20140716koz |
Presidenti kinez Xi Jinping ishte në Brazil për të marrë pjesë në Samitin e ubëdhehqësve të BRICS.
Takimi vendosi përshpejtimin e punës për krijimit të kanaleve të reja të financimit ndërmjet 5 vendeve në zhvillim.
Nga Brazili raporton korrespodenti i CRI-së Tu Yun.
Udhëheqësit e vendeve BRICS, apo Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, po konsiderojnë themelimin e një banke të re zhvillimi dhe një fondi rezervë për emergjencat.
Plani fillestar parashikon që vendet anëtare të bashkojnë një kapital fillestar prej 50 miliardë dollarësh për bankën, ku çdo vend duhet të kontribuojë me një shumë të barabartë.
Ideja është për të krijuar një burim alternativ të financimit përtej Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Banka e Re e Zhvillimit do ta ketë selinë në Shangai. Çdo vend anëtar do të kontribuojë me 10 miliardë dollarë.
Kapitali prej 50 miliardë dollarësh mund të ngrihet në 100 miliardë në të ardhmen.
Vendet BRICS vendosën edhe për krijimin e një fondi emergjence prej 100 miliardë dollarësh në fillim të vitit të ardhshëm për të ndihmuar vendet anëtare që në qoftë se përballen me uljen e papritur të rezervave të kapitalit të huaj.
Mark Weisbrot është një kërkues ekonomik në Uashington, D.C.
" Kjo është diçka që nuk e kemi pasur më parë. Tërë rendi pas Luftës së Dytë Botërore pas është formësuar nga FMN-ja dhe Banka Botërore. Tani BRICS propozon një alternativë tjetër, një fond prej 100 miliardë dollarësh dhe një tjetër prej 50 miliardë dollarësh. Unë mendoj se ky do të jetë një hap shumë i rëndësishëm."
Profesori nga Afrika e Jugut, Dr Ross Anthony, sugjeron ky do të jetë një hap i madh përpara për grupimin e BRICS.
"Unë mendoj se kjo është me të vërtetë e rëndësishme në kuptimin që pa një bankë, pa diçka materiale, pa diçka të ngurtë, BRICS do të mbetet një klub fjalësh dhe kaq. Kështu besoj se krijimi i kësaj banke është në mendjen e çdo udhëheqësi. Duke gjykuar nga ajo që personalitetet e ndryshme të vendeve anëtare kanë thënë, duket se banka do të shpallet këtë herë."
Përveçse do të jetë një mbështetje financiare për pestë ekonomitë në zhvillim, ekspertët thonë se një bankë e re zhvillimi do ta ndihmojë Kinën të ketë një zë më të fortë në skenën ndërkombëtare.
Kim Van der Borght është profesor i ligjit ekonomik në Universitetin e Lirë të Brukselit.
"Kjo është një strategji që Kina që ketë avantazh të dyfishtë, ndërtimin e besimit midis vendeve të BRICS-it që do të ndihmojë për rolin e ri të Kinës. Dhe se roli i ri do të thotë gjithashtu rivendosje e vetë Kinës, për shembull, në Kombet e Bashkuara, dhe për të ndihmuar vendet e tjera të BRICS në strategjinë ndërkombëtare të rivendosjes mes sistemeve globale të qeverisjes."
Si pjesë e takimit të udhëheqësve të BRICS këtë javë, presidenti kinez Xi Jinping, së bashku me liderët e shteteve të tjera anëtare, ndanë një plan për bashkëpunim në të ardhmen.
Bastet në internet janë të paligjshme në Kinë
"Për këtë vë bast sot" është bërë një tjetër shprehje e përhapur pas asaj "kush do të jetë fituesi sot" gjatë periudhës së kampionatit botëror të futbollit.
Shumë dashamirës të futbollit e janë bërë njëherësh edhe dashamirës të basteve në internet.
Megjithatë siç raporton Chole Lyme e CRI, bastet on line janë të paligjshme sot në Kinë.
Përveç ndeshjeve të Kupës së Botës, këtu në Kinë u bënë shumë popullorë uebsajtet që ofronin mundësinë e vendosjes së basteve.
Ministria e Sigurisë Publike thotë se gjatë periudhës së Kupës së Botës, janë arrestuar rreth 108 të dyshuar për bastet në internet.
Një banor i Pekinit tregon eksperiencën e tij me bastet on line.
"Është një bast i thjeshtë në internet. Ka shumë lloj lotarish dhe ti mund të zgjedhësh atë që është më e përshtatshme për ty në bazë të informacionit që ke. Unë nuk kam harxhuar shumë para, është thjesht për lojë. Kam harxhuar 1000 juan për 10 ndeshje dhe kam humbur vetëm 300 juan gjatë Kupës së Botës."
Shqetësuese është se shumica e atyre që vendosin baste në internet nuk e dinë se vetëm lotaria në internet është e vetmja formë ligjore e basteve në Kinë.
Përveç asaj, të gjitha format e tjera janë të paligjshme.
Yang Zenghui, është avokat me studion ligjore YueCheng në Pekin.
"Sipas ligjeve të tanishme në Kinë, vetëm lotaria e futbollit që organizohet nga qeveria është e ligjshme, e për të cilat ka disa mënyra kontrolluese. Lotaria ligjore e futbollit i jep për bamirësi të gjithë fondet që fiton. Por mënyrat e tjera të basteve në internet janë të gjitha të paligjshme nën sistemin tonë ligjor."
Yang thotë se nxitja apo krijimi i mjeteve për vendosjen e basteve në internet ndëshkohet me burgim deri në 10 vjet.
Ai shton se lojtarët nuk mbrohen nga ligji dhe rregulloret në rast se ata i harxhojnë të gjitha paratë.
"Së pari, marrëdhënia debitor dhe kreditor e formuar përmes aktiviteteve të lojërave të fatit janë të paligjshme. Për shembull, kredia midis organizatorëve dhe lojtarëve nuk është e mbrojtur me ligj. Së dyti, në qoftë se dikush dënohet për aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, ai do të duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Sipas ligjeve lojtarët që marrin pjesë në aktivitetet e lojërave të fatit mund të ndalohen deri në 10 ditë dhe gjobitur për 3000 juan në më."
Policia e Pekinit sekuestroi rreth 9.6 milionë dollarë të lidhura me bastet e paligjshme gjatë Kupës së Botës.
Byroja Komunale e Sigurimit Publik thotë se 47 persona u arrestuan në tetë raste.
Një personazh i njohur i internetit Guo Meimei ishte mes të arrestuarve kur policia shkatërroi një rrjet të basteve të paligjshme.
Guo Meimei
Guo u bë e njohur në vitin 2011, pasi tregoi në mediat sociale pasurinë e saj dhe stilin ekstravagant të jetës. Skandali përfshiu Kryqin e Kuq të Kinës.