Ambasadori i Sierra-Leones në Kinë Ernest M. Ndomahina është shprehur se vendet afrikane nuk marrin borxhe në mënyrë të verbër dhe se është e pabazë të besosh te "kurthi i borxheve" i Kinës ndaj këtyre vendeve.

Duke folur në një intervistë për CMG-në, Ndomahina tha:

“Është absurd mendimi i disa vendeve se Kina ndjek diplomacinë e ‘kurthit të borxheve’ ndaj Afrikës. Në fakt, Afrika nuk është më fëmijë dhe nuk merr verbërisht borxhe. ”

Ai shtoi gjithashtu se do të përpiqet që të përmirësojë përshtypjen negative të njerëzve ndaj Sierra-Leones dhe mbarë Afrikës.