">Mesazhi që përcjellin lulet në kulturën kineze<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mesazhi që përcjellin lulet në kulturën kineze
  2014-07-31 17:25:13

Lulet janë gjëja më e bukur në botë. Na pëlqen t'u marrim erë, femrat i duan shumë, artistët i përdorin si mjet inspirimi dhe faqe të tëra interneti që shkruajnë për to. Jemi mësuar të lexojmë mbi kuptimin e luleve sipas kulturave të ndryshme sidomos të perëndimit. Po çfarë mesazhi përcjellin lulet në kulturën kineze?

-Lotusi (荷花) është një nga lulet më të rëndësishme në kulturën kineze.

Budistët nga e mbarë bota e njohin lotusin si selinë e shenjtë të Budës. Në kulturën kineze lulja e lotusit simbolizon pastërtinë më të thellë të zemrës, mendjes dhe perfeksionit, sepse ajo rritet e paprekur dhe e bukur nga balta. Mbarë kombi kinez i adhuron lulet. Lulja e lotusit është një nga dhjetë lulet më të famshme në Kinë dhe ka qenë më e preferueshmja prej shekujsh. Kjo lloj lule rritet nga balta dhe ka një bukuri të papërshkrueshme, është e madhe në masë, e ndritshme në ngjyrë dhe shumë relaksuese për ta parë. Gjatë natës lulja e lotusit mbyllet dhe futet nën ujë; ndërsa gjatë agimit ajo ngrihet përsëri dhe hap petalet e saj. Në Kinë lotusi është lule e shenjtë, simbolizon gjithashtu jetëgjatësinë, nderin dhe qetësinë.

Farat e lotusit janë të ngrënshme dhe përdoren shumë në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Farat e lotusit në gjuhën kineze quhen "lian zi" konsumohet shumë në Azinë Lindore. Ato janë shumë të pasura me vitamina të ndryshme po ashtu me minerale si magnez, fosfor, kalium etj.

Në mjekësinë kineze ato vlerësohen për vetitë ushqyese dhe shëruese që kanë dhe përdoren në shumë formula mjekësore po ashtu edhe në receta gatimi.

Këto fara kanë veti të luftojnë plakjen

Farat e lotusit përmbajnë një enzimë kundër plakjes, sipas njërit prej instituteve mjekësore. Kjo është dhe arsyeja pse shumë kompani kozmetike po gjejnë mënyra t'i përfshijnë këto fara në formulat e kremërave apo produkteve të tyre.

Mjekët kinezë i përdorin farat e lotusit për shëndetin e veshkave si dhe për shtimin e energjisë jetësore në trup. Mjekësia kineze i përdor këto fara për eleminimin e diarresë dhe për shëndetin e shpretkës. Ato kanë edhe efekte qetësuese, këshillohen për pagjumësinë dhe lodhjen.

Në formulat bimore, farat e lotusit përdoren për çrregullimet në traktin urinar si dhe në sistemin e riprodhimit, duke përfshirë infeksionet e traktit urinar dhe prostatës

Krizantema(菊花) në kulturën kineze nënkupton rritjen intelektuale dhe jetëgjatësinë. Budistët e përdorin këtë lule në altar pasi ajo simbolizon energjinë e fuqishme Yang. Kjo lule nëse mbahet në shtëpi sjell fat të mirë. Shihet si një shenjë e pëlqyeshme kur u dhuroni të moshuarëve lule krizanteme pasi ato simbolizojnë jetë të mirë dhe jetëgjatësi.

Për kopshtin, hortikultorët rekomandojnë varietetin "Clara Curtiss", që është me ngjyra rozë, portokalli, të kuqe, të verdha apo të bardha. Në përgjithësi, krizantema mbillet në pranverë, në një tokë kryesisht argjilore dhe me shumë diell. Në vjeshtë, ajo duron temperatura shumë të ulëta, deri edhe nën zero. Duhet pasur kujdes që të mos ujitet shumë shpesh e të mbillen krizantemat midis bimëve më të larta. Kërcenjtë e tyre kanë tendencë të zgjaten dhe nuk do të arrinin të mbanin peshën e lules së tyre.

Bozhurja(牡丹) është lulja kombëtare e Kinës. Kjo lule simbolizon pasurinë, bukurinë, nderin dhe statusin e lartë shoqëror. Një simbol i pranverës, përdoret edhe si metaforë për bukurinë femërore dhe riprodhimin. Lulja e bozhurës simbolizon gjithashtu paqen.

 

Bima e njohur si Paeonia, veçanërisht rrënjët e saj janë përdorur shpesh në mjekësinë tradicionale kineze, koreane dhe japoneze.

Hortensia(绣球花) është simbol i shprehjes së dashurisë, mirënjohjes dhe mirëkuptimit.

Orkideja (兰花) është simbol i perfeksionit dhe elegancës, përfaqëson integritet, fisnikëri dhe miqësi.

 

Lulja Narcis (水仙) është simboli i talenteve të fshehura brenda nesh. Kjo lule ka dhe domethënie okulte, ajo përdorej për largimin e shpirtrave të këqinj.

Zambaku (百合花) konsiderohet si lulja më e mirë për martesë pasi në Kinë kjo lule përfaqëson 100 vjet dashuri. Zambaku është gjithashtu një zgjedhje e mirë për të dashurën tuaj, ka kuptimin unitet.

Edhe pse pjesa më e madhe e luleve përfaqësojnë gjëra pozitive, ka dhe nga ato që përfaqësojnë një të dashur jo besnik, siç janë pemët Poplar (杨树花).

 

Gjithashtu Duckweed(浮萍) është një bimë pa rrënjë që noton në ujë, prandaj nuk korrespondon me vlerat e unitetit, harmonisë dhe familjes, vlera këto shumë të rëndësishme në kulturën kineze.