten si të ardhura mujore,apo vjetore, por llogariten në orë, madje dhe minuta. Për një orë përkthimi simultan përkthyesi paguhet me 4000 deri në 8000 juanë(640-1280$).

2, Inxhinier i teknikave të 3G-së dhe të 4G-së

Të ardhurat vjetore:24 mijë deri në 32 mijë dollarë amerikanë

Përhapja e teknikave të telekomunikacionit 3G dhe 4G ka krijuar kërkesë të lartë në treg për talented në këtë fushë. Tani, vetëm inxhinieri që merret me teknikat e 2.5G mund të fitojë mbi 16 mijë dollarë amerikanë në vit. Prandaj, është e natyrshme që përvetësuesit e teknikave më të përparuara, të fitojnë më shumë.

3, Redaktor i website-t

Të ardhurat vjetore: 16 mijë deri në 19 mijë dollarë amerikanë

Bumi i internetit në Kinë pasqyrohet nga lulëzimi i website-ve të panumërta. Por informacionet që publikohen në hapësirën kibernetike duhet të përshtaten me karakteristikat e kësaj medie të re, pra, duhen redaktorë të posaçëm. Tani një redaktor i website-t fiton 1290 dollarë në muaj. Pritet që krahas shtimit të reklamave në internet, të ardhurat e tyre të rriten në një të ardhme të afërt.

4, Specialist i logjistikës

Të ardhura vjetore: 16 mijë deri në 19 mijë dollarë amerikanë

Zhvillimi i shpejtë ekonomik ka shtuar kërkesën për specialistët e logjistikës. Sidomos ata që kanë përvoja të pasura në rregullimin e arsyeshëm të të gjitha procedurave të zinxhirit prodhues, si blerje, transportim, depozitim, amballazhim , madje dhe reciklim të materialeve të përdorura.

5, Inxhinier i sistemit të integruar

Të ardhurat vjetore: 16 mijë deri në 32 mijë dollarë amerikanë

Inxhinieri i sistemit të integruar është eksperti që mund të kombinojë disa nënsisteme kompjuterike apo të programeve elektronike, pajisjet përkatëse në një sistem të madh, duke siguruar funksionimin normal të çdo nënsistemi në bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Tërë procesi i integrimit mund të kursejë shumë kosto, duke ngritur në mënyrë të dukshme efektivitetin e menaxhimit të kompanisë, funksionimit të rrjetit të brendshëm të punës të një organi etj.

6,Specialist i mbrojtjes së mjedisit

Të ardhurat vjetore:13 mijë deri në 16 mijë dollarë amerikanë

Sipas të dhënave statistikore, Kina ka nevojë për 600 mijë punonjës që merren me mbrojtjen e mjedisit. Por deri tani ka vetëm 420 mijë profesionistë në këtë drejtim. Jo vetëm ata teknikë, por edhe projektues të parqeve kërkohen shumë nga tregu, në përshtatje me rritjen e shpejtë të sektorit të ndërtimit në vend.

7, Ekspert i sigurimeve

Të ardhurat vjetore: 19 mijë deri në 24 mijë dollarë amerikanë

Në krahasim me vendet perëndimore, tregu i sigurimeve në Kinë kanë patur një histori të shkurtër, por me rritje të vrullshme. Kurse në kompanitë e sigurimeve mungojnë shumë ekspertët. Nëse dini të përdorni njohuri dhe teknika matematike, statistikore, ekonomike, financiare etj., në analizimin dhe vlerësimin e rasteve konkrete, do t'ju presin të ardhura të mira dhe ngritje në detyrë në këtë sektor.

8, Deklarues doganor

Të ardhurat vjetore: mbi 16 mijë dollarë amerikanë

Eksporti është një ndër tre forcat kryesore që mbështesin rritjen ekonomike të Kinës. Deklaruesit doganorë që punojnë në krahinat e zhvilluara bregdetare të vendit mund të fitojnë mbi 1300 dollarë amerikanë në muaj.

9, Mjek dhe shitës i firmave farmaceutike

Të ardhurat vjetore: mbi 15 mijë dollarë amerikanë në muaj


Foto nga 张培坚 / 东方IC

Në Kinë, të diplomuarit nga universitetet e mjekësisë kanë dy alternativa që mund të garantojë pagë të mirë, njëra është të bëhen mjek kurse tjetra është shitës të firmës farmaceutike. Ndryshon me profesionet si inxhinierë të teknologjisë së lartë dhe të re që gjithmonë duhet të ndjekin përparimet më të fundit teknike botërore,pasi punëmarrësit e kësaj fushe fitojnë më shumë me kalimin e kohës në bazë të përvojave.

10, Ekonomist i liçensuar

Të ardhurat vjetore: mbi 32 mijë dollarë amerikanë

Ekonomistët e liçensuar sidomos ata me çerfitikatë ndërkombëtare konsiderohen si një ndër profesionet me të ardhurat më të larta mesatare në Kinë. Ata mund të hapin zyrë të vetën dhe të bëjnë analiza për kompani të ndryshme. Por marrja e çertifikatës nuk është e lehtë dhe ka kërkesë të lartë për aplikuesit, pavarësisht nga ana profesionale apo niveli i përvetësimit të anglishtes.

Por, për të sapodiplomuarit që merren me profesionet e sipërpërmendura, fitimi i të ardhurave kaq të larta ka kërkesë të lartë për nivel profesional e përvoja përkatëse.

Po të doni të gjeni vetëm një punë, në fillim të sezonit të diplomimit, çfarë vendesh pune ofron më shumë tregu?

1, Punonjës i qendrës së shërbimeve ndaj klientëve në komplekse ndërtesash. Ndërtesat shumëkatëshe si hotele, komplekse banimi që po shtohen në Kinë kanë rritur kërkesën për profesionistët që merren me shërbimet përkatëse. Punëmarrësit mund jenë menaxherë, punonjës shërbimi apo teknikë elektrikë etj.

2, Arkitekt

Lulëzimi i sektorit të ndërtimit ka nevojë për shumë talente të dizenjimit arkitekturor. Është e lehtë për të sapodiplomuarit të gjejnë një punë në institute apo firma ndërtimi.

3, Dizenjues i lojërave kompjuterike

Ata që dinë mirë lojërat kompjuterike dhe mund të kryejnë programimin e tyre janë të parapëlqyer.

4, Punonjës i burimeve njerëzore

Megjithëse përgjegjësi i burimeve njerëzore është një profesion ku ka konkurrim të ashpër në treg, i diplomuari i degëve përkatëse mund të gjejë lehtë një vend pune se kudo ka firma që kërkojnë punonjës së kësaj fushe.

5, Teknik/Inxhinier mekanik

Vetëm një teknik që di mirë përdorimin e makinerisë së teknologjisë së lartë dhe të re mund të fitojë rrogë të mirë dhe kërkohet nga shumë punëdhënës. Me rëndësi është nëse ata kanë studime të larta dhe njohin një gjuhë të huaj. Në këtë sezon të vështirë për punësim, ata që merren me makineri mund të kalojnë bukur dhe në qetësi.