Që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19, qeveritë në mbarë botën morën masa të ndryshme, të cilat u përshtatën sipas ndryshimeve të vazhdueshme të virusit dhe mbi bazën e njohjes më të thellë të tij. Ndërsa Kina po vijon të ndjekë rrugën e vet, duke garantuar shëndetin dhe standardin e jetesës së popullit.

Politika “zero-COVID dinamike” që ka zgjedhur Kina, synon parandalimin e përhapjes së virusit. Ajo përfshin një sërë masash, që nga zbulimi i rasteve të infektimit e gjurmimi i tyre, deri te karantina dhe mjekimi.

Në dy vjetët e fundit, Kina ka bërë çmos për të zbuluar, raportuar, garantuar dhe trajtuar sa më shpejt të prekurit me COVID-19. Kina e vendos gjithmonë jetën në plan të parë, përpara treguesve ekonomikë