Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Carrie Lam i tha CGTN-së se ajo ishte e impresionuar dhe e prekur nga miratimi i vendimit për përmirësimin e sistemit zgjedhor të qytetit. Hong-Kongu duhet të bëjë përmirësime për të siguruar që organi i tij kryesor i administrimit të përbëhet nga patriotë. Duke iu përgjigjur skepticizmit se ndryshimi ka si qëllim për t’i bërë të heshtin kritikët e qeverisë, Lam tha se ajo ende kritikohet në gazetat e Hong-Kongut "ditë për ditë", një provë që liritë dhe të drejtat në Hong-Kong nuk janë zhdukur.(Zhan Dian/Artan)