">Shpallet Kalifati midis Irakut dhe Sirisë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Shpallet Kalifati midis Irakut dhe Sirisë
  2014-07-03 14:56:03

Shpallet Kalifati midis Irakut dhe Sirisë

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ka shpallur krijimin e Kalifatit në territorin që kontrollon nga Aleppo-ja e Sirisë deri në Diyala në Iraq.

Krahu radikal i Al-Qaida-s e ka ndryshuar emrin në "Shteti Islamik" dhe ka shpallur Abu Bakr al-Baghdadi si "Kalif", pra kreun e shtetit.

Tani po raportohen përplasje të reja midis rebelëve Sunni dhe forcave të qeverisë së Irakut në qytetin Tikrit.

Dëshmitarët thonë se ka pasur një valë sulmesh ajrore, duke përfshirë edhe goditjen e pallatit të ish-presidentit Sadam Huseinit.

Përleshjet vijnë gjatë kohës që është shpallur krijimi i Kalifatit, apo shtetit islamik.

Abu Muhammad al-Adnani është zëdhënësi i grupit.

"Në përputhje me ndryshimin e rrethanave, emrat Irak dhe Levant do të hiqen nga komunikimi zyrtar. Që tani e tutje do të quhet Shteti Islamik."

Luftëtarët pushtuan qytetin irakian të Mosulit muajin e kaluar dhe morën kontrollin e disa qyteteve në të gjithë Irakun Verior.

Duke shpallur kalifatin, grupi radikal islamik pretendon tani udhëheqjen e myslimanëve të mbarë botës.

Analisti i Irakut Ihsan al-Shamari thekson se shpallja e Kalifatit nuk do të ketë ndonjë jehonë në vendet e tjera myslimane të botës.

"Unë mendoj se krijimi i një shteti të ri islamik nuk do të ketë më shumë jehonë në realitet, qoftë në Irak apo jashtë vendit. Shpallja u bëri thirrje të gjithë myslimanëve për t'i qëndruar besnik Abu Bakr al-Baghdadi-t si një kalif për myslimanët. Çështja është e lidhur me doktrinat dhe ideologjitë. Gjithsesi, një kalifat i tillë islam nuk do të ketë kurrë mbështetjen nëpër botë."

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier thekson se shpallja e Kalifatit duhet marrë seriozisht si një kërcënim për të gjithë rajonin.

"Përparimi i ISIS-it është një kërcënim serioz, sigurisht për integritetin territorial të Irakut. Çdokush duhet të jetë i shqetësuar që ISIS të mos zgjerohet duke sjellë terror dhe dhunë dhe të mos zhvillohet si i ashtuquajturi Kalifat."

Shteti Islamik, mbështet ideologjinë e ashpër radikale të al-Kaidës dhe kërkon themelimin e një Kalifati të stilit mesjetar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për krijimin e një shteti të pavarur kurd. Anëtarët e qeverisë rajonale kurde në Irak e kanë mirëpritur thirrjen, duke thënë se populli kurd dhe izraelitët po përballen me të njëjtët armiq.

Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Turqinë fqinje dhe Shtetet e Bashkuara ka kundërshtuar shpërbërjen e Irakut.

Vëzhgues thonë se ndarja mund të shkaktojë një valë grindjesh të brendshme midis fraksioneve sunite militante që formuan një aleancë në të gjithë Irakun Verior.

Sfida të reja për industrinë e filmit të Kinës

Me fitime që arrijnë deri në tre miliardë dollarë nga shitja e biletave nëpër kinema, Kina është bërë tani tregu më i madh kinematografik pas ShBA-së. Por ndërsa fitimet nga filmat janë rritur ndjeshëm, disa ekspertë të fushës thonë se cilësia dhe krijimtaria po shkojnë në drejtim tjetër.

Më shumë tani le të dëgjojmë raportin e korrespondentes Doris Wang.

Filmi është kthyer në një konsum të zakonshëm për kinezët. Me më shumë se 10 filma në ditë në mbarë Kinën që nga viti 2012 dhe me shumë njerëz që mezi presin të harxhojnë para për t'u argëtuar, ky vend është duke u kthyer me shpejtësi në një treg fitimprurës për kinematografinë.

