Video Player is loading.
Current Time 0:00
/
Duration 0:00
Loaded: 0%
0:00
Progress: 0%
Stream Type LIVE
Remaining Time -0:00
 
1x
Duke hyrë në vitin 2022, situata ndërkombëtare është e trazuar dhe epidemia e koronavirusit të ri vijon të endet mes nesh. Ekonomia kineze, e cila është thellësisht e lidhur me botën, po përballet me trysninë e trefishtë të tkurrjes së kërkesës, goditjes së ofertës dhe dobësimit të pritshmërive.

Mënyra e përballimit të vështirësive dhe sfidave të tanishme është bërë një temë e rëndësishme diskutimi në sesionin vjetor të organit më të lartë ligjvënës kombëtar të Kinës, i cili u hap më 5 mars.

Kryeministri Li Keqiang propozoi në raportin e punës së qeverisë që puna e këtij viti duhet t'i përmbahet parimit të qëndrueshmërisë dhe të kërkimit të përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë. “E qëndrueshme” është fjala kyçe në raportin e punës së qeverisë për këtë vit.