“Ne menduam se pala amerikane do të vepronte siç duhet, duke ndjekur protokollet e domosdoshme diplomatike. (Por kjo nuk ndodhi). Prandaj, është e nevojshme të qartësojmë pozicionin tonë. ShBA-ja nuk ka të drejtë të thotë se mund të flasë me Kinën nga pozitat e të fortit", tha Yang Jiechi, anëtar i Byrosë Politike dhe drejtor i Zyrës për Punët e Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së në dialogun strategjik të nivelit të lartë Kinë-ShBA.

Ky takim dyditor që filloi të enjten midis dy ekonomive më të mëdha të botës shihet si hapi i parë i procesit të rindërtimit të marrëdhënieve Kinë-ShBA pas hyrjes së tyre në “pikën e ngrirjes” gjatë administratës së Trump-it.