">Televizori, mik apo armik i fëmijëve?<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Televizori, mik apo armik i fëmijëve?
  2014-07-04 17:17:30

Kur flasim për sëmundjet mendore, duhet të kemi parasysh se shumica e prindërve nuk i vërejnë ato kur fëmijët janë shumë të vegjël dhe kur ata nisin të flasin apo të ecin. Por shumica e psikologëve profesionistë janë të mendimit se shumica e sëmundjeve mendore krijohen si pasojë e problemeve të akumuluara që në moshë të vogël. Kur fëmijët janë të vegjël, prindërit në përgjithësi i kushtojnë vemendje shëndetit fizik të tyre dhe shpërfillin sinjalet e sëmundjeve mendore.

Në rubrikën e sotme do të fokusohemi tek autizmi (që njihet dhe si sëmundje mendore e vetmisë), e cila në disa raste shfaqet me qëndrimin e gjatë para televizorit.

Vitet e fundit, shumë psikologë kanë arritur në përfundimin se me popullarizimin e televizorit, janë shtuar dhe fëmijët e prekur nga autizmi. Madje ata e quajnë këtë sëmundje si të shkaktuar nga qëndrimi për një kohë të gjatë i fëmijëve para televizorit, ose "autizmi televiziv i fëmijëve", që ndodh kryesisht te fëmijët e moshës 3-7 vjeç. Disa specialistë vënë në dukje se shumë fëmijë të prekur nga autizmi televiziv kanë vështirësi të madhe të përshtaten me kërkesat e shoqërisë moderne.

Karakteristikat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje mendore:

1.fëmijët shikojnë për një kohë të gjatë programet televizive. Na duket se ata s'mund të jetojnë dot pa televizorin.Ata shpërfillin lodrat apo kontaktet me fëmijët e tjerë.Këta fëmijë shqetësohen pa masë kur u mungon televizori.

2.fëmijët nuk lejojnë ndërhyrjen gjatë shikimit të programeve televizive. Ata imitojnë veprime apo fjalë të personazheve televizivë dhe e imagjinojnë veten si protagonistë të programeve televizive. Ata mbajnë mend të gjitha shfaqjet e përditëshme televizive. Madje shumica e fëmijëve të ndikuar nga televizori, shpesh flasin me vete.

3.fëmijët kanë karakter të vetmuar. Atyre u mungon përvoja e jetës dhe aftësia e mësimit, nuk janë të përgjegjshëm dhe të aftë të përshtaten në shoqëri. Humori i tyre ka shpesh luhatje dhe është i paqëndrueshëm.

Fëmijët e vegjël, kanë aftësi të dobët analize , por u pëlqen shumë imitimi. Nëse ata shikojnë programe të shumta, informacionet e programeve televizive depërtojnë thellësisht në karakterin dhe veprimet e tyre. Nëse shikojnë në mënyrë të tepruar televizor, ndikimet negative do të jenë më të mëdha.

Dëmtimet te fëmijët shfaqen në këto fusha:

1.dobësim i funksioneve të leximit dhe shkrimit:

Sipas studimeve shkencore mbi funksionet e trurit, truri i njeriut ndahet në dy pjesë: hemisfera e majtë dhe hemisfera e djathtë. Pjesa e majtë përgjigjet kryesisht për aktivitete mendore abstrakte, kurse pjesa e djathtë përgjigjet kryesisht për veprimet mendore të imazhit. Gjatë leximit, marrim informacionet e fjalës nëpërmjet hemisferës së majtë të trurit.Gjatë shikimit të programeve televizive, pranojmë kryesisht informacione grafike nëpërmjet pjesës së djathtë të trurit.Megjithëse marrim edhe informacionet e gjuhës nëpërmjet shikimit të programeve televizive, shikuesit pranojnë kryesisht informacionet e imazhit. Nëse një fëmijë shikon programe televizive për një kohë të gjatë, funksionet e leximit nga pjesa e majtë do të dobësohen.

2. reagimet e veprimet pasive

Informacionet e ofruara nga programet televizive transferohen vetëm nga i njëjti drejtim.Shikuesit pranojnë sinjalet televizive dhe s'mund të shkëmbejnë reciprokisht mendimet me televizorin.Në këto veprime mendore pasive mungojnë aktivitetet analizuese dhe krijuese.