Por pavarësisht këtij vrulli të madh në industrinë e filmit, kineastët nënvizojnë se ndërsa teknikat e kinezëve janë thuajse të ngjashme me ato të artistëve të Hollywood-it, aftësia për të treguar historinë nëpërmjet filmit lë shumë për të dëshiruar. Këtij mendimi i bashkohet edhe regjisori i mirënjohur i filmave kinezë John Woo.

"Dua të them se Kina ka bërë shumë përparime në fushën teknike, duke u ngritur në nivelin e homologëve tanë Hollyëood. Por ajo që duhet të përmirësojmë është tema dhe përmbajtja e filmave, në mënyrë që ata të kuptohen nga njerëzit e kulturave të ndryshme."


John Woo

Mendimi i regjisorit Woo pranohet gjerësisht edhe nga regjisorë të tjerë të industrisë filmike. Ndërsa fitimet e tyre nga filmat vitet e fundit kanë kapur qiellin, duket se cilësia e historive nuk ka pasur ndonjë përmirësim. Sipas regjisorit Lu Chuan, i cili konsiderohet si një nga regjisorët e rinj më të talentuar në Kinë, cilësia madje ka rënë.

"Pritshmëritë nga Epoka e Artë e Kinemasë janë zhdukur, si për shembull shfaqja artistike, tregimi i ngjarjes si edhe gjuha kanë humbur kuptimin e tyre. Tani ka vetëm një standard, janë numrat. Tani regjisorët e rinj mendojnë se nëse nuk fitojmë më shumë se 12 milionë dollarë projekti i tyre ka dështuar."

E ndërsa numri i filmave kinezë është zgjeruar, ashtu ka ndodhur edhe me filmat e huaj. Tani regjisorët e rinj, jo vetëm duhet të konkurrojnë me njëri tjetrin, por ata duhet të përballen edhe me konkurrencën që vjen nga Hollyëood-i, Bollyëood-i dhe filmat europianë.

Sipas John Woo, regjisorët kinezë duhet të mbështesin njëri tjetrin me qëllim për të forcuar industrinë e brendshme të filmit.

"Në Hollywood dhe në Europë, njerëzit në industrinë e filmit punojnë së bashku. Pavarësisht se ata bëjnë filma të ndryshëm, si për shembull filma aksion, drama apo romancë, ata bashkekzistojnë të lumtur në komunitet. Nëse dikur fiton një çmim ai do të marrë urime nga të gjithë. Nuk ka luftë të brendshme. Drejt kësaj duhet të punojnë dhe industria e filmit e Kinës."

Ashtu si filmat e huaj kanë hyrë në tregun kinez, pritet tani që edhe filmat kinezë të hyjnë në në Hollyëood. Por kjo me siguri që do të jetë një sfidë më vete. Deri tani vetëm disa regjisorë i kanë tejkaluar pengesat kulturore dhe kanë pasur sukses në Hollyëood.

Ang Lee ishte një prej tyre. Vepra e tij historike e vitit 2001 dhe filmi i arteve marciale, Tigër i përulur, Dragua i fshehur ishte një nga filmat më të suksesshëm të kohës në gjuhë të huaj. Filmi gjithashtu u nderua me një çmim Oskar.

John Woo fitoi njohje ndërkombëtare me filmin e tij, A Better Tomorrow, (Të nesërmen më mirë) në vitin 1989. Sipas tij, gjetja e aktorëve të mirë është një përcaktues i rëndësishëm për suksesin e filmit në tregun ndërkombëtar.

"Pavarësisht gjetjes së një producenti të mirë, gjetja e aktorit është gjithashtu e rëndësishme. Për shembull në filmin The Killer, Chow Yun-Fat duket si një aktor perëndimor, nuk ka pengesa kulturore në aktrimin e tij. Në filmat e mi, unë ftoj aktorë nga Kina Kontinentale, Hong Kong-u apo Japonia. Qëllimi im është të heq pengesa kulturore, kështu që tema e filmat do të jetë universale."

Sipas regjisorit Ning Hao, rruga e suksesit në skenën ndërkombëtare fillon nga tregu i brendshëm.

"Ne duhet të ndërtojmë një treg më të mirë këtu në nivel lokal duke bërë filma me cilësi të lartë. Pastaj, ne kemi nevojë për më shumë njerëz për të marrë pjesë në këtë projekt. Dhe atëherë, unë do të kërkoja nga investitorët për t'i vënë paratë e tyre në filma dhe jo në pasuri të patundshme. Unë jam i sigurt se ka një të ardhme të ndritur për ne."