"Syri i zjarrtë", laborator të lëvizshëm pneumatik që mund të testojë 1 milion mostra në ditë u krijua në 10 orë në Shijiazhuang, kryeqendrën e provincës Hebei, ku u regjistruan mbi 300 të prekur prej COVID-19 që nga fillimi i këtij viti.

Testimi mund të bëhet në një hapësirë të kufizuar.

Krahët robotikë përdoren për të hapur kapakët, kështu që procesi është plotësisht i automatizuar.

Teorikisht laboratori mund të testojë deri në 100000 mostra në ditë individualisht.

Nëse kryhet në grup, kapaciteti i testimit këtu mund të arrijë një milion në ditë.

Laboratorët "Syri i zjarrtë" kanë mbështetur përpjekjet për testime masive në 16 qytete në mbarë Kinën dhe në 17 vende e rajone në të gjithë botën, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Serbia.