Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror Borge Brende i tha CGTN-it se Kina do të jetë në qendër të vëmendjes në të ardhmen. Sipas tij, bashkësia globale pret që ekonomia e vetme e madhe që pati rritje në vitin 2020, të shpallë planin e saj për ta bashkuar botën në vitin e ri lidhur me trajtimin e epidemisë së COVID-19, ndryshimin e klimës dhe bashkëpunimin.