Kina lëshoi me sukses të martën sondën "Chang'e-5" me raketën mbartëse "Marshimi i Madh-5"

Kjo shënon nisjen e fazës së tretë të programit kinez për hulumtimin e Hënës.

Ky është misioni i 6-të e këtij programi që do të zbatojë ndër detyrat më të ndërlikuara dhe më të vështira të fluturimeve kozmike të Kinës. Nëpërmjet tij , Kina do të realizojë për herë të parë kthimin në Tokë me mostrat e marra në Hënë, të cilat do të jenë në ndihmë të studimeve shkencore për formimin e evolucionit të Hënës. Në mbi 20 ditët e ardhshme, sonda "Chang'e-5" do të zbresë në Hënë dhe do të nxjerrë aty afro 2 kg mostra dhe do të kthehet në Tokë.

Kina do ta realizojë këtë detyrë në Hënë pa njerëz, gjë që është hera e parë në botë.