">Për femrat--Këshilla bukurie për 2014-n<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Për femrat--Këshilla bukurie për 2014-n
  2014-07-11 16:33:16

Që një femër të ndjehet e bukur, kjo varet se sa kujdeset ajo për veten. Këtu bëjnë pjesë dieta e duhur, ushtrimet, mënyra si bën grimin, dhe kujdesi që ushtron ajo për lëkurën, Në këtë material ju sjellim disa teknika efikase për ruajtjen e bukurisë në vitin 2014.

-Pini të paktën 3 litra ujë në ditë- Kjo është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lëkurën e hidratuar dhe të re.

Disa prej atyre që kanë provuar terapinë me ujë shprehen se lëkura e tyre ka më shumë shkëlqim dhe është më e re. Po ashtu ata pranojnë se nga kjo terapi u është rregulluar puna e zorrëve.

Konsumi i ujit bën që trupi juaj të jetë i pastër nga brenda dhe nga jashtë.

-Aplikoni 2 herë në javë feta trangulli rreth syve për t'i hidratuar dhe qetësuar ato

- Një nga maskat më të mira për flokët është ajo me kungull dhe vaj arre kokosi.

- Për këmbë sa më të buta flini me çorape pasi keni përdorur vazelinë.

- Pasta e dhëmbëve mbi pickimet e insekteve, puçrrat apo djegiet ju ndihmon për t'i eleminuar më shpejt.

-Vendosni sodë buke në dhëmbë me anën e një furçe, për t'i bërë ato më të bardhë. (Mos përdorni uthull--- pasi kombinimi uthull-sodë ju dëmton smaltin)

-Përdorni maskën me vezë, limon dhe vaj ulliri për flokët dhe fytyrën.

-Përdorni sheqer si scrub për trupin. Përziejeni me pak ujë ose vaj ulliri dhe fërkoni lëkurën kur jeni në dush.

- Merrni një akull dhe masazhoni fytyrën, për të reduktuar rrudhat dhe aknet.

-Përdorni kafen për të hequr celulitin nga trupin.

-Përdorni mjaltin për maskë fytyre.

- Hani më shumë kos. Ai ju gjallëron lëkurën dhe ngadalëson procesin e plakjes. Kosin mund ta përdorni për lëkurën në rastet e djegieve nga dielli.

- Flini me shpinë dhe jo përmbys, për të parandaluar rrudhat. Nëse keni mundësi përdorni këllëfë jastëku prej mëndafshi.

- Rrudhat janë armiku më i madh i femrave. Kinezët sugjerojnë një mënyrë tepër të thjeshtë dhe efikase për reduktimin dhe parandalimin e rrudhave.

Përtypni çamçakëz për 15-20 minuta në ditë dhe reduktoni rrudhat në fytyrë. Çamçakëzi ushtron muskujt dhe stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë, duke rritur funksionin metabolik të qelizave të fytyrës.

-Konsumoni ushqime me ngjyrë të zezë. Psh. orizi i zi ndikon në shëndetin e organeve të brendshme, përfshirë mëlçinë, veshkat, shpretkën dhe stomakun. Gjithashtu konsumi i orizit të zi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe përmirëson shikimin. Hulumtimet moderne kanë gjetur se tek cipa e orizit të zi gjendet një sasi e lartë vitamine E, që ndihmon për të pasur një sistem imunitar të fortë.

Fasulet e zeza gjithashtu janë një ushqim me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin.

Mjekësia kineze thekson gjithashtu se susami i zi forcon muskujt dhe kockat. Ruan shkëlqimin e flokëve si dhe shërben për një shikim të mirë. Susami i zi përmban vitaminë E dhe kalcium, si dhe përbërës të tjerë

Hurmat e thata me ngjyrë të zezë janë të pasura në proteina, vitaminë B, vitaminë E, etj. Ato shihen si një ushqim që na mban të fortë dhe të rinj. Konsumi i rregullt i tyre shërben për qarkullimin e mireë të gjakut dhe të energjisë "chi".

Kumbullat e zeza janë një nga ushqimet më të mira për problemet me diarrenë apo kapsllëkun pasi ato normalizojnë punën e zorrëve. Gjithashtu, kumbullat e zeza shërbejnë kundër kollës dhe djersitjes gjatë natës.

Bëni masazhe

Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe eleminimin e sëmundjeve të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë vë në funksionim mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtin e njeriut dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, çlirimi i stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).

Këshilla për stinën e verës

Vera është stina e plazhit, argëtimit dhe e udhëtimeve! Kjo është koha kur duhet të planifikoni udhëtimet me miqtë dhe apo familjarët, dalja për fundjavë, barbecue, apo festa të ndryshme.

Kjo është stina kur dalin në pah format dhe kur nuk vendoset shumë make-up. Për këtë arsye duhet të kujdeseni më tepër për lëkurën, për t'u ndjerë të bukura dhe të shëndetshme këtë verë. Ja disa këshilla bukurie:

1. Përdorni produkte natyrale ose përgatitini vetë

Po të lexoni etiketat e produkteve që përdorni si maska, kremëra etj., do të shihni që ato përmbajnë tepër kimikate. Sot tregu është i mbushur me këto produkte, që në fakt në vend që të ndihmojnë, prishin punë. Për këtë në vend të vajrave sintetike, përdorni vaj ulliri apo akoma më ideale vajin e arrës së kokosit për një shkëlqim të lëkurës dhe flokëve. Përdoreni këtë vaj si një ushqyes për trupin, këmbët dhe duart.

Vaji i arganit gjithashtu është një tjetër produkt natyral që ushqen lëkurën. Për flokë të shëndetshëm, përzieni një të verdhe veze, vaj ulliri dhe avokado. Vendoseni në flokë dhe lëreni për 1 orë. Nuk do ta besoni sa të butë do të jenë flokët tuaj pas kësaj maske.

2. Ushqime me ngjyra

Perimet dhe frutat organike janë ushqimet që ju japin vitaminat që ju duhen për flokët dhe lëkurën, por edhe për organizmin në tërësi. Ushqime të tjera që ju mbajnë të freskët dhe të shëndetshëm janë ushqimet me bazë integrale me një dozë të lartë seleni, minerali që i jep elasticitetin lëkurës.

Po ashtu, konsumoni ushqimet me omega-3 pasi ato i japin lëkurës dhe flokëve një shkëlqim natyral. Fusni në dietën tuaj ditore më shumë ushqime si arrat, avokadot, peshku, vezët dhe vaji i ulllirit. Dieta mediterrane është më e mira, Dieta e Bukurisë!

3. Sa më shumë aktivitet

Në verë trupi ekspozohet më shumë se në dimër. Për këtë duhet të kujdeseni shumë për pamjen e jashtme, si hidratimi i lëkurës, apo dhe pak muskuj. Për këtë duhet të djersiteni, pra duhet të lëvizni më shumë dhe të bëni më tepër aktivitet, pasi jo vetëm që do të dukeni më të bukur nga jashtë, por do të ndjeheni dhe më të lumtur nga brenda. Sa më të bukura të dukeni aq më shumë vetëbesim do të keni.

Prandaj kujdesuni për pamjen e jashtme dhe për trupin tuaj. Dilni për vrap, regjistrohuni në zumba apo merruni me fitnes. Yoga po ashtu është një tjetër mënyrë e mrekullueshme për të tonifikuar trupin dhe për të rritur fleksibilitetin, si dhe qetësuar mendjen.

Si përfundim themi se bukuria vjen nga brenda. Një femër e bukur është ajo e cila ka vetëbesim, mirësi dhe mençuri.