20140723GUOMIN |
Sivjet është 45 vjetori i fillimit të emisioneve të Radios së Jashtme të Kinës në gjuhën shqipe. Në një cikël emisionesh do të njiheni historitë e punonjësve të radios, që për mbi 40 vjet përcollën zërin e Kinës në Shqipëri. I ftuar i sotëm është punonjësi Guo Min. Ai filloi punën në radio pasi mori një telefonatë nga shoqja e shkollës Zhai Huilu.
Kolegia e redaksisë Zhang Zhuo bisedoi me zotin Guo Min. Më poshtë intervista e plotë:
1. Ku punonit përpara se të fillonit në radio? Si u transferuat në radio?
Akademia e Shkencës Shoqërore e Kinës më dërgoi në Shqipëri. Gjatë mësimit të shqipes aty, studioja gjithashtu situatën e Shqipërisë. Në atë kohë ndihmoja ambasadën e Kinës në Shqipëri. Në vitin 1967, një pjesë e studentëve kinezë në Shqipëri u kthyen në Kinë për t'ju bashkuar revolucionit kulturor dhe një pjesë vazhduan mësimin në Shqipëri. Unë isha në grupin e dytë. Në atë kohë kishte shumë delegacione të Kinës që viziton Shqipërinë dhe puna e ambasadës ishte e shumtë. Fatkeqësisht në atë kohë u sëmura dhe u ktheva në Kinë për mjekim. Pas rimëkëmbjes, u ktheva të punoj pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore. Në atë kohë kisha lidhje me shokët që mësonim në Universitetin e Tiranës. Një ditë i telefonova Zhai Huailu-së. Ajo tha se do të fillojë emisioni në gjuhën shqipe dhe më pyeti nëse dëshiroja t'i bashkohesha redaksisë. Unë thëshë po! Kështu u transferova në radio për punë. Domethënë pas punës në ambasadë.
2. Pas punës në ambasadë, me siguri e njihnit mirë situatën e Shqipërisë në atë kohë. Çfarë ndikim pati kjo gjë në punën tuaj në radio?
Padyshim që më ka ndihmuar. Në kohën kur studioja letërsinë dhe historinë e Shqipërisë më pëlqente të lexoja romane dhe mësova shumë gjëra në fushën e gjuhës. Sidomos kur isha në Shqipëri, ku nuk kishte shumë studentë kinezë. Unë dhe dy studentë shqiptarë banonim në një dhomë. Ata kujdeseshin për mua dhe shpesh bisedonim, duke më ndihmuar të përmirësoja shqipen e folur. Kur punoja në ambasadë, përgjigjesha për botimin e revistës "Kina Sot". Isha shumë serioz mbi këtë punë.
3. Kur filloi emisioni i gjuhës shqipe, specialistët shqiptarë flisnin mirë rusisht, ndërsa ju u diplomuat për rusisht nga Universiteti i Pekinit. Sa ju ndihmoi ky fakt për punët e përkthimit?
Në fillim nuk e dija mirë shqipen, sidomos në fushën politike, prandaj gjuha ruse më vinte në ndihmë. Unë, Zheng Zhongxu dhe Sun Wanhu mësuam gjuhën ruse, ndërsa Cai Zumiao ishte shefi ynë, ndaj përmbajtjet e përkthimit i bisedonim me specialistin shpatar, Kristaqin, i cili më vonë mësoi gjuhën angleze dhe atë frënge. Ne debatonim shpesh për punën, ishim të gëzuar.
4 Në disa raste, lajmet e rëndësishme shtoheshin në çastin e fundit dhe kjo ishte e zakonshme. A mund të kujtoni hollësira e atëhershme?
Emisioni transmetohej nga ora 3 e gjysmë deri në orën 4 gjysmë sipas orës së Pekinit. Në atë kohë, kryetari Mao dhe kryeministri Zhou punonin natën. Për shembull takimet me delegacionet ishin shpesh në mbrëmje. Në mesditë, njoftoheshim se do të kishte lajmet e rëndësishme ndaj duhet të qëndronim në gatishmëri. Zakonisht lajmet e rëndësishme vinin në orën një ose dy të natës. Ato kishin vetëm afro njëqind hieroglifë, por duhet të vendoseshin në krye të emisionit, prandaj duhej ta bënim përsëri nga e para emisionin. Punonim shumë intensivisht. Shpesh vraponim për të shkuar në studio. Ishim si në luftë dhe s'mund të flinim gjumë për arsye të emocionit. Shpesh kështu ndodhte, ndaj shumë shokë kishin çrregullime me gjumin.
5. Në Kongresin e 9-të të Partisë Komuniste të Kinës redaksia jonë dërgoi redaktorët të marrin pjesë në përkthimin e dokumenteve. A mund të kujtoni hollësira e atëhershme?