Në krahasim me leximin e librave dhe revistave, imazhet e programeve televizive mund të kuptohen më lehtësisht dhe nuk nevojiten aktivitete mendore.Funksionet e gjuhës, funksionet e mendimeve abstrakte dhe funksionet e zotërimit të simboleve matematikore dobësohen seriozisht.

3.mbështetja e përvojës nga programet televizive

Sipas studimeve, një fëmijë që njeh lepurin nga televizori merr informacione të njëanshme dhe të pamjaftueshme për këtë kafshë. Fëmija që njeh lepurin në jetën reale arrintë kuptojë formimin e gjithanshëm të kësaj kafshe.

4.imitimi i veprimeve nga programet televizive

Fëmijët që shikojnë me tepri programet televizive, mund të mbajnë mend veprimet e protagonistëve të programeve.Ata mund t'i imitojnë këta protagonistë në jetën reale.

Në fakt, jeta dhe veprimet e personave në programet televizive janë të ndryshme nga bota reale.Aktivitetet e tyre në televizor janë më ekstreme se jeta reale.Fëmijët e vegjël nuk mund të dallojnë ndryshimet mes programeve dhe jetës reale. Për shembull, protagonistët në programe kanë përvojë të dhunëshme apo seksuale, si dhe fat të mirë ose të keq në programet e tyre. Nëse fëmijët imitojnë veprimet e protagonistëve të televizorit në jetën e përditëshme , rezultatet do të jenë me pasoja të rënda. Në fakt, shikimi i gjatë i programeve televizive ndodh kryesisht nga shpërfillja e prindërve ndaj fëmijëve.Në kohët e sotme, prindërit e rinj harxhojnë më shumë energji dhe kohë për karrierë, për aktivitete argëtuese dhe harrojnë shoqërimin e fëmijëve të tyre.Në këtë sfond, fëmijët e vegjël tërhiqen dhe vihen nën ndikimin e programeve televizive.Por nuk mund të mohojmë plotësisht ndikimin pozitiv të programeve televizive tek fëmijët, si informacionet për shoqërinë, botën natyrore, kulturën e huaj etj.

"Autizmi televiziv i fëmijëve" vjen nga koha tepër e gjatë e shikimit të programeve televizive. Prandaj, ne do të japim disa sugjerime për parandalimin e tij.

1.kufizimi i kohës së shikimit të televizorit nga fëmijët.

Nuk duhet të ndalojmë plotësisht fëmijët nga programet televizive, por mund të kufizojmë kohën e shikimit të programeve brenda 0.5-1 orësh për fëmijët e vegjël dhe parashkollorët.

2.përzgjedhja e programeve të përshtatshme për fëmijë.

Duhet t'u kushtojmë vëmendje të madhe përmbajtjeve të programeve televizive, të cilat duhet të jenë të përshtatme për moshën e tyre.Për shembull, mund të përzgjedhim filmat e animuar, programet artistike për fëmijë, programet me protagonistë në mosha të vogla etj.Programet me dhunë duhet të ndalohen plotësisht për fëmijët.

3.shoqërimi i fëmijëve gjatë shikimit të programeve

Prindërit mund të shikojnë së bashku me fëmijët programet televizive.Ata mund të shfrytëzojnë këtë rast për të folur me fëmijët, për të njohur botën e tyre. Gjatë komunikimit prindër-fëmijë këta të fundit flasin dhe I kuptojnë më mire gjërat.

4.I inkurajimi i fëmijëve për aktivitete argëtuse jashtë shtëpisë

Në kohët e sotme, kemi më shumë hapësira private familjare dhe jetojmë për një kohë të gjatë Brenda në shtëpi.Fëmijët nuk kanë argëtim tjetër përveç televizorit, ndaj duhet ta krijojmë raste të kontaktojnë me botën jashte të njohin moshatarë të tyre. Nëse fëmijët argëtohen jashtë shtëpisë ata nuk do të tërhiqen nga programet televizive. (Xu Guang)