20140727xinjiangzhai |
Në Kinë ka 20 milionë myslimanë. Qeveria kineze mbron lirinë fetare dhe doket e zakonet e tyre. Myslimanët kinezë gëzojnë të njëjtën pozitë politike, ekonomike dhe shoqërore me të tjerët. Ashtu si për myslimanët shqiptarë, Ramazani është muaji i shenjtë dhe për myslimanët kinezë, që po e kalojnë atë në një atmosferë të qetë dhe harmonike, duke pritur ardhjen e Fitër Bajramit. Sot, do të shkojmë në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit për të parë nga afër si kalohet nga myslimanët kinezë muaji i shenjtë.
30 vjeçari turk Emre punon në Redaksinë e Turqishtes në Radion e Jashtme të Kinës (CRI). Në mesin e korrikut, së bashku me një grup të radios, ai realizoi një reportazh në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit, duke parë nga afër si e kalonin banorët muajin e Ramazanit. Emre tha se në mediat perëndimore gjen shpesh artikuj ku thuhet se myslimanët në Xinjiang kufizohen në agjërim gjatë Ramazanit, por gjendja reale që pa ai në Xinjiang nuk ishte kështu.
20140727xinjiang1 |
"Gjatë intervistës, komunikova drejtpërdrejt në turqisht me banorë të zonës, ujgurë dhe kazakë."
Kur Emre pyeti për gjendjen e myslimanëve në Xinjiang gjatë ramazanit, imami Yakupjan iu përgjigj:
"Myslimanët në Xinjiang filluan agjërimin që nga 29 qershori dhe falen në shtëpi ose në xhami."
Fjalët e imamit vërtetohet nga reportazhi i gazetarit të agjencisë kineze të lajmeve Zhongxin, Zhu Jingchao, i cili realizoi një intervistë në fillim të korrikut në qytetin Kashgar, në Jug-perëndim të Xinjiang-ut.
Çdo mëngjes në orën 8 sipas orës së Urumqit, Musajan Yusuf, që banon në qytezën e lashtë të Kashgarit, hap dyqanin e tij të vogël.
Qyteza e lashtë, ku jeton familja e Musajan Yusufit ka një histori mbi 100 vjeçare. Në vitin 2011, qyteza e lashtë u transformua dhe shumica e banorëve jetojnë në disa godina 2-katëshe, ku kati i dytë është banesa, ndërsa kati i parë përdoret si dyqan.
Krahas funksionimit të dyqanit të vogël, Musajan Yusuf prodhon edhe kapela të ndryshme me porosi. Ai i tha gazetarit,se "të ardhurat mujore të tij arrijnë në 3 mijë juanë (500 dollarë)".
Që nga fundi i qershorit, banorët myslimanë në Kashgar kanë ndjekur ritin fetar të Ramazanit. Musajan Yusuf i tha gazetarit se jeta e tij gjatë ramazanit është e rregullt.
"Ngrihem në orën 3 të mëngjesit, ha mëngjesin para orës 4, lindjes së dielit, dhe pastaj bëj Namaz. Dyqani hapet në orën 8 fiks, pas pastrimit dhe shtimit të mallrave të rinj."
Gjatë ramazanit, Musajan Yusuf dhe bashkëshortja e tij Nurismanguli kujdesen me rradhë për mbarëvajtjen e dyqanit. Në orën 7 në mbrëmje, Nurismanguli vishet me rrobat më të bukura dhe përgatit darkën. Sipas doktrinave të Islamizmit, darka fillon kur dielli perëndon. Pas darkës, Musajan Yusuf falet në xhaminë, që ndodhet 20 metra larg shtëpisë dhe pastaj qëndron në shtëpi për të parë botërorin e futbollit.
Në orën 11 në mbrëmje, në tregun e rrugës Oldasik, më i famshmi në Kashgar, gazetari i agjencisë Zhongxin pa se tregu ishte mbushur plot me njerëz, që shijonin gatime të shumëllojshme. Në një anë të tregut, afro 20 veta të ulur në qilim hanin Tangfan (supë me perime, mish qingji dhe makarona). Këta njerëz janë nga fshatrat përreth dhe punojnë në Kashgar. Gjatë Ramazanit, pronari i restorantit Hujila pranë tregut u ofron falas darkën këtyre punëtorëve me vështirësi ekonomike. Pronari i tha gazetarit se të pasurit duhet të ndihmojë të varfërit, ky është një nga mësimet e miajit të Ramazanit.