"Organizimi i Kongresit të 9-të të Partisë Komuniste të Kinës ishte i fshehtë. Redaksia më dërgoi mua, Cai Zumiao-n dhe Zheng Zhongxu. Në atë kohë, vetëm shqipja ishte gjuhë e vogël, përkthimet e tjera ishin në gjuhët kryesore. Në atë kohë, detyra e Kongresit të 9-të të PKK-së ishte shumë urgjente dhe ishte e fshehtë. Unë njoftuan dhe brenda 30 minutave u larguan për të përkthyer, nuk kisha kohë as të telefonoja. Në atë kohë, bashkëshortja ishte larguar nga Pekini për punë dhe vajza ime ishte në kopshtin e fëmijëve. Kështu një i afërmi im shkoi ta merrte vajzën. Ajo nuk pa prindërit dhe filloi të qante. Dokumentet që përkthyem ishin shumë të rëndësishme, prandaj ne i studionim fjalë për fjalë. Liderët shprehën kënaqësi për punët tonë.
6. A ka ndonjë ngjarje që ju ka lënë veçanërisht mbresa gjatë punës në radio?
Ka shumë. Për më shumë se 10 vjet, ishim shumë të gëzuar dhe të bashkuar. Një herë redaksia e gjuhës shqipe organizoi një drekë me rastin e Vitit të Ri. Në atë kohë, kushtet e banimit të punonjësve të radios ishin shumë të këqija. Banoja në një dhomë 12 metra katrore dhe kjo drekë u zhvillua në shtëpinë time. 23 veta erdhën në atë dhomë të vogël dhe ne ishim shumë të gëzuar. Ngjarja e tjetër ishte në kohën e vdekjes së kryeministrit Zhou. Kur dëgjuam muzikën funebre, filluam të qanim të gjithë së bashku. Kur makina me trupin e tij portën e radios, qëndruam shumë kohë aty. Kryeministri Zhou jo vetëm u kujdes për çështjet ndërkombëtare, por ishte themeluesi i emisionit në gjuhën shqipe. Kisha bërë tre herë fotografi me kryeministrin. Për shembull kur isha në Shqipëri, një student kinez, Zhao Dongsheng, ishte shumë i dobët. Në vizitën e dytë të tij në Shqipëri, kryeministri i tha: "Djalë, pse vazhdon të jesh kaq i dobët?" Ai mbante mend emrat tanë, ndaj dhe respekti për të ishte shumë i lartë.
Ngjarja e tjetër, kur ra tërmeti në vitin 1976, shoqëroja specialistin e bashkëshorten e tij të pushonin në Beidaihe. Tani dëshiroj të flas disa fjalë për t'i falënderuar anëtarët e redaksisë. Për shkak të shëndetit të keq redaksia më dërgoi t'i shoqëroja specialistët për pushim. Në vitin 1976, gjatë pushimeve, ra një tërmet i fuqishëm. Në ditën e dytë pas tërmetit, bashkëshortja e specialistit ndërsa hynte në dhomë i ra dritarja dhe s'mund të lëvizte, unë e ndihmova duke u zvarritur nëpër dhomë. Më vonë u planifikua që kthimi në Pekin të kryhej me avion, për por shkak të motit të keq, mjegullës së dendur, fluturimi u shty nga ora 8 e mbrëmjes në orën 4 në mëngjes. Kur avioni arriti në Pekin, moti ishte sërish i keq dhe mjeti u detyrua të ngrihej sërish në fluturim. Këto janë ngjarje që më kanë mbetur në mendje gjatë kohës që isha në radio.
7. Ku punuat pasi u larguat nga radio? Çfarë ndikime pati emisioni në radio për punën e më pasme?
Në vitin 1983 u largova nga emisioni i gjuhës shqipe, sepse radio më dërgoi të punoja pranë komitetit të partisë. Më vonë radio më kërkoi të vazhdoja të punoja në komitetin e partisë, por mendova se politika nuk përputhet me mua, prandaj kërkova të largohem. Në atë kohë, zv-drejtori i Televizionit Qendror të Kinës (CCTV) që ishte gazetari i parë i Agjencisë së Lajmeve Xinhua në Tiranë më njohu, sepse gjatë vizitës së kryeministrit Zhou Enlai në Shqipëri, e ndihmova, prandaj më kërkoi të transferohesha në CCTV. Më vonë u transferova në Drejtorinë e Përgjithshme të Radio Film Televizionit. Vazhdova të mendoja se politika përshtatej me mua prandaj u transferova në Gjykatën e Lartë. Puna në radio më dha mundësi të krijoja shumë lidhje shoqërore. (Çang Çuo)