20140725San_Fu |
18 korriku është dita e parë e "San Fu", periudhës më të nxehtë të vitit. Kjo periudhë zgjat për 30 ditë dhe përfundon më 7 gusht. Në gjuhën kineze, "San" do të thotë "tre", "Fu" do të "fshehje". Kjo përkthehet si koha kur duhet të pakësojmë aktivitetet e jashtme dhe të qëndrojmë disi larg nga rrezet e forta të diellit. Kjo shpejgohet edhe sipas librave të lashta mjekësore ku energjia "Yin" fshihet nën tokë për shkak se energjia "Yang" është dominante. Në këtë material ju japim disa sugjerime të shëndetshme për këtë periudhë të veçantë të vitit, "San Fu".
Ekuilibri mes "Yin"-it dhe "Yang"-ut brenda trupit tonë është ndër parimet më kryesore të mjekësisë kineze. Përveç kësaj, mjekësia kineze thekson se mjedisi i jashtëm lidhet ngusht me mjedisin e brendshëm trupor. Prandaj, në këtë periudhë shumë të nxehtë, duhet të përgatiteni dhe të merrni masa për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm mes "Yin"-it dhe "Yang"-ut.
Së pari, duhet të shmangen dëmtimet e shkaktuara nga "Yang"-u i tepërt, që vjen kryesisht nga dielli. Në këtë fazë "San Fu", mund të goditemi më shpesh nga dielli. Prandaj duhet të shmangim qëndrimin në diell sidomos gjatë mesditës, kur edhe rrezet e diellit janë më të forta. Nëse dalim jashtë nga ora 10:00 deri në orën 16:00 duhet të merrni masa mbrojtëse, si çadra, kapele dhe syze kundër diellit. Po ashtu mund të përdorni edhe krem kundër diellit. Mos harroni të konsumoni sa më shumë ujë dhe vishni kryesisht veshje prej pambuku apo mëndafshi dhe hiqni dorë nga sintetiket apo najloni, veshje këto që nuk përthithin djersën. Mjekësia kineze sugjeron të merrni një sy gjumë 1-2 orë në mesditë për t'u çlodhur. Gjithashtu thuhet se gjumi i drekës parandalon atakun kardiak.
Me ngritjen e temperaturave, dikush prej jush mund të ketë dhe luhatje humori. Kjo paqëndrueshmëri emocionale vjen edhe nga ndriçimi i fortë i diellit dhe temperatura e lartë. Mjekët kinezë e quajnë këtë fenomen si "goditje emocionale nga dielli". Nga të dhënat statistikore ka rezultuar se rreth 16% e personave ndikohen nga temperaturat e larta. Për këtë sugjerohet të merreni me aktivitete për qetësimin e mendjes dhe rregullimin e ekuilibrit shpirtëror. Merruni më shumë me meditim apo joga, dilni me një mik apo mike, bëni shëtitje në natyrë etj.
Po çfarë ushqimesh duhet të konsumoni gjatë kësaj faze?
Në veri të Kinës thuhet se konsumi i "Jiaozi"-ve (raviolit kinez) në "fu"-në e parë, dhjetë ditët e para; konsumi i makaronave në "fu"-në e dytë, dhjetë ditët e dytë të kësaj stine; konsumi i petullave me vezë në "fu"-në e tretë, dhjetë ditët e fundit të kësaj periudhe.
http://pic11.nipic.com/20101127/438420_095345071934_2.jpg
Gjatë fazës "San Fu"-së, metabolizimi ynë përshpejtohet dhe djersitemi më shumë se gjatë stinëve të tjera. Prandaj, gjatë kësaj stine kërkohet shumë energji. "Jiaozi", makarona dhe ushqimet e tjera prej gruri përmbajnë shumë karbohidrate, vitaminë B, minerale të shumta etj., dhe mund të japin energjinë e nevojshme. Përveç kësaj, në këtë stinë të nxehtë, ndoshta kemi probleme me oreksin.
Brenda "Jiaozi"(ravioli kinez) ka mish dhe perime të ndryshme.
Mishi ofron proteinat dhe perimet ofrojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat dietike. Sipas traditës kineze, karbohidratet konsumohen së bashku me perimet si trangull, karotë, spinaq, domate, kërpudha etj.
Bathët, bizelet mashurkat, fasulet po ashtu janë shumë të preferuara në këtë stinë. Në Kinë, ka lloje të ndryshme fasulesh, të cilat ofrojnë proteina dhe plotësojnë kërkesat e metabolizmit të shpejtë në këtë stinë. Sipas mjekësisë kineze, fasule nxisin funksionimin e shpretkës dhe shtojnë oreksin.
Çaji jeshil sugjerohet gjithashtu në këtë stinë. Për shkak të djersitjes së shumtë, humbet sasi e lartë kaliumi nëpërmjet djersës. Mungesa e kaliumit në organizëm shkakton lodhje, pafuqishmëri etj. Por çaj jeshil përmban sasi të lartë kaliumi.
Në fakt, karakteristika e "Yang"-ut të fortë në këtë stinë mund të shfrytëzohet për të frenuar "Yin"-in e tepërt të brendshëm trupor. Në mjekësinë tradicionale kineze, ekziston një parim shumë i rëndësishëm se "sëmundja e dimrit duhet të mjekohet në verë dhe sëmundja e verës duhet të mjekohet në dimër". Sipas këtij parimi, stina e "San Fu", periudhës më të nxehtë të verës, është koha më e përshtatshme për mjekimin e sëmundjeve të dimrit. Siptomat e sëmundjeve që do të përkeqësohen në stinën e ftohtë të dimrit, duhet të lehtësohen në këtë stinë më të nxehtë. Prandaj, duhet të merren masat për të mjekuar problëemet respiratore, morth, artritin dhe pafuqshmëria e qarkullimit dhe ftohtësia e shpretkës e stomakut, të cilat do të shtohen në dimër.
Metoda kryesore tradicionale për mjekimin e sëmundjeve të dimrit është vendosja e bimëve tradicionale kineze në pikat e veçanta të akupunkturës. Këto medikamente apo bimë luajnë rol kryesor në nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe forcimin e energjisë "Yang". Në këtë stinë me energji më të fortë të "Yang"-ut, bimët tradicionale nxjerrin jashtë helmet e fshehura nën pikat e akupunkturës në trup. Kjo lloj metode është veçanërisht efikase për bronkitin kronik, astmën, sëmundjet e mushkërive dhe të zemrës. Këto metoda mund të forcojnë imunitetin.
Por duhet të theksojmë që metodat e vendosjes së bimëve në pikat e akupunkturës në këtë stinë janë vetëm për sëmundjet e dimrit, ose simptomat e shkaktuara nga ftohtësia. Ato nuk janë të përshtatshme për personat që kanë zjarr të brendshëm.