Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se një grup ekspertësh nga 10 vende e organizata është nisur për në Kinë. Nga kjo e enjte, ata do të kryejnë hulumtime bashkë me kolegët kinezë mbi burimin e koronavirusit të ri. Me këtë rast, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Harris dha një intervistë të posaçme për CMG-në, ku foli mbi përmbajtjen dhe sferën e studimit. Ajo tha se ekspertët do të vazhdojnë të studiojnë më tej rastet më të hershme të koronavirusit të ri të njoftuara në Wuhan, rrugët e mundshme të transmetimit, kafshët e ndryshme që mund të kenë lidhje me epideminë etj. Gjatë vizitës në Kinë, grupi i ekspertëve do të përdorë metoda të ndryshme kërkimore, duke përfshirë studimin serologjik laboratorik, studimin e antitrupave etj. Dr. Harris theksoi: "Të mos shpresojmë se nëpërmjet këtij studimi mund të gjejmë përgjigje përfundimtare, sepse studimet mbi epideminë kërkojnë kohë të mjaftueshme". Sipas saj, detyrat e shkencëtarëve këtë herë janë që, nëpërmjet ndarjes së të dhënave dhe rezultateve të studimit, të nxitin idetë dhe të propozojnë hipoteza e të shtrojnë pyetje. Zëdhënësja u shpreh se kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me politikën: "Siç është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, kjo vizitë është e lidhur me punët shkencore dhe nuk ka lidhje me politikën. Çfarëdo çështjeje politike do të lihet pas dyerve." (Çang Çuo)