20140725Lingzhipj2 |
Kërpudha lingzhi ose kërpudha e pavdekshmërisë është legjendare në mjekësinë kineze dhe njihet për forcimin e sistemit imunitar, ngadalëson procesin e plakjes dhe shkatërron tumoret.
Kohët e fundit në Mjekësinë Perëndimore, vetitë e saj legjendare po njihen gjithnjë e më shumë sidomos për shkatërrimin e qelizave kanceroze të prostatës, dhe për reduktimin e inflamacionit.
Një student në Universitetin e Auckland, në Zelandën e Re, Ben Kao, ka publikuar një sërë studimesh lidhur me kërpudhën që shkatërron kancerin, ku informon publikon mbi fuqitë shëruese të kësaj kërpudhe.
Kjo bimë me të drejtë është quajtur bima e mrekullisë për vetë efektet që sjell në organizëm. Kërpudha Lingzhi është shumë e rrallë. Ajo sot rritet për qëllime komerciale në disa vende të botës në Europë, Azi dhe Amerikë.
Përfitimet e kërpudhës Lingzhi
Këtë llojë kërpudhe e gjejmë në forma dhe ngjyra të ndryshme. Në fakt, sipas librave të lashtë kinezë, kjo kërpudhë klasifikohet në 6 lloje të ndryshme bazuar në ngjyrat e saj. Në bazë të ngjyrave vijnë dhe funksionet që ka ajo për organizmin tonë.
•Kërpudha e gjelbër sjell përfitime për mëlçinë
•Kërpudha e kuqe për zemrën
•Të bardhat për mushkritë
•Kërpudha e verdhë për shpretkën
•Kërpudha e zezë për veshkat
Ja disa përfitime të kërpudhës magjike
1.Ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin
Ndër problemet më të përhapura sot janë problemet me tensionin e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe kolesteroli i lartë. Megjithatë, ja ku vjen një lajm i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga këto probleme. Konsumi i Lingzhi njihet prej shekujsh që ul kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut, që do të thotë se redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
2. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak
Një tjetër problem që prek shumicën e banorëve sot n lështë diabeti. Sipas studimeve ka rezultuar se kërpudha Lingzhi ofron një sërë vetish që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet.
3. Vret qelizat e kancerit
Me shtimin e rasteve të të prekurve me kancer çdo ditë, kërpudha Lingzhi vjen si rreze shprese. Sipas një studimi kryer tek minjtë me injektimin e Lingzhi tek minjtë me kancer u zbulua se 50% e qelizave kanceroze u zvogëluan brenda 10 ditësh. Studimet e mëtejshme kanë arritur në përfundimin se Lingzhi minimizon efektet anësore të terapisë me rrezatim. Në fakt, ekstrakti i Linzhi përdoret tashmë nga kompanitë farmaceutike për parandalimin e rritjes së qelizave kanceroze.
4.Përmirëson kujtesën dhe sistemin imunitar
Lingzhi njihet gjithashtu për përmirësimin e kujtesës dhe largon problemet si,,,, harresë, lodhje mendore, stres dhe depresion. Njihet gjithashtu për efektet që ka për ta bërë më aktive mendjen dhe për përmirësimin e niveleve të energjisë në trupin e njeriut. Gjithashtu për sistemin imunitar, Lingzhi njihet për përmirësimin e tij, duke ulur riskun për shfaqjen e sëmundjeve autoimune, alergjive dhe infeksioneve.
Përfitimet të tjera...
Konsumi i kësaj bime është provuar se është një bekim për njerëzit që vuajnë nga problemet me frymëmarrjen dhe bronshitin, pasi forcon sistemin respirator. Ajo përmirëson gjithashtu metabolizmin. Kjo bimë lufton problemet me veshkat dhe mëlçinë.Sëmundjet si HIV/AIDS, pagjumësia dhe stresi trajtohen gjithashtu me këtë kërpudhë.
Në Kinë, kjo është bima e jetëgjatësisë.....
Nëse shfletoni faqe nga librat e lashtë të Mjekësisë Tradicionale kineze do të shihni që kjo bimë është burim jetëgjatësie. Në fakt, kjo bimë ishte gjithashtu e njohur si ushqim i perandorëve ku besohej t'u jepte atyre jetëgjatësi dhe shëndet të mirë.
Ashtu si çdo monedhë që ka dy anët e saj, kjo kërpudhë ka dhe efekte anësore. Mos konsumoni më shumë kërpudhë seç duhet. Megjithëse mund të mendoni se "sa më shumë të konsumojmë aq më mirë" kjo mund të ketë pasojë si gjakderdhje nga hunda. Konsultohuni me mjekun apo specialistin e shëndetit nëse keni pasoja.
Konsumimi i kërpudhave është shumë efikas edhe për kockat, pasi plotësojnë 80% të kërkesave ditore për vitaminë D, theksojnë shkencëtarët.
Ata kryen një studim në të cilin e kanë matur nivelin e vitaminës D në gjakun e pjesëmarrësve. Pas 12 javëve me konsumim të përditshëm të kërpudhave, niveli i vitaminës D është rritur dukshëm.
Gjatë ekspozimit në diell, kërpudhat fillojnë prodhimin e vitaminës D, ndërsa studimet e deritanishme kanë zbuluar që ekzistojnë shumë pak bimë me këtë karakteristikë.
Njeriu, në anën tjetër, gjatë ekspozimit në diell, prodhon vitaminën D3, e cila u rekomandohet të gjithë personave me mungesë të vitaminës D në organizëm. Megjithatë, studimet më të reja kanë dëshmuar se vitamina D2 është njëjtë efikase, në krahasim me vitaminën D3.