Më 21 korrik, gazetarët e Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, Yu Tao dhe Ahinur bënë intervista në qytetin Urumqi, kryeqendrën e rajonit Xinjiang Ujgur.
Një e re që i përket kombësisë Hui, Ma Yinhua punon në një dyqan të shitjes së frutave të thata në Bazarin e Madh Ndërkombëtar. Gjatë korrikut, shtohet numri i turistëve në Bazar dhe Ma Yinhua është më e zënë se në pjesën tjetër të vitit. Kombësia Hui i përket besimit islam dhe Ma Yinhua ka respektuar këtë fe. Duke qenë e zënë me tregtinë, Ma Yinhua shprehet se e ka të vështirë agjërimin. Ajo thotë, "Mbarova mëngjesin në orën pesë dhe fillova furnizimin me mallra të rinj, kontrollin e mallrave dhe shitjen, kështu tërë ditën pa pirë dhe ngrënë, ndjehem me të vërtetë shumë e lodhur ."
Ramazani do të përfundojë dhe Ma Yinhua shprehet se do të vazhdojë agjërimin deri në fund . "Agjërimi është shumë i vështirë, por ja vlen të këmbëngulësh. Nëpërmjet agjërimit, myslimanët do të ndjejnë nga afër mëshirën për të varfërit,duke çmuar çdo çast të jetës ."
Në mbrëmjen e 21 korrikut, gazetarët e Agjencisë Hsinhua vizituan xhaminë në lagjen Erdaoqiao në qytetin Urumqi. Myslimanët përreth u mblodhën në xhami për të bërë bashkarisht faljen. Pas orës 8, shumë njerëz u mblodhën në xhami për të falur namazin dhe salla u mbush plot e përplot. Ata që nuk mundën të hynin në xhami e falën namazin në ambjentet e jashtme të saj .
Në anën tjetër të rrugës kishte plot makina dhe njerëz, ndërsa besimtarët myslimanë faleshin. Nata e Ramazanit i solli metropolit zhurmëplotë një dritë qëtësie. Pas namazit, njerëzit u përshëndetën me njeri-tjetrin dhe u larguan grupe-grupe nga xhamia.
Gjatë intervistës në Xinjiang, gazetari turk i Radios së Jashtme e Kinës, (CRI) Emre pati rast të shkëmbente mendime me personalitete fetare. Sipas tij një gazetare kineze, pyeti drejtuesit fetarë për diçka për të cilën interesohen të gjithë "a kufizohen në agjërim nëpunësit dhe nxënësit ?" Emre tha se administratori i një xhamie, Hesenjan iu përgjigj pyjetjes.
20140727xinjiang2 |
"Në Kinë zbatohet liria fetare dhe të gjithë myslimanët mund të agjërojnë sipas vullnetit të vet. Njoftimet e mediave perëndimore janë të gabuara."
Tjetër pyetje e Emres për personalitetet fetare është "si marrin arsimin fetar të rinjtë ujgurë, kazakë, uzbekë dhe të kombësive të tjera ?". Imami Yakupjan iu përgjigj kësaj pyetjeje.
"Mësimet familjare janë shumë të rëndësishme për të miturit, para marrjes së arsimit zyrtar fetar. Të rinjtë që mbushin 18 vjeç mund të marrin me vullnet arsimin fetar në xhami."
Kohët e fundit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi lirinë fetare të myslimanëve kinezë gjatë Ramazanit, zëdhënësja e ambasadës së Kinës në Indonezi, Shen Minjuan tha se Kushtetuta e Republikës Popullore të Kinës mbron lirinë fetare të shtetasve kinezë dhe sipas ligjit kinez, agjërimi i besimtarëve si dhe veprimtaritë e tjera normale fetare mbrohen nga ligji. Njëkohësisht, në ligjin kinez përcaktohet se fetë nuk mund të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë, qeverisje dhe arsim. Besimtarët janë krejt të lirë të agjërojnë. Të miturit, që janë në etapën kyçe të rritjes, nuk i nxitim të agjërojnë, për arsye shëndetësore . (Wang Lei)